• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 11 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Uncategorized

Gjermanët mendojnë se buka e tyre është më e mira në botë. Pse mund të kenë të drejtë?

Editor Nga Editor
10 Nëntor, 2025
në Uncategorized
A A
Gjermanët mendojnë se buka e tyre është më e mira në botë. Pse mund të kenë të drejtë?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjermanët njihen për pasionin e tyre të veçantë ndaj bukës, një dashuri që është më shumë se thjesht ushqim, por pjesë e kulturës dhe identitetit kombëtar. Ndryshe nga imazhet romantike të francezëve me bagueta nën krah e bereta në kokë, për gjermanët buka është çështje serioze dhe thelbësore e jetës së përditshme.

Në Gjermani ekziston një larmi e jashtëzakonshme bukësh. Sipas Regjistrit të Bukës të Institutit Gjerman për Bukën, janë të regjistruara mbi 3.200 lloje të ndryshme. Kjo trashëgimi e pasur u njoh zyrtarisht në vitin 2015, kur “Kultura Gjermane e Bukës” u përfshi në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s.

Në gjuhën gjermane, buka lidhet ngushtë me jetën e përditshme. Fjala “Broterwerb”, që do të thotë “fitorja e bukës”, përdoret për të përshkruar punën – pra mënyrën se si sigurohet jetesa. Edhe vaktet kryesore rrotullohen rreth bukës: mëngjesi, pushimi i punës (Pausenbrot – buka e pushimit) dhe darka (Abendbrot,  buka e mbrëmjes). Madje një shprehje popullore thotë “shitet si buka e prerë”, për të treguar diçka që shet shpejt.

Buka është e pranishme edhe në kulturën popullore. Personazhi televiziv “Bernd das Brot”, një copë buke që flet  është bërë i dashur për fëmijët gjermanë që nga viti 2000, kur filloi transmetimi në kanalin për fëmijë KI.KA. Në vitin 2018, edhe posta gjermane lëshoi një pullë me sloganin “Kultura gjermane e bukës”.

Por pse ekziston një pasion kaq i madh për bukën në Gjermani? Arsyeja lidhet me historinë dhe gjeografinë e vendit. Deri në shekullin XIX, territori gjerman përbëhej nga qindra principata e mbretëri të vogla, secila me traditat dhe recetat e veta të bukës. Në Mesjetë, qytetet tregtare që kërkonin të tërhiqnin banorë të rinj e tregtarë, shpesh mburreshin me furrat dhe produktet e tyre të veçanta.

Kushtet klimatike gjithashtu kanë ndikuar. Ndryshe nga Franca apo Italia jugore, Gjermania ka më pak diell dhe tokat nuk janë ideale për kultivimin e grurit, ndaj drithëra si thekra dhe spelti u bënë më të zakonshme. Këto prodhojnë bukë të errëta, të cilat edhe sot janë shumë të preferuara. Ndërkohë, në rajonet jugore si Mynihu dhe Shtutgarti, ku gruri rritet më mirë, mbizotërojnë bukët e bardha me bazë gruri.

Kështu, çdo krahinë gjermane ka bukën e vet karakteristike dhe çdo copë buke është një pjesë e historisë, kulturës dhe identitetit kombëtar. Për gjermanët, buka nuk është thjesht ushqim, por një simbol i traditës, punës dhe jetës së përditshme. /Skyweb.al

Etiketat: bukagjermanet
Artikulli para

I vihet kazma edhe Hotel Adriatikut në Durrës, mbi të do të ngrihet një kazino

Artikulli pas

Makaronat italiane vështirësi për të kaluar oqeanin, Trump vendos tarifa të larta

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë vetëm
Uncategorized

Pse gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë vetëm

18 Tetor, 2026
“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve
Uncategorized

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

13 Tetor, 2026
Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik
Ekonomi

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik

12 Tetor, 2026
Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit
Uncategorized

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

7 Tetor, 2026
Nxënësit e shkollave po djegin Francën
Uncategorized

Nxënësit e shkollave po djegin Francën

29 Shtator, 2026
Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë
Uncategorized

Rekord, amerikani jeton prej 271 ditësh me veshkë derri pa dializë

4 Shtator, 2026
Artikulli pas
Makaronat italiane vështirësi për të kaluar oqeanin, Trump vendos tarifa të larta

Makaronat italiane vështirësi për të kaluar oqeanin, Trump vendos tarifa të larta

Të Përzgjedhura

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Qeveria rikthen Bordin e Transparencës për karburantet

Nga Editor
16 Shtator, 2026
0

Qeveria ka vendosur të rikthejë Bordin e Transparencës. Vendimi u njoftua nga ministrja Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së qeverisë. "Deri...

Lexo të plotë
Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane

Kriza e karburantit, kompanitë ajrore kërkojnë ndihmë nga Komisioni Europian

15 Prill, 2026
A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse hipim në avion gjithnjë nga ana e majtë e tij?

A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse hipim në avion gjithnjë nga ana e majtë e tij?

4 Qershor, 2025
Trump propozon buxhet rekord, 1 trilion dollarë për ushtrinë amerikane

Trump propozon buxhet rekord, 1 trilion dollarë për ushtrinë amerikane

30 Shtator, 2025
Ushqimet e përpunuara po i shndërrojnë kofshët e njeriut në “biftekë të yndyrshëm”

Ushqimet e përpunuara po i shndërrojnë kofshët e njeriut në “biftekë të yndyrshëm”

24 Prill, 2026

Të Fundit

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

10 Nëntor, 2026
KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura

KLSH “nxin” Bashkinë Gjirokastër: Flamur Golemi s’di ku i ka 3 355 prona! Nepotizëm me tenderat, kaos me investimet dhe miliona të pambledhura

10 Nëntor, 2026
Ndryshon regjistrimi i objekteve pa Hipotekë dhe oborreve: S’paguan nëse të gjen Kadastra, tarifë e plotë nëse aplikon vetë te e-Albania

E keni urgjent? Kadastra tregon si ta zgjidhni hallin shpejt e shpejt!

10 Nëntor, 2026
Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit

Bizneset e përjashtuara nga tenderat nuk do të rikthehen më përmes gjykatave, BE i imponon qeverisë ndryshimin e ligjit

10 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr