• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 10 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

STUDIMI/ Sa filxhanë kafe në ditë “janë shumë” ?

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Qershor, 2025
në Turizëm
A A
0
STUDIMI/ Sa filxhanë kafe në ditë “janë shumë” ?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Rreth 2 miliardë filxhanë kafe konsumohen çdo ditë në botë. Për miliona njerëz që nuk e nisin dot ditën pa këtë pije, lajmi i mirë është se konsumi i moderuar i kafesë jo vetëm që nuk rezulton i dëmshëm, por mund të sjellë edhe disa përfitime për shëndetin.

Studime të shumta laboratorike kanë treguar se përbërësit kryesorë të kafesë, si kafestoli, kahweoli, kafeina dhe acidet klorogjenike, kanë veti antiinflamatore dhe ndihmojnë në reduktimin e dëmtimeve qelizore të shkaktuara nga oksidimi. Një studim i vitit 2016 i udhëhequr nga Marzieh Moeenfard në Universitetin e Portos, evidentoi se kafestoli dhe kahweoli, të pranishëm në përqindje më të lartë në kafen e pafiltruar, mund të ngadalësojnë zhvillimin e tumoreve duke penguar formimin e enëve të reja të gjakut rreth qelizave kancerogjene. Gjithashtu, acidet klorogjenike frenojnë formimin e kancerogjenëve në trup.

Një tjetër kërkim i zhvilluar në Institutin Karolinska të Stokholmit, i udhëhequr nga Jin-Kyoung Oh, tregoi se gratë në post-menopauzë që konsumonin 3-4 filxhanë kafe në ditë kishin ndjeshëm më pak rrezik për zhvillimin e kancerit të gjirit. Në Japoni, konsumi i rregullt i kafesë është lidhur me ulje të rrezikut për kancer të mëlçisë, përcjell Skyweb.al.

Përveç kësaj, kafeina si stimulues është studiuar për ndikimin e saj në shëndetin mendor dhe neurologjik. Disa hulumtime kanë treguar se mund të ndihmojë në parandalimin ose ngadalësimin e sëmundjeve si Alzheimeri, Parkinsoni dhe depresioni. Një studim i vitit 2020 nga Hong Chien-Tai në Universitetin Mjekësor të Taipeit zbuloi se pacientët me Parkinson që konsumonin rregullisht kafeinë e përjetonin përparimin e sëmundjes në ritëm më të ngadaltë.

Megjithatë, rezultatet nuk janë gjithmonë të njëtrajtshme. Lloji i kafesë, mënyra e përgatitjes, përmasat dhe përqendrimi i përbërësve aktivë mund të ndikojnë në efektet përfundimtare. Ajo që mbetet e qartë është se konsumi i moderuar, deri në 400 mg kafeinë në ditë ,në përgjithësi është i padëmshëm.

Konsumi i tepruar, nga ana tjetër, sjell pasoja më të qarta: dhimbje koke, ankth, dridhje muskujsh, pagjumësi dhe tension të lartë. Për më tepër, shumë njerëz e pasurojnë kafen me shtesa si qumësht, krem, sheqer apo shurup, të cilat në sasi të mëdha mund të ndikojnë negativisht në metabolizëm, duke rritur rrezikun për diabet tip 2, kolesterol të lartë dhe sëmundje kardiovaskulare.

Për të përfituar më së miri nga efektet e saj pozitive, kafeja duhet konsumuar me kujdes, dhe sa më natyrale, aq më mirë. Një filxhan i zi e i hidhur mund të jetë më shumë se një zakon: mund të jetë një aleat për shëndetin. /economist

Etiketat: ditefilxhanekafe
Artikulli para

Shefi i JP Morgan paralajmëron probleme të mëdha në tregun amerikan të obligacioneve për shkak të borxhit të lartë

Artikulli pas

Jo vetëm Vlora, Saranda, Himara apo Ksamili: 5 mrekullitë ende të pazbuluara të bregdetit shqiptar

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Zbulohet një vendbanim i ri arkeologjik në zonën e Lushnjes
Turizëm

Zbulohet një vendbanim i ri arkeologjik në zonën e Lushnjes

9 Mars, 2026
The Sun: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës
Turizëm

The Sun: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës

9 Mars, 2026
TTW: Shqipëria, zgjedhja kryesore e turistëve, duke lënë pas Britaninë e Madhe dhe Turqinë
Turizëm

TTW: Shqipëria, zgjedhja kryesore e turistëve, duke lënë pas Britaninë e Madhe dhe Turqinë

8 Mars, 2026
“Wom Travel”: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për këtë verë
Turizëm

“Wom Travel”: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për këtë verë

7 Mars, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, si pritet të ndikojë turizmin shqiptar
Turizëm

Konflikti në Lindjen e Mesme, si pritet të ndikojë turizmin shqiptar

7 Mars, 2026
Narta, mes lagunave më të bukura në Europë
Turizëm

Narta, mes lagunave më të bukura në Europë

7 Mars, 2026
Artikulli pas
Jo vetëm Vlora, Saranda, Himara apo Ksamili: 5 mrekullitë ende të pazbuluara të bregdetit shqiptar

Jo vetëm Vlora, Saranda, Himara apo Ksamili: 5 mrekullitë ende të pazbuluara të bregdetit shqiptar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rinisja e kufizuar e fluturimeve nga Dubai çliron disi aeroportet, por kriza vijon
Aviacion

Rinisja e kufizuar e fluturimeve nga Dubai çliron disi aeroportet, por kriza vijon

Nga SkyWeb
3 Mars, 2026
0

Disa avionë të kompanive ajrore nga Emiratet e Bashkuara Arabe u ngritën në ajër të hënën dhe të martën, duke...

Lexo të plotë
Bien treguesit e besimit te ekonomia gjatë gushtit, “mbahen” ndërtimi dhe tregtia

RCC thotë se historia dhe politika mbeten pengesat kryesore të bashkëpunimit të Shqipërisë me vendet e rajonit

31 Janar, 2026
Qytetarët shqiptarë, ndër më pesimistët në Europë për blerje banese më 2025

Qytetarët shqiptarë, ndër më pesimistët në Europë për blerje banese më 2025

25 Nëntor, 2025
I ftohti shton infarktet, mjekët apel qytetarëve: Mos i neglizhoni këto shenja

I ftohti shton infarktet, mjekët apel qytetarëve: Mos i neglizhoni këto shenja

13 Janar, 2026
Tradita e Vitit të Ri, ushqimet që besohet se sjellin fat të mirë

Tradita e Vitit të Ri, ushqimet që besohet se sjellin fat të mirë

31 Dhjetor, 2025

Të Fundit

SPAK sekuestroi 14.5 mln euro kriptovaluta në 2025

SPAK sekuestroi 14.5 mln euro kriptovaluta në 2025

10 Mars, 2026
SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

9 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr