E enjte, 3 Korrik, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Uncategorized

Zgjerohen “pikat e voçkla” në Butrint, Klajd Qato do të ngrejë hotel “bunker” në Ksamil

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Qershor, 2025
in Uncategorized
A A
0
Zgjerohen “pikat e voçkla” në Butrint, Klajd Qato do të ngrejë hotel “bunker” në Ksamil
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në kodrat e vetme të gjelbërta të Ksamilit, brenda zonës buferike të Parkut Kombëtar të Butrintit, pritet të ngrihet një hotel luksoz me pamje bunker, me miratimin e drejtpërdrejtë të ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Skyweb.al mëson se ky vendim i fundit vjen pas një sërë lejesh të dhëna më herët nga ministrja në disa zona të mbrojtura të vendit, duke përfshirë Gjirin e Manastirit, zonën e Llamanit në Himarë, Butrintin dhe tashmë sërish në Sarandë.

“Pikat e vockla” të Kumbaros! Ministrja firmos projektin e

Vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, i marrë disa muaj më parë, mban numrin 25 të vitit 2024 dhe është firmosur edhe nga ministrja Kumbaro.

Leja parashikon ndërtimin e një kompleksi hotelier me 3 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, i cili do të ndërtohet në parcelat me numër pasurie 7/493 dhe 7/494, me sipërfaqe totale ndërtimi mbi 1.800 metra katrorë.

“Pikat e vockla” të Kumbaros! Ministrja firmos projektin e

Projekti përfshin një godinë me volum të konsiderueshëm beton-arme, me lartësi deri në 16.20 metra në fasadë, 42 dhoma akomodimi, pishinë, ambiente spa, dhe 97 vende parkimi në kate të nëndheshme. Në dokumentet zyrtare specifikohet se fasadat do të trajtohen me gur dhe materiale të tjera natyrore, për t’iu përshtatur stilit lokal të Ksamilit, por pamja përfundimtare i ngjan më shumë një strukture masive bunkerike.

“Pikat e vockla” të Kumbaros! Ministrja firmos projektin e

Skyweb.al mëson gjithashtu se pas kompanisë zhvilluese “Epidamn C” sh.p.k qëndron biznesmeni Klajd Qato, i njohur për publikun shqiptar që nga tragjedia e 26 nëntorit 2019 në Durrës, kur shpëtoi fatmirësisht nga rrënojat e Vila Palma pas tërmetit.

Pas verifikimeve të policisë rezultoi se hoteli në Durrës ishte ndërtuar në shkelje të lejes ndërtimore, me 8 kate në vend të 6 të lejuarave, duke sjellë pasoja të rënda me viktima.

Ndërtimi i hotelit të ri në Ksamil ngre sërish pikëpyetje të forta për mënyrën si po trajtohen zonat e mbrojtura natyrore në vend. Edhe pse kodrat e Ksamilit i përkasin zonës buferike të Parkut Kombëtar të Butrintit, lejet e reja po i hapin rrugën betonizimit të peizazhit të fundit të paprekur natyror në bregdetin jugor.

Ndërkohë, miratimi i kësaj lejeje nga ministrja Kumbaro e shton edhe më tej listën e vendimeve të saj të debatuara që kanë lejuar ndërtime në zona me status mbrojtjeje, duke thelluar debatet publike për fatin e mjedisit dhe turizmit natyror në Shqipëri. /skyweb.al

Etiketat: epidamn cklajd qatoksamil
Artikulli para

Zgjerohen “pikat e voçkla” në Butrint, Klajd Qato do të ngrejë hotel “bunker” në Ksamil

Artikulli pas

KESH i rikthehet blerjes së energjisë, 52 milionë euro të shpenzuara nga janari deri dje

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kinemaja në Pedonale – “Open Cinema 2025” Rikthehet me Filma, Muzikë dhe Homazhe për Ikonat e Artit
Uncategorized

Kinemaja në Pedonale – “Open Cinema 2025” Rikthehet me Filma, Muzikë dhe Homazhe për Ikonat e Artit

18 Qershor, 2025
DEL RAPORTI/ Pse dhe si ndodhi black out-i i energjisë elektrike që futi në errësirë Shqipërinë dhe rajonin
Uncategorized

DEL RAPORTI/ Pse dhe si ndodhi black out-i i energjisë elektrike që futi në errësirë Shqipërinë dhe rajonin

29 Prill, 2025
Artikulli pas
KESH i rikthehet blerjes së energjisë, 52 milionë euro të shpenzuara nga janari deri dje

KESH i rikthehet blerjes së energjisë, 52 milionë euro të shpenzuara nga janari deri dje

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Aksidentet, kjo është dita dhe fasha orare më e rrezikshme
Ekonomi

Aksidentet, kjo është dita dhe fasha orare më e rrezikshme

Nga SkyWeb
29 Prill, 2025
0

Të dhënat më të fundit nga INSTAT për muajin mars 2025 nxjerrin në pah një realitet shqetësues për sigurinë rrugore...

Lexo të plotë
SKEMA/ Si u transferuan milionat e fituara prej Forex dhe Bursave false nga Shqipëria në parajsat fiskale

SKEMA/ Si u transferuan milionat e fituara prej Forex dhe Bursave false nga Shqipëria në parajsat fiskale

22 Prill, 2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

28 Maj, 2025
Shqipëri-Kosovë: Fëmijët mes varësisë dhe dhunës

Shqipëri-Kosovë: Fëmijët mes varësisë dhe dhunës

6 Maj, 2025
Ndryshon ligji, qeveria i hap rrugën koncensioneve të tjera në pronat e ushtrisë

Ndryshon ligji, qeveria i hap rrugën koncensioneve të tjera në pronat e ushtrisë

4 Qershor, 2025

Të Fundit

SKEMA/ Arrestohen CEO i Bankers Petroleum Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo , si zhvatën shtetin shqiptar

Kuçedra Bankers, 4 mld nga nafta dhe nuk paguan kokërr leku tatim: Simboli i korrupsionit dhe zhvatjes së pasurisë nëntokësore përmes makinacioneve me bilancin

3 Korrik, 2025
Qindra miliona euro xhiro, por deklaronin humbje, Prokuroria e Fierit reagon pas arrestimeve të bujshme te Bankers Petroleum

Qindra miliona euro xhiro, por deklaronin humbje, Prokuroria e Fierit reagon pas arrestimeve të bujshme te Bankers Petroleum

3 Korrik, 2025
Hakerët nuk njohin kufij: Ballkani zgjohet nga gjumi kibernetik

Hakerët nuk njohin kufij: Ballkani zgjohet nga gjumi kibernetik

3 Korrik, 2025
Çfarë “fshihet” pas vonesave të avionëve, kush merr vendimet për të fluturuar

Çfarë “fshihet” pas vonesave të avionëve, kush merr vendimet për të fluturuar

3 Korrik, 2025
SkyWeb.al

Skyweb.al është një portal informativ i pavarur që sjell lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara nga vendi dhe bota. Me një qasje profesionale dhe të thelluar, duke u ofruar lexuesve një pasqyrë të plotë dhe të balancuar të ngjarjeve që formësojnë realitetin tonë.

Na ndiqni

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr