• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Qindra miliona euro xhiro, por deklaronin humbje, Prokuroria e Fierit reagon pas arrestimeve të bujshme te Bankers Petroleum

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Korrik, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
Qindra miliona euro xhiro, por deklaronin humbje, Prokuroria e Fierit reagon pas arrestimeve të bujshme te Bankers Petroleum
Share on FacebookShare on WhatsApp

Prokuroria e Fierit ka reaguar zyrtarisht lidhur me operacionin e djeshëm që çoi në arrestimin e disa drejtuesve të lartë të kompanisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, përfshirë CEO-n aktual Hongping Xiao dhe ish-drejtorin Leonidha Çobo.

Sipas Prokurorisë, hetimi që ka nisur në dhjetor 2024 pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor, ka zbuluar një skemë të qëndrueshme mashtrimi tatimor që daton prej vitit 2004. Nëpërmjet deklarimeve fiktive dhe rritjes artificiale të shpenzimeve, “Bankers Petroleum” ka rezultuar çdo vit me humbje, duke shmangur tatimin mbi fitimin dhe përfituar rimbursime të pajustifikuara nga TVSH-ja.

20 vjet humbje, mbi 500 miliardë lekë xhiro

Sipas të dhënave zyrtare, kompania ka realizuar shitje dhe eksporte në vlerën mbi 532 miliardë lekë nga viti 2004 deri më 2024, kryesisht në zonën naftëmbajtëse Patos-Marinëz. Megjithatë, për 20 vite rresht ajo ka deklaruar humbje dhe nuk ka derdhur në asnjë rast tatim mbi fitimin në buxhetin e shtetit. Dyshohet se dëmi i shkaktuar është në dhjetëra milionë euro.

Hetimet kanë zbuluar se deklaratat tatimore janë manipuluar përmes faturave të falsifikuara dhe operacioneve financiare me kompani fiktive apo të lidhura, brenda dhe jashtë vendit. Përveç drejtuesve kryesorë të kompanisë, masat e sigurisë përfshijnë edhe punonjës me funksione të larta menaxheriale, si dhe pesë persona të tjerë, kryesisht shtetas të huaj, që janë shpallur në kërkim.

Prokuroria thekson se “Bankers Petroleum” ka qenë e ndihmuar në këtë skemë nga një rrjet kontraktorësh, kompani të tjera private dhe individë, që ofronin dokumentacion mbështetës të falsifikuar për shpenzime të parealizuara. Objektivi ishte i qartë: të shmangnin detyrimet tatimore dhe të përfitonin në mënyrë të padrejtë rimbursime të mëdha.

Arrestimet dhe kontrollet në ambientet e kompanisë dhe në banesat e të dyshuarve janë kryer për të parandaluar fshirjen e provave dhe për të ndaluar vijimin e aktivitetit të paligjshëm.

Prokuroria thotë se hetimet do të thellohen, pasi ekzistojnë dyshime për disa skema mashtruese të ndara që përfshijnë operatorë të tjerë në tregun energjetik dhe të naftës. /skyweb.al

Etiketat: bankers petroleum
Artikulli para

Hakerët nuk njohin kufij: Ballkani zgjohet nga gjumi kibernetik

Artikulli pas

Kuçedra Bankers, 4 mld nga nafta dhe nuk paguan kokërr leku tatim: Simboli i korrupsionit dhe zhvatjes së pasurisë nëntokësore përmes makinacioneve me bilancin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
SKEMA/ Arrestohen CEO i Bankers Petroleum Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo , si zhvatën shtetin shqiptar

Kuçedra Bankers, 4 mld nga nafta dhe nuk paguan kokërr leku tatim: Simboli i korrupsionit dhe zhvatjes së pasurisë nëntokësore përmes makinacioneve me bilancin

Të Përzgjedhura

“Gulf News”: Gjirokastra mes destinacioneve më spektakolare në botë
Turizëm

“Gulf News”: Gjirokastra mes destinacioneve më spektakolare në botë

Nga Editor
13 Korrik, 2026
0

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më spektakolare dhe të pazakonta në botë për t’u vizituar këtë verë, sipas një...

Lexo të plotë
Media italiane: Ksamili, mes destinacioneve më të lira dhe mahnitëse për pushime verore

Shqipëria, në mesin e opsioneve kryesore të francezëve për pushime

10 Gusht, 2026
Sesioni i ri Parlamentar, Presidenti Begaj, mesazh deputetëve: Fokus te integrimi europian, drejtësia dhe zgjedhjet

Sesioni i ri Parlamentar, Presidenti Begaj, mesazh deputetëve: Fokus te integrimi europian, drejtësia dhe zgjedhjet

19 Janar, 2026
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Bie Dollari, luhatet Euro, si këmbehen valutat kryesore

23 Dhjetor, 2025
Çmimi i naftës rritet me 12 lekë brenda 24 orëve, arrin deri në 214 lekë/litër në Tiranë

Bordi si operacion PR me asnjë efekt real, si mund të lehtësohet (vërtetë) barra e çmimeve të karburanteve

30 Mars, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr