• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 1 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Nga se vdesin më shumë shqiptarët, kryesojnë sëmundjet kardiovaskulare, kanceri i aparatit tretës kryeson te tumoret

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Qershor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Nga se vdesin më shumë shqiptarët, kryesojnë sëmundjet kardiovaskulare, kanceri i aparatit tretës kryeson te tumoret
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjatë vitit 2024, në Shqipëri janë regjistruar 22.102 vdekje, duke shënuar një rritje prej 3,8 për qind krahasuar me vitin 2023, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT dhe Drejtorisë së Gjendjes Civile.

Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjeve në vend, duke përbërë 52,9 për qind të totalit. Brenda këtij grupi, sëmundjet kronike të zemrës përbëjnë 39,1 për qind, sëmundjet ishemike të zemrës 23,2 për qind dhe sëmundjet e enëve të trurit 20,6 për qind.

Në vend të dytë renditen vdekjet e klasifikuara si “simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, që përbëjnë 21,5 për qind të totalit, ku pjesa dërrmuese (70,7 për qind) janë raste të lidhura me pleqërinë.

Tumoret zënë vendin e tretë si shkak vdekshmërie, duke përbërë 15,3 për qind të rasteve. Brenda këtij grupi, më të përhapura janë tumoret malinje të aparatit tretës, të cilat përbëjnë 34,6 për qind të vdekjeve nga kanceri. Pas tyre renditen tumoret malinje të aparatit të frymëmarrjes me 23,9 për qind dhe ato të organeve urogjenitale me 15,1 për qind.

Sa i përket dallimeve gjinore, sëmundjet kardiovaskulare dominojnë te të dyja gjinitë, ndërsa tumoret rezultojnë më të shpeshta tek meshkujt. Tek femrat, përqindja më e lartë i takon grupeve të sëmundjeve të papërcaktuara mirë.

Në aspektin e grupmoshave, për fëmijët dhe të rinjtë deri në 19 vjeç, sëmundjet që shfaqen në periudhën rreth lindjes përbëjnë 30,8 për qind të vdekjeve, ndërsa në grupmoshën 20-44 vjeç, dëmtimet traumatike dhe helmimet përbëjnë 28 për qind, duke u renditur pas sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut (32,7 për qind).

Nga ana tjetër, vdekshmëria foshnjore ka shënuar një ulje të ndjeshme, me 110 vdekje të regjistruara në 2024 nga 144 një vit më parë. Norma e vdekshmërisë foshnjore zbriti në 4,7 për 1.000 lindje të gjalla.

Në total, 97 për qind e vdekjeve në vend janë regjistruar si pasojë e shkaqeve natyrore, ndërsa 1,9 për qind lidhen me aksidente, 0,9 për qind me vetëvrasje dhe 0,2 për qind me vrasje./skyweb.al

Etiketat: kanceritumoret
Artikulli para

Himara nën pushtetin e betonit masiv, Vangjel Tavo ngre katet

Artikulli pas

Inteligjenca artificiale në median shqiptare: Çfarë mësimesh mund të nxjerrim nga modelet ndërkombëtare

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Moment historik për sigurinë dhe sovranitetin tonë
Aktualitet

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Moment historik për sigurinë dhe sovranitetin tonë

1 Prill, 2026
LISTA/ Nis mes debatesh zbatimi i Smart City, shkollat e para ku do të instalohen kamerat
Aktualitet

LISTA/ Nis mes debatesh zbatimi i Smart City, shkollat e para ku do të instalohen kamerat

31 Mars, 2026
Presidenti Begaj mbështet Kosovën para përballjes me Turqinë: Me zemër në Prishtinë
Aktualitet

Presidenti Begaj mbështet Kosovën para përballjes me Turqinë: Me zemër në Prishtinë

31 Mars, 2026
EKSKLUZIVE/ Skandali i AKSHI-t zhvendoset në KQZ: Në qendër Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi, nxjerr kokën Gëzim Hoxha i FIRST
Ekonomi

EKSKLUZIVE/ Skandali i AKSHI-t zhvendoset në KQZ: Në qendër Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi, nxjerr kokën Gëzim Hoxha i FIRST

31 Mars, 2026
Kryengritja e “Stalingradit” socialist, si Braçe po e bën fakt të kryer kandidaturën për Tiranën nga Njësia 5
Aktualitet

Kryengritja e “Stalingradit” socialist, si Braçe po e bën fakt të kryer kandidaturën për Tiranën nga Njësia 5

31 Mars, 2026
“Mamica” nxjerr shpatën ndaj Skënderbeut të saj: Kjo që po ndodh me mua është arrogancë
Aktualitet

“Mamica” nxjerr shpatën ndaj Skënderbeut të saj: Kjo që po ndodh me mua është arrogancë

31 Mars, 2026
Artikulli pas
Inteligjenca artificiale në median shqiptare: Çfarë mësimesh mund të nxjerrim nga modelet ndërkombëtare

Inteligjenca artificiale në median shqiptare: Çfarë mësimesh mund të nxjerrim nga modelet ndërkombëtare

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dy “tigrat” e Vlorës kthehen me gaz
Ekonomi

Dy “tigrat” e Vlorës kthehen me gaz

Nga SkyWeb
24 Shtator, 2025
0

Dy Tigrat e ankoruar në Vlorë do të konvertohen që të prodhojnë energji me gaz. Qeveria ka gjetur zgjidhjen për...

Lexo të plotë
Danimarka do ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale nën moshën 15 vjeç

Danimarka do ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale nën moshën 15 vjeç

8 Tetor, 2025
Rama: Sekuestrohen godinat që kanë shtesa pa leje më shumë se 10% të ndërtimit

Rama: Sekuestrohen godinat që kanë shtesa pa leje më shumë se 10% të ndërtimit

3 Tetor, 2025
DOSJA/ Alarm te “prestanomet” e Ergys Agasit, nis shitja e kompanive për të humbur gjurmët

Korrupsioni te AKSHI shpartallon e-shtetin, prej një muaji black out të dhënash nga thesari: Ku shkojnë paratë?

27 Mars, 2026
Investimet ne rrjetin elektrik, OSSH shpall dy tendera të rinj

Investimet ne rrjetin elektrik, OSSH shpall dy tendera të rinj

22 Shtator, 2025

Të Fundit

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Moment historik për sigurinë dhe sovranitetin tonë

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Moment historik për sigurinë dhe sovranitetin tonë

1 Prill, 2026
Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA

Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA

1 Prill, 2026
LISTA/ Nis mes debatesh zbatimi i Smart City, shkollat e para ku do të instalohen kamerat

LISTA/ Nis mes debatesh zbatimi i Smart City, shkollat e para ku do të instalohen kamerat

31 Mars, 2026
Trump, dy alternativa për aleatët: Blini naftë nga ne ose shkoni në Hormuz!

Trump, dy alternativa për aleatët: Blini naftë nga ne ose shkoni në Hormuz!

31 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr