• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 1 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe EasyJet festojnë nisjen e fluturimeve Lisbonë–Tiranë

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Qershor, 2025
në Aviacion
A A
0
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe EasyJet festojnë nisjen e fluturimeve Lisbonë–Tiranë
Share on FacebookShare on WhatsApp


Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) shënoi dje një tjetër moment të rëndësishëm në zgjerimin e rrjetit të tij ndërkombëtar: është realizuar fluturimi i parë direkt nga Lisbona drejt Tiranës, përmes linjës ajrore easyJet. Me këtë hap, kryeqyteti i Portugalisë bëhet më i afërt se kurrë më parë për qytetarët shqiptarë, duke hapur gjithashtu mundësi të reja për turizëm dhe bashkëpunim ekonomik.
Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, theksoi rëndësinë e kësaj rruge të re ajrore:

“Jemi të lumtur që kemi shtuar kete destinacion, edhe pse sezonal. Shpresojmë që EasyJet dhe Portugalinë të mund ta mbajmë jo vetëm për sezonin e verës, por përgjatë gjithë vitit. Avioni ishte plot në ardhje, do të jetë gjithashtu plot edhe në ikje. Nuk është surprizë. Në të vërtetë Shqiperia është tashmë një destinacion që të gjithë duan të vinë, ta vizitojnë. Pothuajse 90% e pasagjerëve janë portugezë dhe janë të etur të zbulojnë një vend të ri ku nuk kanë qenë më parë. Shpresojmë që shumë shpejt të shtojmë edhe më shumë destinacione si ky, si dhe të tjera nëpër Europë.”

EasyJet vazhdon të zgjerojë praninë në Shqipëri, duke treguar besim në potencialin turistik dhe ajror të vendit. Me shtimin e Lisbonës, rrjeti i destinacioneve nga TIA zgjerohet edhe më tej, duke ofruar alternativa të reja për udhëtarët që kërkojnë fluturime të besueshme dhe me çmime të përballueshme.

Lidhja me Lisbonën përmes easyJet shihet jo vetëm si një hap përpara në lehtësimin e udhëtimeve turistike dhe familjare, por edhe si një mundësi e re për bashkëpunime ekonomike, kulturore dhe arsimore mes dy vendeve. Rritja e këtij rrjeti të fluturimeve direkte ka një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në promovimin e Shqipërisë si një destinacion tërheqës për pushuesit nga vende që më parë nuk kishin qasje të lehtë ndaj tregut shqiptar.

Aeroporti i Tiranës pritet të njoftojë së shpejti edhe linja të tjera të reja, si pjesë e strategjisë së tij afatmesme për zgjerimin e rrjetit ajror dhe përmbushjen e kërkesës në rritje për fluturime direkte.

Rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës:
TIA është porta kryesore ajrore e Shqipërisë dhe një nga aeroportet me rritjen më të shpejtë në rajon. Me mbi 10.7 milionë pasagjerë në vitin 2024, aeroporti ka një rol kyç në lidhjen e Shqipërisë me destinacionet kryesore evropiane. Nën drejtimin e Grupit Kastrati, TIA ka përjetuar investime të mëdha në infrastrukturë, zgjerim terminali, hapësira të reja parkimi dhe teknologji të avancuara për përmirësimin e përvojës së pasagjerëve.

Rreth easyJet:
easyJet është një nga kompanitë ajrore më të mëdha me kosto të ulët në Evropë, që operon mbi 1,000 linja në 35 vende. Kompania njihet për përballueshmërinë, shërbimin cilësor ndaj klientit dhe përkushtimin ndaj qëndrueshmërisë. Prania e saj në rritje në Ballkanin Perëndimor tregon interesin strategjik për tregje me potencial të lartë por të pashërbyera deri më sot./skyweb.al 
Etiketat: aeroporti nderkombetar i tiraneseasy jetlisbonetiatirana
Artikulli para

Tatimet, në gjurmët e 33 milionë eurove të fituara nga rrjetet sociale në Shqipëri

Artikulli pas

Tenderët e printerave në institucione, tonerave apo letrës, Grigor Joti dhe InfoSoft i çojnë të gjithë në gjyq: Përsëritet historia e përplasjes me Ceno Klosin te Tatimet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Taksitë ajrore elektrike fluturojnë për herë të parë mbi San Francisco
Aviacion

Taksitë ajrore elektrike fluturojnë për herë të parë mbi San Francisco

31 Mars, 2026
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionet e SHBA të lidhur me luftën
Aviacion

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionet e SHBA të lidhur me luftën

30 Mars, 2026
Koreja e Veriut teston motorin e raketës që mund të arrijë SHBA-në, pretendon Kim Jong Un
Aviacion

Koreja e Veriut teston motorin e raketës që mund të arrijë SHBA-në, pretendon Kim Jong Un

29 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
Aeroporti i Vlorës, MABCO shpjegon kredinë nga Delphos dhe akuzat mbi interesat ruse
Aviacion

Aeroporti i Vlorës, MABCO shpjegon kredinë nga Delphos dhe akuzat mbi interesat ruse

26 Mars, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme mund të ndryshojë njëherë e mirë industrinë e aviacionit
Aviacion

Lufta në Lindjen e Mesme mund të ndryshojë njëherë e mirë industrinë e aviacionit

25 Mars, 2026
Artikulli pas
Tenderët e printerave në institucione, tonerave apo letrës, Grigor Joti dhe InfoSoft i çojnë të gjithë në gjyq: Përsëritet historia e përplasjes me Ceno Klosin te Tatimet

Tenderët e printerave në institucione, tonerave apo letrës, Grigor Joti dhe InfoSoft i çojnë të gjithë në gjyq: Përsëritet historia e përplasjes me Ceno Klosin te Tatimet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

József Váradi dhe Michael Delehant , drejtues te Wizz Air
Aktualitet

FATURAT/ Si po i zhvat Wizz Air shqiptarët : Ikni ankohuni në Angli po deshet!

Nga SkyWeb
22 Prill, 2025
0

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është i mbushur në çdo orë duke kapur një rekord prej 187 fluturimesh në ditë...

Lexo të plotë
“Ritz Paris”, hoteli ku Coco Chanel jetoi dhe krijoi legjendën e saj

“Ritz Paris”, hoteli ku Coco Chanel jetoi dhe krijoi legjendën e saj

4 Janar, 2026
Rruga dhe ujësjellësi, Erion Isai sërish në SPAK: Çfarë e lidh me bashkëshortin e Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj?

Rruga dhe ujësjellësi, Erion Isai sërish në SPAK: Çfarë e lidh me bashkëshortin e Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj?

27 Nëntor, 2025
Ndryshimet në Qeveri, Rama: I kisha paraparë që në Asamble, Ballukun s’e shkarkoja në një situatë tjetër

Ndryshimet në Qeveri, Rama: I kisha paraparë që në Asamble, Ballukun s’e shkarkoja në një situatë tjetër

1 Mars, 2026
Shqipëria, ndër vendet me normën më të ulët të abortit në botë

Shqipëria, ndër vendet me normën më të ulët të abortit në botë

1 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Moment historik për sigurinë dhe sovranitetin tonë

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Moment historik për sigurinë dhe sovranitetin tonë

1 Prill, 2026
Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA

Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA

1 Prill, 2026
LISTA/ Nis mes debatesh zbatimi i Smart City, shkollat e para ku do të instalohen kamerat

LISTA/ Nis mes debatesh zbatimi i Smart City, shkollat e para ku do të instalohen kamerat

31 Mars, 2026
Trump, dy alternativa për aleatët: Blini naftë nga ne ose shkoni në Hormuz!

Trump, dy alternativa për aleatët: Blini naftë nga ne ose shkoni në Hormuz!

31 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr