• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 12 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Qeveria krijon kompaninë që do hyjë aksionere tek resorti i Kushner në Sazan

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Qershor, 2025
në Ekonomi
A A
0
Qeveria krijon kompaninë që do hyjë aksionere tek resorti i Kushner në Sazan
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria shqiptare krijoi kompaninë shtetërore, e cila do të përfaqësojë shtetin në ortakëri tek resorti i Jared Kushner në Sazan. Korporata e Investimeve Shqiptare regjistroi një ditë më parë në Qendrën Kombëtare të Biznesit shoqërinë aksionare Albanian State Develompent & Real Estate.

“Objekti i kësaj shoqërie do të jetë pjesëmarrja si përfaqësues i shtetit, në partneritete apo investime strategjike si dhe në çdo rast të përcaktuar me vendim të organeve të shoqërisë, lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik- Ishulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar nga Korporata e Investimeve” thuhet në ekstraktin e kompanisë së sapokrijuar.

Krijimi i shoqërisë që do të përfaqësojë palën shtetin në investimin 1.4 miliardë dollarë nga kompania e dhëndrit të Presidentit Donald Trump, sinjalizon se projekti po avancon. Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi në fund të vitit të kaluar statusin e investitorit strategjik për këtë projekt, duke shpalosur në dokument edhe hapat që do të ndiqeshin për realizimin e tij.

Njëri prej ishte negocimi i marrëveshjes dhe kushteve me të cilat shteti do të hyjë në bashkëpjesmarrje në këtë investim si dhe krijimi i kompanisë përkatëse shtetërore.

“Forma e pjesëmarrjes së shtetit në këtë investim do të realizohet nëpëmjet krijimit të një entiteti juridik të përbashkët të përbërë nga Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC), Albanian Seaports Development Company sh.a (ASDC), në cilësinë e palës shtet, dhe subjektit investues Atlantic Incubation Partners LLC, shoqëri e të drejtës amerikane,” thuhej në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike.

Projekti, me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.4 miliardë eurosh, synon ndërtimin e një marine turistike, rezidencash elitare, zone gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh në 8 për qind të ishullit.

Projektet financohen nga kompania e investimeve e Kushner “Affinity Partners”, e cila mbështetet në fonde nga qeveria e Arabisë Saudite.

Krijimi i kompanisë shtetërore që do të hyjë ortake në resortin e Sazanit përkon me vizitën e Kushner në Shqipëri. Këto ditë, dhëndrri i presidentit të SHBA-ve së bashku më bashkëshorten e tij, Ivanka Trump, kanë qëndruar në Vlorë./kapitali

Artikulli para

Zgjerohet skandali i mashtrimit me kredi në IUTE Credit në Lezhë, verifikime në Shkodër dhe njësi të tjera

Artikulli pas

Kërkohen punonjës me paga deri 250 000 lekë në bregdet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Trump: Nuk do të lejoj që të ketë taksë për kalimin në Hormuz
Ekonomi

Trump: Nuk do të lejoj që të ketë taksë për kalimin në Hormuz

11 Prill, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Komisioni Europian drejt tatimit të jashtëzakonshëm për fitimet e larta nga rritja e çmimit të karburanteve

11 Prill, 2026
Rama propozoi shtyllën e tretë të pensioneve: Si aplikohet ajo, shembujt në botë dhe sfidat për Shqipërinë
Ekonomi

Rama propozoi shtyllën e tretë të pensioneve: Si aplikohet ajo, shembujt në botë dhe sfidat për Shqipërinë

11 Prill, 2026
Samiti i Diasporës/ Dhoma e Biznesit të Diasporës sjell Europën në Forumin Ekonomik të 14 prillit
Ekonomi

Samiti i Diasporës/ Dhoma e Biznesit të Diasporës sjell Europën në Forumin Ekonomik të 14 prillit

10 Prill, 2026
OPINION/ Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!
Ekonomi

OPINION/ Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

10 Prill, 2026
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën
Ekonomi

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës

10 Prill, 2026
Artikulli pas
Kërkohen punonjës me paga deri 250 000 lekë në bregdet

Kërkohen punonjës me paga deri 250 000 lekë në bregdet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Vende të lira pune në sektorin publik, Rama: Mundësi e re për të gjithë ata që duan të kontribuojnë
Aktualitet

Vende të lira pune në sektorin publik, Rama: Mundësi e re për të gjithë ata që duan të kontribuojnë

Nga Editor
7 Prill, 2026
0

Sipas kryeministrtit Edi Rama çdo i ri, i sapodiplomuar apo profesionist që kërkon një mundësi të re, tashmë e ka...

Lexo të plotë
Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat

Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat

12 Mars, 2026
Avioni përplaset me makinën në autostradë, lëndohet shoferja

Avioni përplaset me makinën në autostradë, lëndohet shoferja

10 Dhjetor, 2025
BASTET/ Qytetet ndahen në zona të krimit të organizuar, si funksionon kumari dhe kush i mbron

BASTET/ Qytetet ndahen në zona të krimit të organizuar, si funksionon kumari dhe kush i mbron

17 Prill, 2025
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Raketat kineze të Serbisë janë për të sulmuar vendet tona, Ballkani është në rrezik

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Raketat kineze të Serbisë janë për të sulmuar vendet tona, Ballkani është në rrezik

16 Mars, 2026

Të Fundit

Rihapja e Hormuzit në pikëpyetje, Irani ka “humbur” hartën e minave detare

Rihapja e Hormuzit në pikëpyetje, Irani ka “humbur” hartën e minave detare

11 Prill, 2026
Ajri në të gjitha shtëpitë tona është i mbushur me mikroplastikë. Si të thithni më pak prej tij

Ajri në të gjitha shtëpitë tona është i mbushur me mikroplastikë. Si të thithni më pak prej tij

11 Prill, 2026
Zbulohet mekanizmi natyral në tru që lufton depresionin

Zbulohet mekanizmi natyral në tru që lufton depresionin

11 Prill, 2026
Rama dhe Balluku me fermerët në Myzeqe: Zona mbetet shtylla e bujqësisë, theksi te bashkimi dhe subvencionet

Rama dhe Balluku me fermerët në Myzeqe: Zona mbetet shtylla e bujqësisë, theksi te bashkimi dhe subvencionet

11 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr