• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 13 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shkaqet, pse Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Korrik, 2025
në Ekonomi
A A
0
BSH ul normën bazë të interesit, si do të ndikojë te kreditë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Banka e Shqipërisë vendosi të ndërhyjë në treg duke ulur koston e parasë në përpjekje për të nxjerrë ekonominë nga cikli i inflacionit të ulët.

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që të ulë normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje duke zbritur në 2.5 për qind.

“Përtej luhatjeve afatshkurtra, inflacioni vijon të qëndrojë poshtë objektivit tonë, si pasojë e presioneve të dobëta nga mjedisi i jashtëm. Rënia e inflacionit në partnerët tanë tregtarë, mbiçmimi i kursit të këmbimit, si dhe goditjet e përsëritura nga ana e ofertës, janë pasqyruar në norma të ulëta historike të inflacionit të importuar dhe të inflacionit të artikujve ushqimorë. Nga ana tjetër, presionet nga mjedisi i brendshëm shfaqen të qëndrueshme dhe mbeten në linjë me objektivin, si rezultat i një ekuilibri më të mirë mes kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime,” deklaroi guvernatori Gent Sejko.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në 12 muajt e fundit, inflacioni mesatar rezultoi 2.1 për qind. Kjo është gati 1 pikë e plotë përqindje larg objektivit të Bankës së Shqipërisë, e cila dëshiron që inflacioni të jetë 3 për qind. Ky inflacion i ulët për një kohë të gjatë krijon një tjetër risk, atë të uljes së pritshmërive të agjentëve ekonomike dhe ankorimit të tyre drejt niveleve të ulëta të inflacionit. Ndaj BSH kërkon që ta thyejë këtë cikël.

“Qëndrueshmëria në nivele të ulëta e inflacionit të huaj dhe të atij jobazë, vijojnë të gjenerojnë nivele më të ulëta inflacioni në raport me pritjet tona dhe paraqesin rreziqe të kahut të poshtëm në afatin e shkurtër,” tha Sejko.

Përtej inflacionit, ulja e normës bazë ka dhe një tjetër qëllim. Ata të përmbajë sa të mundet forcimin e mëtejshëm të lekut ndaj euros. Banka Qendrore Europiane ka ndërhyrë disa herë duke ulur normën bazë muajt e fundit. Kjo krijon premisa për dobësim të mëtejshëm të euros ndaj lekut, si dhe zgjeron hendekun e politikës monetare mes BQE-së dhe BSH.

“Këshilli Mbikëqyrës gjykon se kjo vendimmarrje krijon kushte monetare më të përshtatshme për kthimin e qëndrueshëm dhe në kohë të inflacionit, në objektiv. Ajo rikonfirmon angazhimin tonë për kthimin e inflacionit në objektiv në një kohë sa më të shkurtër, si dhe krijon kushte më akomoduese monetare për rritjen e kreditimit dhe stabilitetin e kursit të këmbimit,” deklaroi Sejko./kapitali.al

Artikulli para

Jo vetëm plazhet! Mrekullitë e jugut të Shqipërisë, sipas “The Times”

Artikulli pas

Çfarë “fshihet” pas vonesave të avionëve, kush merr vendimet për të fluturuar

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pas Tropojës, amerikanët e CWP do të ngrenë tjetër park eolik në Pukë, Balluku: Bashkëpunim i shkëlqyer
Ekonomi

Pas Tropojës, amerikanët e CWP do të ngrenë tjetër park eolik në Pukë, Balluku: Bashkëpunim i shkëlqyer

12 Janar, 2026
EKSKLUZIVE / Skandali AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te DURANA Tech Park
Ekonomi

EKSKLUZIVE / Skandali AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te DURANA Tech Park

12 Janar, 2026
DURANA/  Parajsa offshore në Xhafzotaj, si e ngriti fiktivisht Elira Kokona parkun pa bërë asnjë godinë!
Ekonomi

DURANA/ Parajsa offshore në Xhafzotaj, si e ngriti fiktivisht Elira Kokona parkun pa bërë asnjë godinë!

12 Janar, 2026
DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit
Ekonomi

DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit

12 Janar, 2026
Nuk ndalet shtrenjtimi i cigareve, parashikohet rritje tjetër e çmimit
Ekonomi

Nuk ndalet shtrenjtimi i cigareve, parashikohet rritje tjetër e çmimit

12 Janar, 2026
Amerikanët, park eolik 600 MW në Tropojë, Balluku zbulon detajet
Ekonomi

Amerikanët, park eolik 600 MW në Tropojë, Balluku zbulon detajet

12 Janar, 2026
Artikulli pas
Çfarë “fshihet” pas vonesave të avionëve, kush merr vendimet për të fluturuar

Çfarë "fshihet" pas vonesave të avionëve, kush merr vendimet për të fluturuar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mellon Blue, diamanti i rrallë blu shitet për 25 milionë dollarë
Ekonomi

Mellon Blue, diamanti i rrallë blu shitet për 25 milionë dollarë

Nga Editor
11 Nëntor, 2025
0

Në Gjenevë, një diamant blu i gjallë me peshë 9.51 karatë i njohur si „Mellon Blue” u shit sot për mbi...

Lexo të plotë
Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, çfarë duhet të dini

Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, çfarë duhet të dini

30 Nëntor, 2025
ADN-ja e lashtë zbardh historinë e vërtetë të maceve shtëpiake

ADN-ja e lashtë zbardh historinë e vërtetë të maceve shtëpiake

29 Nëntor, 2025
Mbi 2 milionë shqiptarë fluturuan nga dhe drejt Rinasit gjatë tremujorit të parë 2025

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon rritje rekord të lidhjeve ajrore në Europë

23 Qershor, 2025
Humbet papritur lartësinë, avioni kryen ulje të detyruar, 15 të plagosur

Humbet papritur lartësinë, avioni kryen ulje të detyruar, 15 të plagosur

31 Tetor, 2025

Të Fundit

Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë

Moti ekstrem paralizon Evropën, mbyllen aeroportet në Vjenë, Pragë dhe Bratislavë

13 Janar, 2026
Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park

Pronarë të njëjtë me kompani të reja, zbardhet SKEMA: Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes Durana Tech Park

13 Janar, 2026
Kamera HIGH LUXURY për çdo dy metra në Pogradec, PRAPASKENAT e një skandali dhe milionat për Albstar

Kamera HIGH LUXURY për çdo dy metra në Pogradec, PRAPASKENAT e një skandali dhe milionat për Albstar

13 Janar, 2026
Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

13 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr