• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Drama e shpopullimit, Shqipëria e ka punën pisk nëse nuk nis një program agresiv rikthimesh dhe nxitjeje të lindshmërisë

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Korrik, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Drama e shpopullimit, Shqipëria e ka punën pisk nëse nuk nis një program agresiv rikthimesh dhe nxitjeje të lindshmërisë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike, që nëse nuk frenohet me politika të guximshme dhe të menjëhershme, mund të çojë në kolaps jo vetëm tregun e punës dhe ekonominë, por edhe vetë ekzistencën e një shteti funksional. E thënë thjesht: vendi e ka punën pisk nëse rënia e numrit të popullsisë vijon me këto ritme.

Të dhënat më të fundit nga INSTAT dhe Eurostat janë alarmante. Popullsia në grupmoshën 0–29 vjeç është tkurrur me 44% në vetëm një dekadë, ndërsa ritmi i emigracionit të të rinjve është përshpejtuar në nivelet më të larta që nga vitet ’90.

Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme

Nëse ky trend vazhdon, Shqipëria do të ketë më pak se 1 milion banorë deri në vitin 2100, një shifër që e zhvesh vendin nga kapaciteti për zhvillim ekonomik, mbrojtje sociale dhe qëndrueshmëri kombëtare.

Monitor raportonte sote se Në harkun kohor 2011–2024, numri i të rinjve shqiptarë ka rënë nga 1.36 milionë në vetëm 764 mijë. Njëkohësisht, emigracioni neto është dyfishuar pas pandemisë, me mbi 43 mijë të larguar në 2023. Rreth 80% e tyre janë të rinj në moshë pune. Studentë ekselentë, mjekë, inxhinierë dhe zejtarë po lënë vendin për shanse më të mira në Perëndim.

Kjo po krijon një vakum të madh në tregun e punës. Bizneset raportojnë mungesë kandidatësh të kualifikuar dhe të pakualifikuar. Në bujqësi, mbi gjysma e të punësuarve janë mbi 50 vjeç. Në ndërtim, turizëm, tregti dhe shërbime, mungesa e fuqisë punëtore është kthyer në problem struktural.

Kriza demografike nuk është vetëm çështje popullsie, por një bombë sociale me sahat. Nëse nuk merren masa konkrete për të nxitur lindshmërinë dhe për të kthyer emigrantët, skema e pensioneve është e destinuar të falimentojë. Sot ka gjithnjë e më pak kontribues për çdo pensionist, ndërsa barra financiare për buxhetin shtetëror po rritet.

Mungesa e punonjësve po dëmton rëndë bujqësinë. Fermat familjare janë në rënie, sipërfaqet e mbjella janë zvogëluar dhe prodhimi bujqësor ka rënë. Rrjedhimisht, Shqipëria është bërë gjithnjë e më e varur nga importet e shtrenjta, duke çuar çmimet e ushqimeve mbi mesataren e BE-së për herë të parë në histori.

Në 2024, Shqipëria arriti 102.4% të çmimeve të BE-së për ushqime, ndërkohë që PBB për frymë është vetëm 35% e mesatares europiane. /skyweb.al

Etiketat: shpopullimi
Artikulli para

Maqedonia e Veriut shqyrton vendosjen e taksës për beqarët pas rënies drastike të popullsisë

Artikulli pas

National Geographic shkruan për rivierën shqiptare: “Maldivet” e pazbuluara

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Qeveria drejt shtetëzimit të Aeroportit të Vlorës? Pacolli flet për tradhti! Sinjale arbitrazhi dhe akuza për lidhje ruse
Ekonomi

Behgjet Pacolli del në “temë”, kërcënon shtetin shqiptar me Arbitrazh nëse nuk zgjidhet “larja e hesapeve” me Valon Ademin te Aeroporti i Vlorës

11 Shkurt, 2026
SKEMA/ Si ra në rrjetën e SPAK kupola e Bashkisë Memaliaj: Lorenc Bami dhuroi ujësjellësin, pastaj kreu punimet si nënkontraktor
Aktualitet

SKEMA/ Si ra në rrjetën e SPAK kupola e Bashkisë Memaliaj: Lorenc Bami dhuroi ujësjellësin, pastaj kreu punimet si nënkontraktor

11 Shkurt, 2026
PLANI/ BSH dhe Financat do të nxisin kreditimin me 2% për Bujqësinë pas bllokimit të IPARD
Ekonomi

PLANI/ BSH dhe Financat do të nxisin kreditimin me 2% për Bujqësinë pas bllokimit të IPARD

11 Shkurt, 2026
A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?
Aktualitet

A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

11 Shkurt, 2026
Kompensimi për arsimin e fëmijëve, skema që përjashton familjet shqiptare
Ekonomi

DIVA 2025/ Kompensimi për fëmijët mes premtimit dhe realitetit, një flluskë PR më shumë se sa funksionale

11 Shkurt, 2026
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri
Ekonomi

230 automjete të reja shtohen çdo ditë në rrugët shqiptare, kryesojnë importet nga Koreja e Jugut

11 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Jo vetëm Vlora, Saranda, Himara apo Ksamili: 5 mrekullitë ende të pazbuluara të bregdetit shqiptar

National Geographic shkruan për rivierën shqiptare: “Maldivet” e pazbuluara

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kosova blen sistemet amerikane të artilerisë HUMVEE Hawkeye
Aktualitet

Kosova blen sistemet amerikane të artilerisë HUMVEE Hawkeye

Nga SkyWeb
17 Dhjetor, 2025
0

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është nënshkruar një kontratë kornizë me kompaninë amerikane të industrisë...

Lexo të plotë
Zhbllokohet pas 8 orësh aksi Librazhd-Qafë Thanë

Zhbllokohet pas 8 orësh aksi Librazhd-Qafë Thanë

1 Shkurt, 2026
Kapetanović: Ballkani ka sot një shans t’u bërë pjesë e tregut BE

Kapetanović: Start-upet e Ballkanit, potencial i madh që pret të shndërrohet në rritje të vërtetë

20 Tetor, 2025
Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit

Të moshuarit shqiptarë me sytë nga shteti, kemi nivelet më të ulta në rajon për pensionet private

9 Dhjetor, 2025
Nesër Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen

Nesër Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen

18 Tetor, 2025

Të Fundit

Qeveria drejt shtetëzimit të Aeroportit të Vlorës? Pacolli flet për tradhti! Sinjale arbitrazhi dhe akuza për lidhje ruse

Behgjet Pacolli del në “temë”, kërcënon shtetin shqiptar me Arbitrazh nëse nuk zgjidhet “larja e hesapeve” me Valon Ademin te Aeroporti i Vlorës

11 Shkurt, 2026
SKEMA/ Si ra në rrjetën e SPAK kupola e Bashkisë Memaliaj: Lorenc Bami dhuroi ujësjellësin, pastaj kreu punimet si nënkontraktor

SKEMA/ Si ra në rrjetën e SPAK kupola e Bashkisë Memaliaj: Lorenc Bami dhuroi ujësjellësin, pastaj kreu punimet si nënkontraktor

11 Shkurt, 2026
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Dollari nuk ndal rënien, sa shiten e blihen euro dhe valutat e tjera të huaja

11 Shkurt, 2026
PLANI/ BSH dhe Financat do të nxisin kreditimin me 2% për Bujqësinë pas bllokimit të IPARD

PLANI/ BSH dhe Financat do të nxisin kreditimin me 2% për Bujqësinë pas bllokimit të IPARD

11 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr