• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 19 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Gabim fatal në kabinë: Hetimi paraprak i aksidentit ajror të Air India zbulon ndërprerjen e karburantit pak pas nisjes

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Korrik, 2025
në Aviacion, Kryesore
A A
Temperaturat e larta dhe konfigurimi i krahëve, disa nga shkaqet që mund të kenë çuar në tragjedinë ajrore në Indi
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një gabim i mundshëm njerëzor brenda kabinës është bërë shkak për tragjedinë ajrore të Air India më 12 qershor, ku humbën jetën të paktën 270 persona. Raporti paraprak i publikuar nga autoritetet e aviacionit hedh dritë mbi momentet e fundit të fluturimit tragjik, që përfundoi me përplasjen e avionit në një ndërtesë pak sekonda pas ngritjes nga pista.

Sipas dokumentit teknik, vetëm disa sekonda pas ngritjes, çelësat që kontrollojnë furnizimin me karburant për të dy motorët e avionit kaluan nga pozicioni “RUN” (aktiv) në “CUTOFF” (i ndërprerë), duke shkëputur furnizimin me karburant në mënyrë të menjëhershme. Kjo ndodhi brenda një intervali prej më pak se një sekonde.

Regjistrimi nga kabina tregon një moment tensioni mes dy pilotëve. Njëri dëgjohet duke pyetur: “Pse e preke çelësin e ndërprerjes?”, ndërsa tjetri përgjigjet: “Nuk isha unë.”

Përpjekja për të rivendosur funksionimin e motorëve nisi rreth 10 sekonda më vonë, kur sistemi automatik aktivizoi procedurën e rinisjes. Por, koha nuk mjaftoi. Rreth 20 sekonda pas ndërprerjes së karburantit, njëri nga pilotët dha alarmin për rrezik ekstrem: “MAYDAY, MAYDAY, MAYDAY”. Pak çaste më pas, edhe regjistruesi i të dhënave të fluturimit u fik.

Avioni mbante 230 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit dhe ishte nisur drejt Mbretërisë së Bashkuar. Përplasja ndodhi pranë aeroportit, duke marrë jetën e të gjithë personave në bord, përveç një të mbijetuari, si dhe duke shkaktuar viktima edhe mes banorëve të ndërtesës ku avioni goditi.

Autoritetet kanë nisur tashmë një hetim të thelluar për të përcaktuar nëse ka pasur një defekt teknik apo një ndërhyrje të paqëllimtë të njërit prej pilotëve, ndërsa ekspertët po shqyrtojnë mundësinë e një gabimi procedural në momentet kritike të ngritjes./skyweb.al

Artikulli para

Problemet me motorët dhe humbjet, Wizz Air ndërpret fluturimet Abu Dhabi-Tiranë dhe shumë të tjera

Artikulli pas

Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanoviç, takon Zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Shekerinska

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

LISTA/ QKUM publikon targat e ambulancave në shërbim: Nuk shpërndajmë gaz lotsjellës, por vijmë në ndihmë!
Kryesore

LISTA/ QKUM publikon targat e ambulancave në shërbim: Nuk shpërndajmë gaz lotsjellës, por vijmë në ndihmë!

18 Tetor, 2026
Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?
Ekonomi

Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?

18 Tetor, 2026
Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n
Aktualitet

Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n

18 Tetor, 2026
Rama zbulon “duart e zeza” që duan ta largojnë atë nga misioni: Donin të më digjnin Kopshtin e Edenit me dron
Aktualitet

Rama zbulon “duart e zeza” që duan ta largojnë atë nga misioni: Donin të më digjnin Kopshtin e Edenit me dron

18 Tetor, 2026
TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta
Aktualitet

TENDERI/ 600 milionë lekë për gaz lotsjellës dhe ujë me spec djegës nga ROGAT Security: Policia u “blindua” gjatë verës për protesta

17 Tetor, 2026
Më pak vite për të arritur në krye, si po e ndryshon AI karrierën e brezit të ri
Ekonomi

Më pak vite për të arritur në krye, si po e ndryshon AI karrierën e brezit të ri

17 Tetor, 2026
Artikulli pas
Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanoviç, takon Zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Shekerinska

Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanoviç, takon Zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Shekerinska

Të Përzgjedhura

Përmbytja e ujit dhe ajo e ndërgjegjes
Kryesore

Përmbytja e ujit dhe ajo e ndërgjegjes

Nga SkyWeb
7 Janar, 2026
0

Nga Adrian Thano Shifrat në letër janë rritur frikshëm, po ashtu edhe buxhetet. Para të derdhura lumë, por situata me...

Lexo të plotë
Wizz Air merr në dorëzim një Airbus A321NX të ri – a do ta shohim së shpejti në qiellin shqiptar?

Wizz Air mbyll përfundimisht filialin në Abu Dhabi

15 Korrik, 2025
Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë më arrest me burg

Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë më arrest me burg

30 Shtator, 2026
Turizmi qarkulloi më shumë para, akomodimi dhe ushqimi rritje të lartë

Turizmi qarkulloi më shumë para, akomodimi dhe ushqimi rritje të lartë

8 Shtator, 2025
Kompensimi për kontributet e sigurimeve pas rritjes së pagës minimale, në mars do të hapen aplikimet

Të dhënat, kush paguhet më shumë në Shqipëri

10 Qershor, 2026

Të Fundit

LISTA/ QKUM publikon targat e ambulancave në shërbim: Nuk shpërndajmë gaz lotsjellës, por vijmë në ndihmë!

LISTA/ QKUM publikon targat e ambulancave në shërbim: Nuk shpërndajmë gaz lotsjellës, por vijmë në ndihmë!

18 Tetor, 2026
Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?

Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?

18 Tetor, 2026
Fenomeni që po përhapet më shumë në botë: Fëmijët ndërpresin marrëdhëniet me prindërit

Fenomeni që po përhapet më shumë në botë: Fëmijët ndërpresin marrëdhëniet me prindërit

18 Tetor, 2026
Pse gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë vetëm

Pse gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë vetëm

18 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr