• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 23 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Wizz Air mbyll përfundimisht filialin në Abu Dhabi

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Korrik, 2025
në Aviacion, Kryesore
A A
0
Wizz Air merr në dorëzim një Airbus A321NX të ri – a do ta shohim së shpejti në qiellin shqiptar?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kompania ajrore me kosto të ulët, Wizz Air, do të mbyllë operacionet e saj në Abu Dhabi duke nisur nga muaji shtator 2025.

Vendimi shënon fundin e një eksperience që zgjati disa vite në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ku aktualisht operojnë 12 avionë Airbus A321 në Aeroportin Ndërkombëtar Zayed, me rreth 30 destinacione në Lindjen e Mesme, Afrikë, Azi Qendrore dhe Evropë.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Wizz Air, József Váradi, kompania do të përqendrohet sërish te tregjet e saj tradicionale në Evropën Qendrore dhe Lindore, që ai i cilësoi si “thelbi” i operacioneve të linjës ajrore.

“Kemi ulur investimet në këtë treg gjatë viteve të fundit dhe tani është koha të rikthehemi me vëmendje të plotë,” deklaroi ai.

Megjithëse filiali i Abu Dhabit u lançua si një sipërmarrje e përbashkët me Abu Dhabi Developmental Holding Company, modeli i biznesit nuk rezultoi fitimprurës.

Tre janë arsyet kryesore që sollën këtë vendim:

  1. Kushtet klimatike ekstreme të rajonit përshpejtonin amortizimin e motorëve, duke rritur kostot e mirëmbajtjes dhe ulur efikasitetin operacional;
  2. Wizz Air nuk pati akses në tregjet indiane dhe pakistaneze, siç i ishte premtuar në fillim;
  3. Tensionet rajonale dhe mbylljet e herëpashershme të hapësirës ajrore e bënë më të vështirë ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare.

Një eksperiment që nuk funksionoi

Hapja e Wizz Air Abu Dhabi ndodhi pak pas startit të Air Arabia Abu Dhabi, një tjetër linjë me kosto të ulët, gjithashtu një sipërmarrje e përbashkët me Etihad.

Por Abu Dhabi, që nuk ka një treg të madh origjine-destinacioni, nuk arriti të mbështesë dy modele të ngjashme operimi, të orientuara kryesisht drejt transportit të punëtorëve emigrantë.

Linja ajrore, dikur ndër më premtueset në Evropë, po përballet me sfida serioze.

Aksionet e Ryan Air
Aksionet e Ryan Air

Ndërsa Ryanair ka parë rritje mbi 100% në bursë gjatë pesë viteve të fundit, aksionet e Wizz Air kanë rënë me mbi 60%.

Aksionet e WizzAir
Aksionet e WizzAir

Kompania ka fajësuar problemet me motorët Pratt & Whitney të flotës së saj Airbus A320, por problemet duket se shtrihen përtej aspektit teknik.

Modeli i linjave ultra low cost varet nga rritja e vazhdueshme, kosto të ulëta të punës dhe efikasiteti në operim, faktorë që u sfiduan rëndë në Abu Dhabi.

Ndryshe nga SHBA, ku konkurrenca me linjat tradicionale dhe rritja e kostove ka vështirësuar modelin low cost, Evropa ende mbetet më e favorshme, por vetëm për ata që dinë të përqendrohen.

Vendimi për t’u tërhequr nga Lindja e Mesme sinjalizon një rikthim te baza për kompaninë, që synon të forcojë praninë e saj në tregjet evropiane.

Se sa e suksesshme do të jetë kjo strategji mbetet për t’u parë, ndërkohë që riorganizimi i flotës dhe rrugëve është në fokusin e menaxherëve./skyweb.al

Artikulli para

Misteri i anulimit të tenderit për ndërtimin e burgut në Kukës pasi Salillari u shpall fitues

Artikulli pas

TUI Fly nis fluturimet nga Tirana në Amsterdam

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

HAP PAS HAPI/ Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për fëmijët
Aktualitet

HAP PAS HAPI/ Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për fëmijët

23 Janar, 2026
Jo vetëm paga e lartë dhe pasioni, kjo është një tjetër arsye e fortë që i mban pilotët në industrinë e aviacionit civil
Aviacion

Jo vetëm paga e lartë dhe pasioni, kjo është një tjetër arsye e fortë që i mban pilotët në industrinë e aviacionit civil

23 Janar, 2026
Pezullimi i Ballukut, Baton Haxhiu thotë se GJKKO bëri sot një “grusht shteti pa tanke”
Aktualitet

Juristi i njohur: SPAK dështoi në argumentimin Kushtetues për Ballukun

23 Janar, 2026
Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit
Kryesore

Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit

23 Janar, 2026
AKU tërheq nga tregu qumështin formulë me baktere
Aktualitet

AKU tërheq nga tregu qumështin formulë me baktere

23 Janar, 2026
Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Aktualitet

Kuvendi miraton me 110 vota aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes

22 Janar, 2026
Artikulli pas
TUI Fly nis fluturimet nga Tirana në Amsterdam

TUI Fly nis fluturimet nga Tirana në Amsterdam

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Si janë kthyer baret në pika bastesh me ose pa logo, fitimet e majme dhe kush po arrestohet ?
Aktualitet

Si janë kthyer baret në pika bastesh me ose pa logo, fitimet e majme dhe kush po arrestohet ?

Nga SkyWeb
29 Prill, 2025
0

Pas fasadës së një bari të zakonshëm duket se fshihet një skemë fitimprurëse që ndan qindra mijëra euro çdo muaj...

Lexo të plotë
Puthja e parë u dha para 21 milion vitesh

Puthja e parë u dha para 21 milion vitesh

19 Nëntor, 2025
British Airways rrit operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës për sezonin veror 2026

British Airways rrit operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës për sezonin veror 2026

27 Nëntor, 2025
Luksi që nuk shihet, bota e fshehtë e miliarderëve të rinj

Luksi që nuk shihet, bota e fshehtë e miliarderëve të rinj

12 Janar, 2026
Media britanike “Which?”: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

Media britanike “Which?”: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

27 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Deri në 5 vjet burg kush godet një gazetar në detyrë! Ndryshon Kodi Penal

Deri në 5 vjet burg kush godet një gazetar në detyrë! Ndryshon Kodi Penal

23 Janar, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon biznesmenin Gentian Sula për “apartamentin e fshehur” të Veliajt: Mbetet nën sekuestro

Gjykata e Lartë rrëzon biznesmenin Gentian Sula për “apartamentin e fshehur” të Veliajt: Mbetet nën sekuestro

23 Janar, 2026
HAP PAS HAPI/ Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për fëmijët

HAP PAS HAPI/ Si do të plotësohet DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për fëmijët

23 Janar, 2026
Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

23 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr