• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Organizatat e shoqërisë civile ngrenë alarmin pas ndryshimeve në Kodin Penal: Synohet frikësimi i gazetarëve

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Gusht, 2025
në Aktualitet
A A
0
Organizatat e shoqërisë civile ngrenë alarmin pas ndryshimeve në Kodin Penal: Synohet frikësimi i gazetarëve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri kanë reaguar kundër disa dispozitave të draft-Kodit të ri Penal, duke paralajmëruar se ato përbëjnë një rrezik serioz për lirinë e medias, të shprehjes dhe transparencën publike në vend.

Në një deklaratë të përbashkët, organizatat theksojnë se nenet 865 (Shpifja), 863 (Fyerja) dhe 536 (Ndikimi në pavarësinë e gjykatës) përmbajnë formulime të paqarta, të rrezikshme dhe të hapura për interpretim arbitrar, që mund të përdoren për të ndëshkuar gazetarë, aktivistë dhe rojtarë publik.

Sipas tyre, neni 865, i cili mban shpifjen si kundërvajtje penale, jo vetëm që shkel standardet ndërkombëtare, por i ekspozon gazetarët ndaj ndjekjeve penale edhe kur veprojnë me mirëbesim.

Rritja e ndjeshme e gjobave dhe heqja e kriterit të dijenisë mbi të pavërtetën e informacionit krijon pasiguri ligjore dhe ndikon drejtpërdrejt në vetëcensurë dhe frenim të raportimit kritik.

Edhe neni 863, që trajton fyerjen, kritikohet për formulim të paqartë dhe përfshirje të termave subjektivë si “shqetësim për opinionin publik” dhe “zakonet e mira”, pa përkufizime ligjore.

Propozimi për burgim deri në dy muaj për fyerje të rëndë konsiderohet joproporcional dhe në kundërshtim me praktikat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ndërkohë, neni 536, i cili ndalon komentet mbi çështje gjyqësore, konsiderohet veçanërisht shqetësues, pasi mund të pengojë seriozisht raportimin investigativ mbi drejtësinë dhe figurat publike.

Dënimi i parashikuar deri në tre vite burg, sipas organizatave, synon të frikësojë median dhe zërat kritikë ndaj sistemit gjyqësor.

Organizatat firmëtare , Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), BIRN Albania dhe SCiDEV – i bëjnë thirrje Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Ministrave të rishikojnë thelbësisht këto nene në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës dhe Udhërrëfyesin për Shtetin e së Drejtës.

Ato kërkojnë dekriminalizimin e shpifjes dhe fyerjes, si dhe mbrojtjen e gazetarëve, sinjalizuesve dhe aktivistëve nga ndëshkimi penal për rolin e tyre legjitim në informimin dhe mbikëqyrjen publike.

Deklarata përmbyllet me një apel për konsultime kuptimplota dhe angazhim të vërtetë në mbrojtje të fjalës së lirë, duke theksuar se kjo është thelbësore për demokracinë dhe rrugën integruese të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian./skyweb.al

Artikulli para

Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm

Artikulli pas

Kambanë alarmi për dezinformimin shëndetësor në Ballkan përmes Inteligjencës Artificiale

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi
Aktualitet

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?
Aktualitet

Rreth 48 000 shqiptarë morën shtetësi të BE-së gjatë 2024, të tretët pas marokenëve dhe sirianëve

28 Mars, 2026
Nga ‘like’-u te ankthi…
Aktualitet

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

27 Mars, 2026
Favorizoi biznesin e familjarit te Syri i Kaltër, shkarkohet nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë
Aktualitet

Favorizoi biznesin e familjarit te Syri i Kaltër, shkarkohet nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë

27 Mars, 2026
DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, ku rënditet Shqipëria
Aktualitet

DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, ku rënditet Shqipëria

27 Mars, 2026
AKSIDENTET/ Të rinj dhe të “pamatur” në timon? Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm
Aktualitet

Të rinjtë më problematikët në rrugë, shkaktarët më të mëdhenj të aksidenteve

27 Mars, 2026
Artikulli pas
Kambanë alarmi për dezinformimin shëndetësor në Ballkan përmes Inteligjencës Artificiale

Kambanë alarmi për dezinformimin shëndetësor në Ballkan përmes Inteligjencës Artificiale

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shqipëria, “toka e premtuar” për egjiptianët!
Aktualitet

Shqipëria, “toka e premtuar” për egjiptianët!

Nga Editor
23 Mars, 2026
0

Flukset migratore përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor kanë shënuar rënie në fillim të vitit 2026. Sipas të dhënave të Organizatës...

Lexo të plotë
Tërshëra në mëngjes apo në darkë, kur duhet të konsumohet?

Tërshëra në mëngjes apo në darkë, kur duhet të konsumohet?

13 Mars, 2026
Zbulohet diamante i rrallë ngjyrë rozë, vlen miliona dollarë

Zbulohet diamante i rrallë ngjyrë rozë, vlen miliona dollarë

24 Tetor, 2025
Studimi i ri: Nuk ka asnjë lidhje mes përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit

Studimi i ri: Nuk ka asnjë lidhje mes përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit

10 Nëntor, 2025
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Shqiptarët rrezikojnë të mbeten pa karburante! Importuesit e naftës, letër qeverisë pas vendimit të Bordit: Çmimet nën kosto, ndërpresim shitjen me shumicë

27 Mars, 2026

Të Fundit

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr