• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 16 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Studimi i ri: Nuk ka asnjë lidhje mes përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit

Editor Nga Editor
10 Nëntor, 2025
në Aktualitet, Shëndet
A A
0
Studimi i ri: Nuk ka asnjë lidhje mes përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një rishikim i gjerë shkencor i botuar në British Medical Journal ka hedhur poshtë pretendimet se përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun që fëmijët të zhvillojnë autizëm ose çrregullim të hiperaktivitetit me deficit vëmendjeje (ADHD).

Ky publikim erdhi pas debatit të ndezur në SHBA, ku administrata e presidentit Donald Trump kishte paralajmëruar gratë shtatzëna të shmangnin paracetamolin, i njohur edhe si acetaminofen ose Tylenol, duke e lidhur atë me rritjen e rasteve të autizmit. Në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, Trump u kërkoi grave që “të luftonin me çdo kusht për të mos marrë” këtë ilaç, gjë që ngjalli reagime të forta nga komuniteti mjekësor.

Analiza e kryer nga një grup studiuesish të Universitetit të Liverpoolit nuk gjeti asnjë provë të besueshme që të lidhte përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë me autizmin apo ADHD-në tek fëmijët.

Rishikimi përfshiu nëntë meta-analiza që përmbledhnin rreth 40 studime vëzhguese mbi efektet e mundshme të këtij ilaçi në zhvillimin neurologjik të fëmijëve. Sipas autores kryesore, profesoreshës Shakila Thangaratinam, cilësia e shumë prej studimeve ekzistuese ishte “e ulët ose kritikisht e ulët”.

Ajo thekson se çdo lidhje e dukshme mes përdorimit të paracetamolit dhe diagnozave të autizmit “ka shumë gjasa të shpjegohet nga faktorë gjenetikë ose nga gjendja shëndetësore e nënës, dhe jo nga vetë ilaçi”.

“Gratë duhet të dinë se provat aktuale nuk mbështesin një lidhje reale midis paracetamolit dhe autizmit apo ADHD-së,” – deklaroi Thangaratinam për The Guardian.

“Nëse një grua shtatzënë ka ethe apo dhimbje, përdorimi i paracetamolit mbetet i rekomanduar, pasi ethet e larta mund të jenë shumë të rrezikshme për beben.”

Ajo shtoi gjithashtu se alternativa si ibuprofeni nuk rekomandohen gjatë shtatzënisë. /Skyweb.al

Etiketat: paracetamol
Artikulli para

Hetimet hedhin dyshime mbi cilësinë e punimeve në Tunelin e Llogarasë/ Mesazhet alarmuese nga supervizori grek: “Po hidhet beton pa çelik! Ervis, nuk është thjesht një vrimë, është tunel…”

Artikulli pas

“RSVP”: Irlandezët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e ngjashëm me Maldivet

Editor

Editor

Nga Kategoria

Forcohet ligji për kamatëvonesat në transaksionet tregtare. Përafrim me BE, synohet disiplinim financiar në ekonomi
Aktualitet

Kujdes nga SMS-të! Mashtruesit kërkojnë të vjedhin të dhënat dhe paratë tuaja

15 Gusht, 2026
FDA miraton teknologjinë e re për zbulimin e shenjave të Alzheimerit në tru
Shëndet

FDA miraton teknologjinë e re për zbulimin e shenjave të Alzheimerit në tru

15 Gusht, 2026
Pse amerikanët po “pushtojnë” farmacitë europiane për produktet e kujdesit të lëkurës
Shëndet

Pse amerikanët po “pushtojnë” farmacitë europiane për produktet e kujdesit të lëkurës

15 Gusht, 2026
Situata e zjarreve në Shqipëri, BE gati të ndërhyjë
Aktualitet

Situata e zjarreve në Shqipëri, BE gati të ndërhyjë

15 Gusht, 2026
Viruset po mësojnë si t’i mposhtin bakteret rezistente ndaj antibiotikëve
Shëndet

Viruset po mësojnë si t’i mposhtin bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

15 Gusht, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Gëzuar Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari
Aktualitet

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Gëzuar Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

15 Gusht, 2026
Artikulli pas
“RSVP”: Irlandezët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e ngjashëm me Maldivet

“RSVP”: Irlandezët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e ngjashëm me Maldivet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

6 kompani në një adresë në Shqipëri dhe transferta në parajsat fiskale, si u kap çifti i huaj dhe manovrat për pastrim parash
Aktualitet

6 kompani në një adresë në Shqipëri dhe transferta në parajsat fiskale, si u kap çifti i huaj dhe manovrat për pastrim parash

Nga SkyWeb
21 Prill, 2025
0

Agjencisë së Inteligjencës Financiare (AIF) ka hedhur dritë mbi praktika të sofistikuara të pastrimit të parave në Shqipëri përmes kompanive të...

Lexo të plotë
Pagat e shtetit ndikuan rritjen ekonomike, bujqësia dhe industria në rënie

Pagat e shtetit ndikuan rritjen ekonomike, bujqësia dhe industria në rënie

29 Shtator, 2025
Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit

SKEMA/ Zgjatet mosha e pensionit për gratë, ndryshime dhe për burrat në 2026

3 Janar, 2026
Rama shkon deri në Francë dhe merr “garanci” për rikonstruksionin e një shkolle në Korçë

Rama shkon deri në Francë dhe merr “garanci” për rikonstruksionin e një shkolle në Korçë

23 Qershor, 2026
Skema e sofistikuar/ Omni-GBC Oil, goli 40 milionë dollarë që iu bë shqiptarëve në Ishujt Cayman

Skema e sofistikuar/ Omni-GBC Oil, goli 40 milionë dollarë që iu bë shqiptarëve në Ishujt Cayman

12 Mars, 2026

Të Fundit

Plazhi shqiptar mes 10 plazheve të Europës ku duhet shkuar patjetër

Plazhi shqiptar mes 10 plazheve të Europës ku duhet shkuar patjetër

15 Gusht, 2026
Temperaturat e larta i kushtojnë Europës 180 mld euro

Temperaturat e larta i kushtojnë Europës 180 mld euro

15 Gusht, 2026
Forcohet ligji për kamatëvonesat në transaksionet tregtare. Përafrim me BE, synohet disiplinim financiar në ekonomi

Kujdes nga SMS-të! Mashtruesit kërkojnë të vjedhin të dhënat dhe paratë tuaja

15 Gusht, 2026
FDA miraton teknologjinë e re për zbulimin e shenjave të Alzheimerit në tru

FDA miraton teknologjinë e re për zbulimin e shenjave të Alzheimerit në tru

15 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr