• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 13 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Të përhershmit Frident Kuqi dhe Dionis Likometa shpallen fitues të ankandit për 101 mijë ton naftë të Albpetrol, çfarë zbuloi KLSH

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Gusht, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Të përhershmit Frident Kuqi dhe Dionis Likometa shpallen fitues të ankandit për 101 mijë ton naftë të Albpetrol, çfarë zbuloi KLSH
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bashkimi i operatorëve “Europetrol Durrës Albania” sh.a. dhe “Bitex Refinery” sh.a. është shpallur fitues i ankandit më të fundit të zhvilluar nga Albpetrol për shitjen e rreth 101 mijë tonëve naftë. Procedura, e njoftuar në fillim të gushtit, është mbyllur me një ofertë me vlerë rreth 31 milionë euro sipas monitor.al.

Në njoftimin zyrtar të Albpetrol nuk jepet shifra e plotë e ofertës, por theksohet se fituesit duhet të paguajnë sigurimin e kontratës prej 311 milionë lekësh, që përbën 10 për qind të vlerës së saj.

Kush po e fsheh skandalin?! Transaksionet mln euro në truallin e ARMO -s, Shijaku e Gjonaj Group morën “bekimin” e qeverisë!

Kontrata duhet të nënshkruhet brenda 15 ditëve, ndërsa sasia e karburantit duhet të tërhiqet brenda një periudhe 12-mujore. Në rast refuzimi ose tërheqjeje, sigurimi i ofertës do të konfiskohet dhe ankandi do të anulohet.

Formati i shitjes është ai i miratuar më herët, ku çmimi minimal llogaritet 77.45% e çmimit ndërkombëtar Brent + K, ndërsa në pikat e lëvrimit 77.45% e Brent – 4.04 USD/bbl + K, ku “K” mbetet diferencë e lirë ofertuesish për të përcaktuar fituesin. Nafta që do të shitet ndodhet në depozita të Albpetrol në Usojë, Visokë, Gorisht, Zharrëz, Kuçovë dhe Amonicë.

Fituesit e përhershëm të ankandeve
“Europetrol Durrës Albania”, kompani në pronësi të Frident Kuqit, dhe “Bitex Refinery”, me bazë në Elbasan (dikur e njohur si R.B.H. Beline), kanë qenë ndër fituesit më të shpeshtë të ankandeve të naftës së Albpetrol ndër vite.

Procedurat e zhvilluara shpesh kanë ngjallur debat, me akuza për mungesë konkurrence reale.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar raste kur këto kompani kanë përfituar në mënyrë të padrejtë duke deklaruar shpenzime për eksport të naftës, ndërkohë që produkti është përdorur brenda vendit.

Sipas raportit të KLSH, Albpetrol u zbret kompanive vendase shpenzimet e eksportit, pra e regjistron si naftë që kalohet jashtë vendit. Kur në fakt, në shumë raste nuk ka asnjë kompani të huaj që ka blerë naftë nga Albpetrol.

“Grupi i ekspertëve bën llogaritje të ndryshme për transportin me autobote në një port të caktuar, ngrohjen e naftës gjatë rrugës, siguracionin, magazinimin në port, shpenzime shkarkimi etj, duke rezultuar me një ulje në çmimin që duhet të paguajë Operatori Ekonomik fitues i ankandit të shitjes së naftës. Pjesa më e madhe e shpenzimeve që ulen nga çmimi i shitjes janë fiktive pasi nuk ndodhin se shitjet e naftës janë kryer në operatorë ekonomikë vendas dhe nuk ka pasur shoqëri të huaja që janë shpallur fitues të ankandeve”, thuhet në raportin e KLSH mbi Albpetrol.

Nafta që Albpetrol hedh në ankand është e përbërë si nga prodhimi i drejtpërdrejtë i kompanisë, ashtu edhe nga sasitë që i kalojnë sipas marrëveshjeve nga kompanitë koncesionare.

Vetë Albpetrol raportoi për vitin 2024 një prodhim prej mbi 70 mijë tonë naftë, me një rritje modeste prej 1.8% krahasuar me vitin paraardhës.

Në vitin e kaluar, ankandi i fundit i Albpetrol për 159 mijë tonë naftë, me vlerë rreth 70 milionë euro, u fitua po nga Europetrol (kaburantet Eida) dhe R.B.H. Beline (tashmë Bitex Refinery). /skyweb.al 

Etiketat: albpetrolarmodionis likometafrident kuqiklshtenderi
Artikulli para

AKSHI shpall super tenderin e internetit, 5 milionë euro për institucionet e qeverisjes qendrore

Artikulli pas

GRAFIKËT/ Drama e fermerëve, RËNIE drastike e prodhimit të grurit, tregu mbushet me import

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!
Kryesore

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!

13 Prill, 2026
Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina
Ekonomi

Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina

13 Prill, 2026
27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015
Ekonomi

27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

13 Prill, 2026
Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?
Aktualitet

Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?

13 Prill, 2026
Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore
Ekonomi

Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore

13 Prill, 2026
BE shtyn vendimin për bllokimin e përhershëm të naftës ruse pas luftës me Iranin, Putini fërkon duart
Ekonomi

Nafta i rikthehet shtrenjtimit pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

13 Prill, 2026
Artikulli pas
GRAFIKËT/ Drama e fermerëve, RËNIE drastike e prodhimit të grurit, tregu mbushet me import

GRAFIKËT/ Drama e fermerëve, RËNIE drastike e prodhimit të grurit, tregu mbushet me import

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Gjermanët mendojnë se buka e tyre është më e mira në botë. Pse mund të kenë të drejtë?
Uncategorized

Gjermanët mendojnë se buka e tyre është më e mira në botë. Pse mund të kenë të drejtë?

Nga Editor
10 Nëntor, 2025
0

Gjermanët njihen për pasionin e tyre të veçantë ndaj bukës, një dashuri që është më shumë se thjesht ushqim, por...

Lexo të plotë
AKSHI i jep Ermal Beqirit tenderin e Thesarit edhe pse ofroi 1.7 mln euro më shumë, vijon përmballja me Gerond Meçen në KPP

DETAJET/ BKH bastis zyrat e Soft & Solution, SPAK fut në radar Ermal Beqirin

6 Gusht, 2025
PUNIMET/ Policia bllokon aksin Librazhd-Korçë, oraret dhe rrugët alternative

PUNIMET/ Policia bllokon aksin Librazhd-Korçë, oraret dhe rrugët alternative

3 Shkurt, 2026
Rrëfimet e të miturve “shoferë”, 1 në 5 të shoqëruar nga Policia kapen pas timonit

Rrëfimet e të miturve “shoferë”, 1 në 5 të shoqëruar nga Policia kapen pas timonit

1 Dhjetor, 2025
Kërcënohet me jetë pronari i MCN TV Endri Meksi, persona me armë i shkojnë te televizioni

Kërcënohet me jetë pronari i MCN TV Endri Meksi, persona me armë i shkojnë te televizioni

10 Mars, 2026

Të Fundit

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!

13 Prill, 2026
Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina

Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina

13 Prill, 2026
Anulohen qindra fluturime të “Lufthansa”

Anulohen qindra fluturime të “Lufthansa”

13 Prill, 2026
27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

13 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr