• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 15 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Sherr në KPP për tenderin 2.6 milionë euro, ortaku i Beqajt akuzon AKSHI-n për paracaktim të fituesit

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Gusht, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Sherr në KPP për tenderin 2.6 milionë euro, ortaku i Beqajt akuzon AKSHI-n për paracaktim të fituesit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një përplasje e ashpër ka shpërthyer në Komisionin e Prokurimit Publik gjatë javëve të fundit në lidhje me tenderëte e AKSHI-t. Më e fundit ka të bëjë me tenderin e shpallur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit me fond limit rreth 2.6 milionë euro, për ndërtimin e platformës kombëtare ACRIS (Albanian Current Research Information System).

Siç meson Skyweb.al, kompania INTECH+, në pronësi të Sokol Sinanit, i njohur si ortak i ish-ministrit Ilir Beqaj dhe përfitues i madh i tenderëve të teknologjisë së informacionit, ka dorëzuar dje një ankesë në KPP, ku hedh akuza të forta për paracaktim të fituesit.

Në ankesë, Sinani ngre si problem kryesor mungesën e caktimit të kodit CPV, të cilin e cilëson kufizim të drejtpërdrejtë të konkurrencës:

“Mos­përcaktimi bën të mundur që OE të kufizohen dhe të mos marrin pjesë në këtë procedurë duke lindur dyshimin e arsyeshëm të bazuar në këtë provë, se Autoriteti qëllimisht ka kufizuar konkurrencën artificialisht duke shkuar ndesh me parimet themelore të procedurave të prokurimeve publike. Gjithashtu AK ka cënuar OE duke fshehur informacion, duke mos qenë i qartë në atë çfarë kërkon, pasi mosparaqitja e këtij kodi, kufizon të drejtën për informim të OE, kufizon ata në të marrin pjesë në procedurat që i shohin të arsyeshme në kuadër të objektit të tyre të aktivitetit dhe më gjerë.”

Sinani kërkon heqjen e këtij kufizimi dhe ka vënë në dukje edhe një tjetër kusht të debatueshëm: detyrimin që punonjësit e kompanive pjesëmarrëse të kenë figuruar në listë-pagesa për të paktën tre muaj para dorëzimit të ofertës.

Sipas tij, ky kriter është i padrejtë dhe përdoret shpesh për të eliminuar konkurrencën reale.

Përplasjet në KPP për tenderët e AKSHI kanë shpërthyer hapur pas rikthimit të Gerond Meçes i Advanced Business Solution, pas dy vitesh “zbythjeje” të detyruar, shkaku i së cilës dyshohet se lidhet me disa përgjime.

Në anën tjetër, “furtuna” ka nisur në krahun e Ermal Beqirit, i cili tashmë është futur në radarin e SPAK.

Vetë Sinani, përveç INTECH+, është gjithashtu pronar i Dat Log, një tjetër kompani që ka marrë tenderë të rëndësishëm nga AKSHI, shpesh në partneritet me Meçcen.

Tenderi i AKSHI-t parashikon ndërtimin e një platforme kombëtare për menaxhimin elektronik të titujve akademikë, gradave shkencore, revistave dhe projekteve kërkimore të financuara. Kontrata është e ndarë në 166.6 milionë lekë për implementim dhe 83.3 milionë lekë për mirëmbajtje, me një afat 9-mujor për implementimin dhe 24-mujor për mirëmbajtjen. /skyweb.al

Etiketat: akshidata logintech+sokol sinani
Artikulli para

New York Times: Shqipëria, destinacioni i ri i Evropës me plazhe, histori dhe çmime ende të ulëta

Artikulli pas

3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, si funksionon oligopoli i ilaçeve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama: Pallati që u dogj do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi
Aktualitet

Rama: Pallati që u dogj do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

15 Prill, 2026
Sistemi që duhej të rriste sigurinë bllokon aeroportet e Europës: Kaos me fluturimet, kërkohet pezullimi i EES
Aviacion

Sistemi që duhej të rriste sigurinë bllokon aeroportet e Europës: Kaos me fluturimet, kërkohet pezullimi i EES

15 Prill, 2026
Zonat që kryesojnë kërkesat për qira në Tiranë, ku po zhvendosen familjet dhe të rinjtë
Ekonomi

Qiratë në Shqipëri u shtrenjtuan më shumë se mesatarja e BE-së, tregu nën presion nga kërkesa e lartë

15 Prill, 2026
Pilotët e Lufthansa në grevë, anulohen qindra fluturime
Aviacion

Grevat e stafit paralizojnë Lufthansa-n, qindra fluturime të anuluara

15 Prill, 2026
Gafa me tenderin 300 milionë lekë, tre kompani “padisin” Vangjel Tavon në KPP
Ekonomi

Gafa me tenderin 300 milionë lekë, tre kompani “padisin” Vangjel Tavon në KPP

15 Prill, 2026
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi
Ekonomi

Inflacioni u rrit nga pagat e shtetit dhe nga blerjet e valutës nga BSH

15 Prill, 2026
Artikulli pas
3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, si funksionon oligopoli i ilaçeve

3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, si funksionon oligopoli i ilaçeve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shpallen fituesit e Çmimit Nobel në Ekonomi
Ekonomi

Shpallen fituesit e Çmimit Nobel në Ekonomi

Nga Editor
13 Tetor, 2025
0

Çmimi Nobel për Ekonomi këtë vit iu dha tre ekonomistëve të njohur për kontributin e tyre në kuptimin e rolit...

Lexo të plotë
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare

Barometri i Ballkanit, shqiptarët janë të shqetësuar nga rritja e çmimeve

12 Dhjetor, 2025
Të huajt blenë mbi gjysmë miliardë euro prona në Shqipëri vitin e kaluar

Të huajt blenë mbi gjysmë miliardë euro prona në Shqipëri vitin e kaluar

25 Mars, 2026
Fluturimet rritje rekord, zgjerimi i linjave te reja ktheu Shqipërinë në destinacion turistik

Fluturimet rritje rekord, zgjerimi i linjave te reja ktheu Shqipërinë në destinacion turistik

11 Tetor, 2025
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Dollari rikuperon humbjet, si paraqitet euro në kursin e këmbimit

30 Janar, 2026

Të Fundit

AMP dhe IPK zhvillojnë trajnim të përbashkët mbi hetimin e krimit

AMP dhe IPK zhvillojnë trajnim të përbashkët mbi hetimin e krimit

15 Prill, 2026
Rama: Pallati që u dogj do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

Rama: Pallati që u dogj do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

15 Prill, 2026
Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane

Kriza e karburantit, kompanitë ajrore kërkojnë ndihmë nga Komisioni Europian

15 Prill, 2026
Sistemi që duhej të rriste sigurinë bllokon aeroportet e Europës: Kaos me fluturimet, kërkohet pezullimi i EES

Sistemi që duhej të rriste sigurinë bllokon aeroportet e Europës: Kaos me fluturimet, kërkohet pezullimi i EES

15 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr