• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 10 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Vjosa mes plehrash dhe shfrytëzimit të ujit

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Shtator, 2025
në Aktualitet
A A
0
Vjosa mes plehrash dhe shfrytëzimit të ujit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Esmeralda Topi-Faktoje.al

“Nuk është përrallë, por realitet. Vjosa është lumi i fundit i egër në Europë, bashkë ta bëjmë modelin se si mund të jetohet e të punohet edhe buzë një lumi të egër me shpirtra njerëzorë të butë”  Me këto fjalë, marsin e vitit 2023, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, shpalli lumin Vjosë si parkun e parë kombëtar të lumit të vetëm të egër në kontinent. Një moment që ngjante si fundi i një beteje dhe fillimi i një epoke të re për ruajtjen e natyrës.

Dy vite më pas, përralla e Vjosës duket më e brishtë se kurrë.

Në hyrje të Tepelenës, afër fshatit Majkosh, Vjosa rrethohet nga një kapicë mbeturinash që ngrihen si mal buzë saj. Ajri është aq i rëndë, sa edhe shiu i beftë nuk arrin ta pastrojë. Një vizitor i huaj do të tronditej, një biolog gjerman thjesht hap sytë i habitur.

“E pabesueshme, e pabesueshme… si mund të ndodhë kjo pranë një parku kombëtar?!”,  thotë Leonard Sonten, menaxher projekti në fondacionin EuroNatur, duke parë qeset plastike të kacavjerrura në degët e pemëve dhe zogjtë që ushqehen me mbetje. Pamja është e trishtë. Koha gri vetëm e thellon atmosferën e dëshpëruar.

“Mjafton një erë e lehtë dhe të gjitha këto mbetje përfundojnë në Vjosë. Kjo është qartësisht e papranueshme”, shton Sonten.

Përballë këtij mali plehrash, qeveria ka nisur ndërtimin e një qendre vizitorësh me vlerë 5.7 milionë euro. Ajo që duhej të ishte dera mikpritëse e parkut kombëtar, për momentin është një vitrinë e keqmenaxhimit.

“Shpresoj që të pastrohet zona përpara hapjes së qendrës,” thotë Sonten.

Por kjo është vetëm ndotja që shihet. Në Vjosë përfundojnë çdo ditë ujërat e patrajtuara të shtatë bashkive përgjatë luginës. Kanalizime të tëra shkojnë drejt e në parkun që duhej të ishte simbol i pastërtisë dhe ruajtjes.

Shfrytëzimi i ujit të Vjosës

Në rrëzë të fshatit Gjonçaj, në Fier, një tjetër plagë shfaqet e heshtur. Që prej vitit 1956, aty funksionon një nga veprat më të mëdha vaditëse në vend: kanali Vjosë–Levan–Fier. I ndërtuar nga ish të burgosur politikë, ai devijon një sasi të madhe uji nga lumi për të vaditur mbi 15 mijë hektarë tokë në Myzeqe. Për bujqësinë, është jetik. Për Vjosën, sipas hidrobiologëve është kërcënimi më serioz.

“Rezultatet tona tregojnë se mbi 60% e ujit kalon në kanal, duke lënë vetëm 40% në rrjedhën natyrore, të paktën në fund të gushtit,” thotë Olsi Nika nga EcoAlbania.

“Dy janë elementët kryesorë të një ekosistemi lumor: rrjedha e ujit dhe transporti i sedimenteve. Nëse cënohet njëri, lumi dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme”, shpjegon ai.

“Është një nga problematikat më të vështira për t’u zgjidhur. Duhet vullnet, bashkëpunim ndërinstitucional dhe mbi të gjitha, vizion,” shton Nika.

Ndërkohë që ndryshimet klimatike parashikojnë një ulje prej 30% të prurjeve deri në vitin 2050, devijimi i pakontrolluar i ujit e bën bilancin edhe më të rëndë. Çështja nuk është vetëm mjedisore, por edhe politike: kush ka prioritet, bujqësia apo ruajtja e parkut? Por edhe sikur rrjedha të ruhej, kërcënimet nuk mbarojnë aty.

Çdo segment i lumit nën presion

Në mars 2025, një raport i ri, “Hartëzimi i Presioneve në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa”,  i dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, dokumenton një panoramë shqetësuese. Nga nafta tek bitumi, nga minierat tek zhavorri, çdo segment i lumit është nën presion.

Në fshatin Koçul të Selenicës, rrjedhjet e naftës shihen shpeshherë, duke ndotur ujin dhe dëmtuar biodiversitetin.

Në pjesën e mesme të lumit, minierat e bitumit hedhin mbetje të paligjshme, një praktikë e ndaluar me ligj, por e vazhduar pa kontroll. Ndërkohë, heqja e zhavorrit shkatërron vendet e shumimit të peshqve dhe destabilizon shtratin e lumit.

“Është një kombinim presionesh, që i japin Vjosës një goditje pas tjetrës,” shpjegon Nika.

Nëse qeveria do t’i injorojë këto presione, Vjosa rrezikon të shndërrohet në një “park letre” i mbrojtur në ligj, por jo në realitet. Dy vite pas shpalljes së saj si park kombëtar, përralla e Vjosës po shkruhet me kapituj të dhimbshëm.

“Ky park u përshëndet në mbarë botën, por realiteti në terren tregon një histori tjetër. Pa vullnet politik urgjent, Vjosa rrezikon të mbrohet vetëm në letër”, përfundon Olsi Nika, nga EcoAlbania.

Etiketat: lumi vjosavjosa
Artikulli para

Konsumi rriti të ardhurat nga TVSH, 65 milionë euro më shumë në janar-korrik

Artikulli pas

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Në çdo 24 orë të një viti prodhohen rreth 69 mln euro. Jemi të tretët në rajon

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”
Aktualitet

SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”

10 Mars, 2026
SPAK sekuestroi 14.5 mln euro kriptovaluta në 2025
Aktualitet

SPAK sekuestroi 14.5 mln euro kriptovaluta në 2025

10 Mars, 2026
SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular
Aktualitet

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Ambasada amerikane në Tiranë kërkon punonjës: Si të aplikoni
Aktualitet

Ambasada amerikane në Tiranë kërkon punonjës: Si të aplikoni

9 Mars, 2026
SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat
Aktualitet

SPAK publikon raportin për vitin 2025: U sekuestruan 45.5 milionë euro pasuri

9 Mars, 2026
Rama “çimenton” Ballukun: S’ka ndryshime në qeveri, Kushtetuesja do të tregojë nëse GJKKO tejkaloi kompetencat
Aktualitet

Rama rikonfirmon Ballukun në krye të qarkut të Fierit dhe thotë se pak socialistë mund të bëjnë punën që ajo bën në terren

9 Mars, 2026
Artikulli pas
Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Në çdo 24 orë të një viti prodhohen rreth 69 mln euro. Jemi të tretët në rajon

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Në çdo 24 orë të një viti prodhohen rreth 69 mln euro. Jemi të tretët në rajon

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Në pritje të burrit; gratë “e vetme” si pasojë e emigracionit
Aktualitet

Në pritje të burrit; gratë “e vetme” si pasojë e emigracionit

Nga SkyWeb
12 Shtator, 2025
0

Në moshën 21 vjeçare, E.N u martua dhe një vit më pas u bë me fëmijë. Ajo dhe bashkëshorti u...

Lexo të plotë
A po na dobëson teknologjia përqendrimin?

A po na dobëson teknologjia përqendrimin?

1 Mars, 2026
EMA: Sëmundjet kardiovaskulare, shkaku kryesor i vdekjeve në Evropë

EMA: Sëmundjet kardiovaskulare, shkaku kryesor i vdekjeve në Evropë

16 Janar, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

SKEMA/ 10% kompensim për fermerët me NIPT

11 Nëntor, 2025
Bulmeti dhe vezët kthehen në luks për shqiptarët: Shqipëria në krye të listë së vendeve më të shtrenjta

Bulmeti dhe vezët kthehen në luks për shqiptarët: Shqipëria në krye të listë së vendeve më të shtrenjta

3 Qershor, 2025

Të Fundit

Banka Botërore: Në Shqipëri, talentet nuk shpërblehen në administratën publike, punësimi nuk bazohet në meritë

Banka Boterore: Në Shqipëri, talentet nuk shpërblehen në administratën publike, punësimi nuk bazohet në meritë

10 Mars, 2026
Kushte skllavëruese, motoristët e Wolt nisin protestat: Edhe pajisjet po i blejmë vetë tani

Kushte skllavëruese, motoristët e Wolt nisin protestat: Edhe pajisjet po i blejmë vetë tani

10 Mars, 2026
Lufta në Gjirin Persik rrit frikën e një tjetër krize energjetike

Ekonomistët paralajmërojnë pasoja të mëdha globale nga rritja e fortë e çmimit të naftës

10 Mars, 2026
Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë

Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë

10 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr