• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

SKEMA/ 10% kompensim për fermerët me NIPT

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria ka vendosur të rikthejë kompensimin e TVSH-së për fermerët, përmes një skeme të re që synon të lehtësojë barrën fiskale dhe të formalizojë tregun bujqësor.

Sipas projektligjit të paraqitur nga Ministria e Financave, fermerët e pajisur me NIPT që shesin produktet e tyre bujqësore te grumbulluesit, përpunuesit apo agroturizmet do të marrin kompensim 10% të TVSH-së për shitjet e realizuara.

Në këtë skemë nuk përfshihen fermerët që janë subjekt i TVSH-së, ndërsa përfitues do të jenë ata që operojnë me xhiro nën 10 milionë lekë dhe që shesin pa faturë tatimore, por përmes autofaturës që lëshohet nga blerësi në emër të fermerit.

Kjo metodë, sipas relacionit shpjegues, garanton kontroll më të mirë fiskal dhe shmang abuzimet që janë vërejtur në skemat e mëparshme.

Në Shqipëri aktualisht janë rreth 100 mijë fermerë të regjistruar me NIPT, por vetëm 9.875 kanë shitur produktet e tyre gjatë vitit 2024 te 659 përpunues dhe grumbullues.

Me këtë skemë, qeveria synon të zgjerojë bazën e përfituesve dhe të rrisë qarkullimin formal të produkteve bujqësore.

Kompensimi do të kryhet nga administrata tatimore brenda 30 ditëve nga dorëzimi i kërkesës. Fermerët duhet të paraqesin faturat e shitjeve, NIPT-in dhe numrin e llogarisë bankare.

Aplikimet do të bëhen dy herë në vit, deri më 31 dhjetor për periudhën janar-qershor dhe deri më 30 qershor për periudhën korrik-dhjetor.

Sipas Ministrisë së Financave, efekti financiar i skemës në vitin e parë do të jetë 1.5 miliardë lekë, ndërsa norma 10% synon të kompensojë pjesërisht TVSH-në që fermerët paguajnë për inpute si farat, fidanët dhe plehrat kimike.

Ndryshe nga sistemi i dikurshëm që u aplikua deri në vitin 2017, ku TVSH-ja 20% rimbursohej përmes përpunuesve, tani kompensimi do të shkojë drejtëpërdrejt te fermerët. Pas vitit 2019, skema ishte zëvendësuar me subvencione dhe në 2022 norma e kompensimit u ul në 0%.

Vetëm gjatë vitit 2024, 14 mijë fermerë kanë marrë 2.64 miliardë lekë subvencione, ndërsa 31.500 të tjerë kanë përfituar 1.25 miliardë lekë për subvencionin e naftës bujqësore.

Me rikthimin e kësaj skeme, qeveria synon të krijojë një mekanizëm më transparent dhe të qëndrueshëm financiar, duke i dhënë fermerëve stimuj për formalizim dhe rritje prodhimi, ndërsa industrisë përpunuese — stabilitet në zinxhirin e furnizimit. /skyweb.al

Artikulli para

Kompanitë e kriptove po largohen nga Bitcoin

Artikulli pas

Dalin SMS-të, si Evis Berberi mbylli pazarin me grekun me bekimin e Ballukut, del në skenë dhe ortaku i tij

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

LISTA/ Amerikanëve u kërkohet që këto modele të BMW-së të mos i parkojnë brenda, ose mund të pendohen!
Ekonomi

LISTA/ Amerikanëve u kërkohet që këto modele të BMW-së të mos i parkojnë brenda, ose mund të pendohen!

13 Nëntor, 2026
Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën
Ekonomi

Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën

13 Nëntor, 2026
LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave
Ekonomi

Stabilizohet tregu botëror i naftës, pritet ulje e çmimeve të karburanteve

13 Nëntor, 2026
PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë
Aktualitet

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

13 Nëntor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Batica e euros: Si u dyfishua tregu valutor i Shqipërisë në katër vjet

13 Nëntor, 2026
Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq
Aktualitet

Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq

13 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Dalin SMS-të, si Evis Berberi mbylli pazarin me grekun me bekimin e Ballukut, del në skenë dhe ortaku i tij

Dalin SMS-të, si Evis Berberi mbylli pazarin me grekun me bekimin e Ballukut, del në skenë dhe ortaku i tij

Të Përzgjedhura

LETRA/ “Pronari s’ma deklaron pagën aq sa e kam”, Tatimet zbarkojnë në Korçë
Ekonomi

LETRA/ “Pronari s’ma deklaron pagën aq sa e kam”, Tatimet zbarkojnë në Korçë

Nga SkyWeb
7 Prill, 2026
0

Administrata Tatimore ka intensifikuar kontrollet në terren në kuadër të luftës kundër informalitetit, me fokus të veçantë tek deklarimi i...

Lexo të plotë
Nis rënia? BSH raporton sinjale të forta të ngadalësimit në sëktorin e ndërtimit

Nis rënia? BSH raporton sinjale të forta të ngadalësimit në sëktorin e ndërtimit

2 Mars, 2026
Përplasjet e Trump me Merz, SHBA planifikon të tërheqë 5 mijë trupa nga Gjermania

Përplasjet e Trump me Merz, SHBA planifikon të tërheqë 5 mijë trupa nga Gjermania

2 Maj, 2026
VIDEO/ Vjedhja në Postën e Durrësit, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

VIDEO/ Vjedhja në Postën e Durrësit, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

21 Korrik, 2026
OKB zbulon se politikat fiskale të Shqipërisë nxisin pabarazinë

OKB zbulon se politikat fiskale të Shqipërisë nxisin pabarazinë

21 Gusht, 2025

Të Fundit

LISTA/ Amerikanëve u kërkohet që këto modele të BMW-së të mos i parkojnë brenda, ose mund të pendohen!

LISTA/ Amerikanëve u kërkohet që këto modele të BMW-së të mos i parkojnë brenda, ose mund të pendohen!

13 Nëntor, 2026
Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën

Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën

13 Nëntor, 2026
LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave

Stabilizohet tregu botëror i naftës, pritet ulje e çmimeve të karburanteve

13 Nëntor, 2026
Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

13 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr