• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 10 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Sot nisi shkolla, por Shqipërisë i mungojnë 112 mijë nxënës 9-vjeçareje nga 2014

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Shtator, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Sot nisi shkolla, por Shqipërisë i mungojnë 112 mijë nxënës 9-vjeçareje nga 2014
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nisi sot viti i ri shkollor në të gjithë vendin, ku sipas të dhënave zyrtare rreth 345 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës.

Por ky start shënohet nga një realitet i zymtë: numri i nxënësve në Shqipëri është në rënie të vazhdueshme prej vitesh, duke u thelluar ndjeshëm pas pandemisë, për shkak të emigracionit dhe uljes së lindjeve.

Statistikat e INSTAT tregojnë se vetëm në periudhën 2020-2025, numri i nxënësve në të gjitha nivelet e arsimit ka rënë me rreth 61 mijë, ose 10%.

Në një dekadë, nga viti 2015 deri në fillim të vitit 2025, ulja është edhe më e fortë: mbi 112 mijë nxënës më pak, që përbën një tkurrje prej 31%. Fenomeni ka prekur veçanërisht arsimin parauniversitar, ku boshatisja e klasave po detyron mbylljen e shumë shkollave, sidomos në zonat rurale.

Në arsimin 9-vjeçar, numri i nxënësve të regjistruar për vitin shkollor 2024-2025 ishte 250.6 mijë, ndërsa në kopshte regjistrimet kanë rënë me 8% gjatë pesë viteve të fundit, duke reflektuar uljen e ndjeshme të lindjeve. Në shkollat fillore tkurrja është edhe më e madhe, 14%, ndërsa në ciklin e lartë të arsimit bazë ka qenë 11%. Situata bëhet më kritike në arsimin e mesëm, ku numri i nxënësve ka rënë me 17%, ndërkohë që regjistrimet në gjimnaze dhe shkolla profesionale kanë rënë me 19%.

Korça është një nga shembujt më alarmant të këtij tranzicioni demografik. Vetëm këtë vit, numri i nxënësve është ulur me gati një të katërtën, duke kaluar nga 21,080 në 17,354. Reduktimi ka sjellë mbylljen ose bashkimin e disa shkollave, ndërsa dhjetëra klasa të para nuk janë hapur për mungesë regjistrimesh. Ky fenomen reflektohet edhe te mësuesit, një pjesë e të cilëve mbeten pa ngarkesë mësimore dhe rrezikojnë të kalojnë në role ndihmëse ose programe pas shkollore.

Rënia e numrit të nxënësve ka krijuar kontraste të forta në sistemin arsimor. Në zonat rurale, shumë shkolla përballen me klasa kolektive, pa internet dhe pa laboratorë, ndërkohë që në qytete të mëdha si Tirana është në rënie numri i klasave paralele. Pabarazitë po thellohen, duke e bërë të vështirë zhvillimin e talenteve për nxënësit në zonat më të varfra.

Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit ka njoftuar masa mbështetëse për vitin e ri shkollor. Në dispozicion janë 31 mijë mësues, prej të cilëve 2,260 janë mësues ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuara, 150 më shumë se një vit më parë.

Transporti falas do të ofrohet për 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues, ndërsa janë shpërndarë 3,500 bursa për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje financiare. Librat falas për të vegjlit janë një tjetër lehtësim i ofruar nga shteti.

Megjithatë, këto masa praktike nuk po arrijnë të neutralizojnë efektet e rënies së madhe demografike. Sistemi arsimor po përballet me një boshatisje graduale të bankave të shkollës, por politikat publike nuk po e përkthejnë këtë tkurrje në mundësi për më shumë cilësi mësimore. Nëse trendi i uljes së numrit të nxënësve vazhdon me të njëjtin ritëm, Shqipëria rrezikon një përkeqësim të mëtejshëm të pabarazive në arsim dhe një deficit të ndjeshëm në zhvillimin e kapitalit njerëzor në vitet që vijnë. /skyweb.al

Etiketat: femijeshkolla
Artikulli para

Pse turbulencat janë më shumë të bezdisshme se sa të rrezikshme

Artikulli pas

Rritet numri i regjistrimeve në arsimin profesional, të rinjtë zgjedhin tregun e punës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Oh sa mirë me qenë administratë!” Paga mesatare në Shqipëri kalon 840 euro, kush ka rrogë më të lartë!
Ekonomi

Paga mesatare arrin në 84 000 lekë në Shqipëri, kush merr rrogë më të lartë

10 Mars, 2026
Papunësia zbret në kufijtë e 8% në Shqipëri, por rinia dhe gratë kanë nivele të larta
Ekonomi

Papunësia zbret në kufijtë e 8% në Shqipëri, por rinia dhe gratë kanë nivele të larta

10 Mars, 2026
Mercedes Benz tani fluturon, kompania prezanton helikopterin 10 milionë eurosh
Aktualitet

Mercedes Benz tani fluturon, kompania prezanton helikopterin 10 milionë eurosh

10 Mars, 2026
“Plas” në Kukës, ish-kryetari i Bashkisë Granit Gjana çon “në gjyq” Albert Halilajn për tenderin e kompjuterave
Ekonomi

“Plas” në Kukës, ish-kryetari i Bashkisë Granit Gjana çon “në gjyq” Albert Halilajn për tenderin e kompjuterave

10 Mars, 2026
HEKURI/ Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të ri të apartamenteve, ndërsa fluksi i parave në sektor po bie
Ekonomi

HEKURI/ Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të ri të apartamenteve, ndërsa fluksi i parave në sektor po bie

10 Mars, 2026
SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”
Aktualitet

SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”

10 Mars, 2026
Artikulli pas
STATISTIKAT/ Ndryshon trendi, të rinjtë po regjistrohen më shumë në shkollat e mesme profesionale

Rritet numri i regjistrimeve në arsimin profesional, të rinjtë zgjedhin tregun e punës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Facebook mund të vendosë pagesë për shpërndarjen e linqeve
Aktualitet

Facebook mund të vendosë pagesë për shpërndarjen e linqeve

Nga Editor
18 Dhjetor, 2025
0

Facebook po teston vendosjen e një kufiri për numrin e linqeve që disa përdorues mund të shpërndajnë në postimet e...

Lexo të plotë
Nga 1 janari 2026 hyjnë në fuqi referencat e reja në rrethe dhe rivlerësimi për shtëpitë

Nga 1 janari 2026 hyjnë në fuqi referencat e reja në rrethe dhe rivlerësimi për shtëpitë

3 Tetor, 2025
Treguesit gjeografik dhe emërtimet e origjinës, gati projektligji për rregullimin dhe mbrojtjen

Treguesit gjeografik dhe emërtimet e origjinës, gati projektligji për rregullimin dhe mbrojtjen

19 Janar, 2026
Drama e shpopullimit, Shqipëria e ka punën pisk nëse nuk nis një program agresiv rikthimesh dhe nxitjeje të lindshmërisë

Popullsia e Shqipërisë u shtua me 1 347 persona gjatë tremujorit të tretë 2025

11 Nëntor, 2025

Delja e parë në botë e modifikuar gjenetikisht mbush 1 vjeç

27 Dhjetor, 2025

Të Fundit

A duhet të jemi të sjellshëm me inteligjencën artificiale?

A duhet të jemi të sjellshëm me inteligjencën artificiale?

10 Mars, 2026
Shkencëtarët alarmohen pas zbulimit të mikroplastikës në trurin e njeriut

Shkencëtarët alarmohen pas zbulimit të mikroplastikës në trurin e njeriut

10 Mars, 2026
Miratohet trajtimi i parë në botë me qeliza staminale për Parkinsonin

Miratohet trajtimi i parë në botë me qeliza staminale për Parkinsonin

10 Mars, 2026
Banorët e Fushë-Bulqizës kundështojnë ndërtimin e hidrocentralit “Shytaj”

Banorët e Fushë-Bulqizës kundështojnë ndërtimin e hidrocentralit “Shytaj”

10 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr