• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rritet numri i regjistrimeve në arsimin profesional, të rinjtë zgjedhin tregun e punës

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Shtator, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
STATISTIKAT/ Ndryshon trendi, të rinjtë po regjistrohen më shumë në shkollat e mesme profesionale
Share on FacebookShare on WhatsApp
Arsimi profesional po njeh një rritje të ndjeshme këtë vit, duke u shndërruar në një alternativë gjithnjë e më tërheqëse për të rinjtë që synojnë aftësi të drejtpërdrejta për tregun e punës. Të dhënat e publikuara nga TV Scan tregojnë se janë regjistruar 4002 aplikime dhe 3959 pranime në shkollat profesionale.

Drejtimet më të kërkuara lidhen ngushtë me nevojat e ekonomisë, ku kryeson shërbimi i mjeteve të transportit me 865 regjistrime. Pas tij renditet Hoteleri-Turizmi me 763 regjistrime, një sektor që po gjeneron gjithnjë e më shumë vende pune.

Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit ka tërhequr 643 të rinj, duke reflektuar rritjen e kërkesës për profesionistë të fushës digjitale. Elektroteknika regjistroi 452 nxënës, ndërsa profilet termohidraulike dhe mekanike numërojnë 309 regjistrime.

Më herët, Skyweb.al raportoi se numri i nxënësve të regjistruar në shkollat e mesme profesionale është rritur me rreth 500 krahasuar me vitin e kaluar, duke përmbysur rënien e vazhdueshme të regjistrimeve.

Ekspertët e lidhin këtë ndryshim me realitetin e tregut të punës, ku shumë degë universitare prodhojnë të diplomuar pa perspektivë, ndërsa sektorë si ndërtimi dhe turizmi kanë mungesë fuqie punëtore.

Emigrimi masiv i profesionistëve si elektricistë dhe hidraulikë, por edhe kërkesa në rritje për punonjës të kualifikuar në shërbimet akomoduese, kanë ndikuar drejtpërdrejt në orientimin e të rinjve drejt arsimit profesional.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin shkollor 2024-2025, në arsimin e mesëm të lartë janë regjistruar 89.190 nxënës, ndërkohë që në total, arsimi parauniversitar ka pësuar një rënie prej 2.6% krahasuar me vitin e kaluar.

Në arsimin e lartë janë regjistruar 122.613 studentë, një rritje e lehtë prej 2.1%, por programet “Bachelor” kanë rënë me 0.8%. Degët më të preferuara mbeten Biznesi, administrimi dhe ligji, ndjekur nga Shëndetësia dhe Inxhinieria.

Ky ndryshim i orientimit është një sinjal se tregu i punës po ndikon gjithnjë e më shumë në zgjedhjet arsimore, duke e bërë arsimin profesional një zgjedhje strategjike për të ardhmen./skyweb.al

Etiketat: arsimiprofesional
Artikulli para

Sot nisi shkolla, por Shqipërisë i mungojnë 112 mijë nxënës 9-vjeçareje nga 2014

Artikulli pas

Turizmi qarkulloi 929 milionë euro: Akomodimi dhe ushqimi, rritje të lartë në 7-mujor

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin
Aktualitet

Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin

26 Tetor, 2026
Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard
Aktualitet

Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard

26 Tetor, 2026
Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri
Ekonomi

Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri

26 Tetor, 2026
Artikulli pas
Shqipëria, destinacioni i ri për udhëtarët vetëm: Rritet numri i “turistëve solo”, cilat janë vendet për t’u vizituar?

Turizmi qarkulloi 929 milionë euro: Akomodimi dhe ushqimi, rritje të lartë në 7-mujor

Të Përzgjedhura

Paracetamoli gjatë shtatzënisë i rrezikshëm? Del studimi i ri
Shëndet

Paracetamoli gjatë shtatzënisë i rrezikshëm? Del studimi i ri

Nga Editor
17 Janar, 2026
0

Një studim i ri evropian tregon se përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë është i sigurt dhe nuk lidhet me rritje...

Lexo të plotë
Sonila Bitri Tivari

Çfarë është aflatoksina, ku gjendet, rreziqet si edhe si të mbrohemi prej saj

28 Janar, 2026
DOKUMENTI/ Policia blen me URGJENCË 600 mln lekë gas lotsjellës, do të hidhet nga 8 makina për shpërndarjen e turmave

TENDERI/ Policia blen 650 mijë euro gaz lotsjellës, 6 makina bëhen gati për përballje me turmat

6 Korrik, 2026
Grupi kriminal i AKSHI-t licencë për para elektronike, leja në dorë të Ermal Beqirit

“Peshkaqeni” i AKSHI-t Ermal Beqiri del sot para gjykatës pas arrestimit në Francë, i komunikohet akuza e SPAK-ut

29 Korrik, 2026
OKB zbulon se politikat fiskale të Shqipërisë nxisin pabarazinë

OKB zbulon se politikat fiskale të Shqipërisë nxisin pabarazinë

21 Gusht, 2025

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr