• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Bizneset përreth dhe kanalet derdhin ujërat e zeza te Liqeni Artificial, KLSH zbardh shkaqet e ndotjes alarmante

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Shtator, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Bizneset përreth dhe kanalet derdhin ujërat e zeza te Liqeni Artificial, KLSH zbardh shkaqet e ndotjes alarmante
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kontrolli i Lartë i Shtetit kreu një auditim të posaçëm mbi Liqenin Artificial të Tiranës pas konstatimit të ndotjes së tij në fund të vitit 2024.

Ky auditim hedh dritë mbi problemet e menaxhimit, shkaqet e ndotjes, mungesën e koordinimit institucional dhe mosmarrjen e masave për të frenuar dëmin mjedisor në një nga hapësirat më të rëndësishme të gjelbra të kryeqytetit.

 

Raporti evidenton se ujërat e liqenit janë ndotur nga shkarkime urbane të patrajtuara, me prani të lëndëve pezull dhe fosfateve në nivele të larta, si dhe me mungesë oksigjeni të tretur.

Analizat treguan lulëzimin e cianobakterit Microcystis aeruginosa, që sinjalizon një fazë të avancuar eutrofikimi, me pasoja të rënda për ekosistemin dhe shëndetin publik.

Edhe pse ndotja ishte e dokumentuar, deri në fillim të vitit 2025 nuk u morën masa konkrete për identifikimin e burimeve dhe ndalimin e tyre.

Një nga gjetjet kryesore është mungesa e rrjetit të kanalizimit brenda Parkut të Madh të Liqenit, çka ka detyruar subjektet që operojnë aty të përdorin gropa septike të pambikëqyrura.

Nga verifikimet në terren, grupi i auditimit konstatoi se numri i subjekteve është më i lartë nga sa raportojnë institucionet si UKT apo APR, duke treguar mungesë kontrolli dhe transparence.

Auditimi ka evidentuar gjithashtu raste ku uji i ndotur urban dhe ujërat e zeza derdhen në liqen përmes kanaleve të shiut, duke përkeqësuar gjendjen ekologjike dhe duke krijuar erëra të pakëndshme.

Matjet e kryera në janar 2025 treguan përmbajtje të lartë të fosforit dhe nivel shumë të ulët të oksigjenit, duke paralajmëruar rrezikun e shtimit të ndotjes në periudhën e verës.

Sipas raportit, mungesa e një plani menaxhimi nga Bashkia e Tiranës dhe monitorimit të rregullt nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka lënë një boshllëk institucional të dukshëm. Kjo ka bërë që ndotja të vazhdojë pa ndërprerje, duke rrezikuar shëndetin e gjallesave dhe funksionin rekreativ të liqenit.

Në përfundim, KLSH rekomandon:

  • Monitorim të vazhdueshëm të cilësisë së ujit sipas programit kombëtar,

  • Evidentim dhe izolim të të gjitha pikave të shkarkimit,

  • Masa administrative ndaj subjekteve ndotëse,

  • Ngritje të një grupi të përhershëm ndërinstitucional për menaxhimin e parkut.

Raporti nënvizon se neglizhenca dhe mungesa e bashkërendimit mes institucioneve gjatë vitit 2024 e kanë lënë Liqenin Artificial të Tiranës në një gjendje të rënduar ekologjike, me pasoja serioze për mjedisin dhe komunitetin. /skyweb.al

Etiketat: liqeni artificialndotja
Artikulli para

Shumë kompani po e aplikojnë, a funksionon java me 4 ditë punë?

Artikulli pas

Në pritje të burrit; gratë “e vetme” si pasojë e emigracionit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi
Aktualitet

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet
Ekonomi

MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

28 Mars, 2026
BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?
Aktualitet

Rreth 48 000 shqiptarë morën shtetësi të BE-së gjatë 2024, të tretët pas marokenëve dhe sirianëve

28 Mars, 2026
Nga ‘like’-u te ankthi…
Aktualitet

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

27 Mars, 2026
Artikulli pas
Në pritje të burrit; gratë “e vetme” si pasojë e emigracionit

Në pritje të burrit; gratë “e vetme” si pasojë e emigracionit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pagat referencë në sektorin e turizmit, bizneset përballë presionit të punëmarrësve dhe shtetit si rregullator
Aktualitet

Pagat referencë në sektorin e turizmit, bizneset përballë presionit të punëmarrësve dhe shtetit si rregullator

Nga SkyWeb
21 Qershor, 2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka njoftuar se të gjithë tatimpaguesit e sektorit të turizmit, në kuadër të zbatimit të...

Lexo të plotë
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Kursi i këmbimit, si paraqiten valutat kryesore

5 Nëntor, 2025
ZGJEDHJET/ Durrësi dhe Elbasani nën ndikimin e grupeve kriminale, HARTA e rrezikut

ZGJEDHJET/ Durrësi dhe Elbasani nën ndikimin e grupeve kriminale, HARTA e rrezikut

11 Prill, 2025
Koha për rikthimin e funksionalitetit të AMF-së, Adela Xhemali prezanton platformën: Zgjerim i tregut të sigurimeve dhe tregut të kapitaleve

Koha për rikthimin e funksionalitetit të AMF-së, Adela Xhemali prezanton platformën: Zgjerim i tregut të sigurimeve dhe tregut të kapitaleve

18 Nëntor, 2025
Rama prezanton planin për prodhimin e mjeteve ushtarake te ish-Uzina e Autotraktorëve

Rama prezanton planin për prodhimin e mjeteve ushtarake te ish-Uzina e Autotraktorëve

28 Prill, 2025

Të Fundit

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr