• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 16 Dhjetor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Resorti strategjik në “Pashaliman”, D’Alema, italiani problematik dhe Laura Plaku e AIDA

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Shtator, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Resorti strategjik në “Pashaliman”, D’Alema, italiani problematik dhe Laura Plaku e AIDA
Share on FacebookShare on WhatsApp

Parku arkeologjik i Orikumit në Gjirin e Vlorës ofron një peizazh unik nga kodra e gjelbëruar, i rrethuar nga deti Jon, laguna e Pashalimanit dhe gadishulli i Karaburunit.

I ngritur në shekullin e VI para Lindjes së Krishtit, qyteti antik ka lënë gjurmë në histori gjatë luftës civile romake në mesin e shekullit I p.e.s, si një destinacion që shërbeu për ngjitjen e gjeneralit Jul Cesar drejt pushtetit absolut në Romë.

Për shkak të pozicionit gjeografik, gjiri buzë Karaburunit mendohet se është përdorur si bazë detare që nga antikiteti e deri në ditët e sotme.

Por tani, qeveria shqiptare synon që të ndërtojë aty një kompleks masiv turistik, i cili do të futet si ‘elefanti në dyqanin e qelqurinave’ në mesin e një zone me mbrojtje të trefishtë për shkak të vlerave të trashëgimisë kulturore, habitatit natyror dhe bazës ushtarake detare aktive të Pashalimanit.

Së fundmi, Komiteti i Investimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama i ka dhënë statusin e “investitorit strategjik” një sipërmarrësi italian për të zhvilluar projektin e një resorti turistik mbi 25 hektarë tokë publike në kufi me bazën ushtarake të Pashalimanit – një pikë kyçe për Forcën Detare shqiptare.

Sipas vendimit, gjurma e projektit i mbivendoset qytetit antik të Orikut, monument kulture i kategorisë së parë dhe lagunës në juglindje të tij, ndërsa stacionet e plazhit për klientët e resortit janë parashikuar të ndërtohen disa kilometra më tej në skajin perëndimor të gadishullit të Karaburunit – në Kepin e Shëngjergjit – gjithashtu zonë e mbrojtur si Rezervat Natyror i Menaxhuar i kategorisë IV.

“Ky projekt shkel me këmbë të gjitha ligjet e trashëgimisë natyrore dhe trashëgimisë kulturore. I shkel me këmbë të gjitha,” tha për BIRN Taulant Bino, aktivist mjedisor dhe drejtues i Shoqatës së Ornitologëve Shqiptarë, AOS. “I bie që investimi strategjik është mbi çdo ligj tjetër në Shqipëri,” shtoi ai i irrituar.

Projekti “Pashaliman Laguna Eko Resort” po zhvillohet nga kompania “Meta Resorts Albania” në pronësinë e Dante Mazzitelli, një ndërtues dhe pronar i një televizioni lokal në Bari me një histori të trazuar përballjeje me prokurorinë italiane gjatë viteve të fundit. Ai është hetuar për dyshime që lidhen me korrupsionin apo me procedura mashtruese falimenti, por në të dyja rastet, gjykata i ka hedhur poshtë akuzat.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se për ngritjen e biznesit të tij në Shqipëri, Mazzitelli është asistuar nga Laura Plaku (Saro) – drejtuese prej shtatorit të vitit 2023 e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, AIDA.

Në cilësinë e drejtoreshës së AIDA, Plaku drejton edhe Sekretariatit Teknik të Komitetit të Investimeve Strategjike. E pyetur nga BIRN, Plaku pretendoi se nuk kishte pasur marrëdhënie financiare me kompaninë e Mazzitellit dhe se nuk gjendej në konflikt interesi për pozicionin që mbante aktualisht.

Kryeministria nuk iu përgjgj pyetjeve të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi. Mazzitelli ishte i paaritshëm, ndërsa pyetjet e dërguara përmes studios përfaqësuese në Tiranë nuk morën përgjigje deri në publikimin e shkrimit.

Cënimi i bazës së Pashalimanit  

Godina e Ushtrisë në kufi me parkun arkeologjik që pritet të restaurohen. Foto: Google maps.

Baza e Pashalimanit u ndërtua në vitet ’50 në Shqipërinë komuniste, kur Bashkimi Sovjetik solli 12 nëndetëse dhe e ktheu atë në bazën e vetme detare që kontrollonte në Mesdhe. Pas prishjes së marrëdhënieve mes Tiranës dhe Moskës në vitin 1961, Pashalimani mbeti si një bazë detare ushtarake që strehonte katër nëndetëset e mbetura dhe anije të tjera të vogla.

Lidhjet në Tiranë

Gërmime arkeologjike në Orikum | Foto : Saimir Shpuza

Dante Mazzitelli, 70 vjeç, është ndër të paktët sipërmarrës të huaj që kanë fituar statusin e “investitorit strategjik” nga qeveria Rama përmes kompanisë së tij Meta Resorts Albania. E themeluar në qershor të vitit 2021 me objekt investimet në fushën e turizmit, kompania me kapital 100 lekë nuk duket të ketë kryer ndonjë aktivitet deri më tani.

Përtej Adriatikut, Mazzitelli dhe familja e tij janë të njohur si ndërtues në jugun e Italisë, si pronarë të rrjetit të hoteleve Metaresorts dhe televizionit Telebari.  Megjithatë, kompania e tyre, Construzioni Generali u përball së fundmi me një proces gjyqësor pas një hetimi të Prokurorisë së Barit që ngrinte dyshime për falimentim të qëllimshëm me zhvendosje asetesh.

Akuzat u rrëzuan në korrik 2024 nga Gjykata e Bari-t, por kjo e fundit po ashtu e detyron kompaninë e Mazzitellit të garantojë financiarisht shlyerjen e borxheve ndaj palëve të treta, pas vendimit për ristrukturimin e borxheve.

Më herët, Mazzitelli është lakuar nga mediat italiane për ndërtimet prej betoni në bregdetin e Amalfit, një proces gjyqësor lidhur me strehimin publik prej nga doli i pafajshëm si dhe për mikpritjen në vitin 2011 në hotelin e tij në Zvicër të ish-kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Italisë, Massimo D’Alema.

Mazzitelli e ka vizituar edhe më herët Shqipërinë, por gjurmët e përfshirjes së tij në biznes datojnë në vitin 2021. Sipas ekstraktit të QKB, Meta Resorts Albania është asistuar nga drejtoresha aktuale e AIDA, Laura Plaku (Saro) dhe kompania e saj e konsulencës ligjore, PCG deri në nëntor të vitit 2023, kur emri i saj është hequr si person kontakti nga kompania e Mazzitellit.

Plaku u zgjodh në krye të AIDA në shtator 2023, duke e çuar për likujdim kompaninë e saj të konsulencës, PCG. Emri i saj si person kontakti në kompaninë Meta Resorts Albania të Mazzitellit u zëvendësua me studion Haloçi të Majlinda Haloçit, një kontabiliste që shërben edhe si administratore e kompanisë së konsulencës që ish-kryeministri italian, Massimo D’Alema ka themeluar në Tiranë.

Plaku mohoi që të kishte rol në dhënien e statusit “investitor strategjik” për kompaninë Meta Resorts Albania përmes një komunikimi me mesazhe me BIRN.

“Asnjë marrëdhënie që përbën konflikt interesi për pozicionin që aktualisht kam,” shkroi ajo.

E pyetur nga BIRN nëse biznesi i Mazzitellës kishte lidhje me D’Alemën në Shqipëri, Haloçi tha se ishte konsulente dhe merrej vetëm me procedurat e detyrimeve fiskale të kompanive.

“Nuk kam status dhe as dijeni që t’ju ndihmoj me informacione të tipit kush është para apo pas,” tha ajo.

‘Rast unikal’

Kepi i Shëngjergjit në skajin perëndimor të gadishullit të Karaburunit, ku parashikohet të ndërtohen stacionet e plazhit.

I miratuar në vitin 2015 nga qeveria “Rama”, ligji për “Investimet Strategjike” ka kontribuar përgjatë një dekade në betonizimin e bregdetit të jugut me resorte rezidenciale dhe turistike nga një grup biznesmenësh të afërt me qeverinë, pa kursyer ekosistemin dhe habitatet e mbrojtura. Por impakti i “Pashaliman Laguna Eko Resort” i tejkalon projektet e mëparshme.

Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, shteti parashikon pjesmarrje në këtë investim, ndërkohë që vlerësohet se nuk do të ketë ndikim mjedisor. Projekti i studios Archea Associati i arkitektit Marco Casamonti parashikon sipas vendimit restaurim dhe rinovim të strukturave ekzistuese dhe ndërtimin e strukturave akomoduese prej druri, që do të vendosen “mbi platforma lundruese (palafitte) në Lagunën e Pashalimanit.

Marrë me shkurtime nga BIRN

*Titulli është i redaksisë

Artikulli para

Pse djathi mund të jetë potencial për të bërë turizëm?

Artikulli pas

Dimri vjen edhe për Ermal Beqirin, biznesmeni paraqitet në SPAK: Llogari për tenderët miliardësh të AKSHI pas kontrollit nga BKH te zyrat

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Fermerët gjermanë bllokojnë rrugët me traktorë, kundërshtojnë politikat e çmimeve të supermarketeve
Ekonomi

Fermerët gjermanë bllokojnë rrugët me traktorë, kundërshtojnë politikat e çmimeve të supermarketeve

15 Dhjetor, 2025
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar
Ekonomi

Shqipëria, ndër shtetet më të varura nga dërgesat e emigrantëve: 2.1 mld euro në 2024

15 Dhjetor, 2025
Mbi 500 gjoba në 48 orë, si e pësuan “karafilat” që nuk durojnë si të tjerët në radhë
Aktualitet

Mbi 500 gjoba në 48 orë, si e pësuan “karafilat” që nuk durojnë si të tjerët në radhë

15 Dhjetor, 2025
Rama në Elbasan: Dyfishohet buxheti i bujqësisë, kompensim 10% për çdo faturë të fermerëve
Ekonomi

Rama në Elbasan: Dyfishohet buxheti i bujqësisë, kompensim 10% për çdo faturë të fermerëve

15 Dhjetor, 2025
Eskpertja e “solo travel” i përgjigjet pyetjeve më të shpeshta: Çfarë duhet patur parasysh kur merrni çantën dhe..
Kryesore

STATISTIKAT/ Sa harxhojnë shqiptarët gjatë udhëtimeve jashtë

15 Dhjetor, 2025
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet
Ekonomi

Bie Euro dhe Dollari, si nis java për valutat kryesore

15 Dhjetor, 2025
Artikulli pas
Dimri vjen edhe për Ermal Beqirin, biznesmeni paraqitet në SPAK: Llogari për tenderët miliardësh të AKSHI pas kontrollit nga BKH te zyrat

Dimri vjen edhe për Ermal Beqirin, biznesmeni paraqitet në SPAK: Llogari për tenderët miliardësh të AKSHI pas kontrollit nga BKH te zyrat

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

TTW: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombëtar të Lurës për pushime dimërore
Turizëm

TTW: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombëtar të Lurës për pushime dimërore

Nga Editor
10 Dhjetor, 2025
0

Parku Kombëtar i Lurës, i vendosur në zemër të Dibrës në veri të Shqipërisë, është transformuar në një destinacion të...

Lexo të plotë
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare

Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare

20 Gusht, 2025
Deri në 150 euro, ministri Malaj zbulon se si do të ndahet bonusi i fundvitit për pensionistët

Deri në 150 euro, ministri Malaj zbulon se si do të ndahet bonusi i fundvitit për pensionistët

3 Nëntor, 2025
Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

10 Shtator, 2025
Rënia e prodhimit rrit deri 11% çmimin e vajit të ullirit, vështirësohet eksporti

Rënia e prodhimit rrit deri 11% çmimin e vajit të ullirit, vështirësohet eksporti

3 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Eurostat: 14% e të rinjve në Europë kanë braktisur arsimin

Eurostat: 14% e të rinjve në Europë kanë braktisur arsimin

15 Dhjetor, 2025
Meloni thirrje Europës: Duhet të forcojmë mbrojtjen vetë, SHBA-ja do tërhiqet

Meloni thirrje Europës: Duhet të forcojmë mbrojtjen vetë, SHBA-ja do tërhiqet

15 Dhjetor, 2025
Incidenti në ajër, JetBlue shmang për pak përplasjen me avion ushtarak amerikan

Incidenti në ajër, JetBlue shmang për pak përplasjen me avion ushtarak amerikan

15 Dhjetor, 2025
Parkinson, sëmundja që vjen nga uji? Zbulimet e reja ngrenë alarmin

Parkinson, sëmundja që vjen nga uji? Zbulimet e reja ngrenë alarmin

15 Dhjetor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr