• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 13 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Uncategorized

Dhuna iu kushton grave jo vetëm shëndetin, por i lë edhe në varfëri

Editor Nga Editor
8 Tetor, 2025
në Uncategorized
A A
0
Dhuna iu kushton grave jo vetëm shëndetin, por i lë edhe në varfëri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një studim i fundit nga Universiteti i Sidnejt ka hedhur dritë mbi një aspekt shpesh të nënvlerësuar të dhunës në familje, ndikimin e thellë dhe afatgjatë që ajo ka mbi gjendjen financiare dhe perspektivat arsimore të grave. Të dhënat tregojnë qartë se dhuna nuk ndalet vetëm tek dëmtimi fizik apo emocional ajo ndikon drejtpërdrejt në mundësitë që gratë kanë për të ndërtuar një jetë të pavarur ekonomikisht.

Sipas studimit, gratë që kanë përjetuar forma të ndryshme dhune në marrëdhëniet e tyre, përfshirë dhunën fizike, emocionale, seksuale apo ekonomike, kanë shumë më pak gjasa të marrin pjesë në tregun e punës. Konkretisht, në vitet 2021–2022, pjesëmarrja në punë për këto gra ishte 5.3 përqind më e ulët krahasuar me ato që nuk kanë përjetuar dhunë. Kjo përqindje rritet ndjeshëm në rastet kur bëhet fjalë për abuzim ekonomik, ku hendeku në punësim arrin në 9.4%.

Situata është edhe më shqetësuese për gratë me aftësi të kufizuara, të cilat përballen me shumëfish më tepër vështirësi. Në rastin e tyre, dhuna ekonomike çon në një diferencë drastike në mundësitë për punësim, me një hendek prej 13.4% në krahasim me gratë me aftësi të kufizuara që nuk kanë qenë viktima të abuzimit.

Përtej ndikimit në tregun e punës, dhuna ka pasoja të rënda edhe në aspektin arsimor. Sipas të dhënave, gratë që përjetojnë dhunë kanë 15% më pak gjasa të përfundojnë një diplomë universitare, krahasuar me bashkëmoshataret e tyre. Edhe pas tre vitesh nga përjetimi i dhunës, ndikimi nuk shuhet: gjasat për të mbaruar universitetin bien me gati 10%.

Studimi vëren gjithashtu se shpesh, burrat që ushtrojnë dhunë përdorin metoda sistematike për të penguar gratë të punojnë apo të arsimohen. Nga fshehja e çelësave të makinës, dëmtimi i mjeteve të punës, e deri tek sabotimi i intervistave për punë ose mbikëqyrja e kontakteve të tyre nëpërmjet teknologjisë, kontrolli ekonomik dhe social bëhet një armë e heshtur, por shumë efektive për t’i mbajtur gratë në varësi të plotë.

Dhuna në familje nuk është vetëm një çështje private, ajo është një problem shoqëror me pasoja të gjera, që dëmton jo vetëm gratë, por edhe ekonominë, zhvillimin dhe drejtësinë sociale në tërësi. /Skyweb.al

Etiketat: dhunagrate
Artikulli para

Raporti alarmues: Të miturit ekspozohen ndaj përmbajtjeve pornografike në Tik Tok

Artikulli pas

Si përfunduan fondet e IPARD te grupet kriminale dhe njerëzit pranë politikës, a do të hetojë SPAK?

Editor

Editor

Nga Kategoria

Hije dyshimi për “skemë” me tenderin 5.1 milionë euro të internetit, çfarë po ndodh në KPP pas shpalljes së fituesve
Uncategorized

7 milionë euro për të na marrë nën kontroll edhe firmat tona, a mund t’i besojmë AKSHIT edhe identifikimin e fundit?

9 Prill, 2026
40 minutat e heshtjes pranë Hënës
Uncategorized

40 minutat e heshtjes pranë Hënës

6 Prill, 2026
FOTO/ Njihuni me Saharanë e vogël italiane
Uncategorized

FOTO/ Njihuni me Saharanë e vogël italiane

6 Prill, 2026
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionet e SHBA të lidhur me luftën
Aviacion

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionet e SHBA të lidhur me luftën

30 Mars, 2026
Arsyeja antike 5000-vjeçare se pse ora ka 60 minuta
Uncategorized

Arsyeja antike 5000-vjeçare se pse ora ka 60 minuta

28 Mars, 2026
Shfaqja e pazakontë në Shtëpinë e Bardhë, Melania Trump nuk shoqërohet nga presidenti por nga një robot
Uncategorized

Shfaqja e pazakontë në Shtëpinë e Bardhë, Melania Trump nuk shoqërohet nga presidenti por nga një robot

26 Mars, 2026
Artikulli pas
Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD

Si përfunduan fondet e IPARD te grupet kriminale dhe njerëzit pranë politikës, a do të hetojë SPAK?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat
Aktualitet

SPAK publikon raportin për vitin 2025: U sekuestruan 45.5 milionë euro pasuri

Nga Editor
9 Mars, 2026
0

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) publikoi raportin vjetor për vitin 2025, ku thekson se korrupsioni...

Lexo të plotë
Gjermania: TikTok-u duhet të jetë në duart e evropianëve

Gjermania: TikTok-u duhet të jetë në duart e evropianëve

23 Shkurt, 2026
Nga treni elektrik, aeroporti i Vlorës e deri te nafta ‘arabe’ e Shpiragut: 10 gënjeshtrat e vitit 2025

Nga treni elektrik, aeroporti i Vlorës e deri te nafta ‘arabe’ e Shpiragut: 10 gënjeshtrat e vitit 2025

30 Dhjetor, 2025
Europa, në kërkim të “Airbus-eve” të saj

Europa, në kërkim të “Airbus-eve” të saj

31 Maj, 2025
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta

GRAFIKËT/ Si u trefishuan çmimet e apartamenteve në dy dekada në Shqipëri

20 Tetor, 2025

Të Fundit

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!

Rama paralajmeron operatorët turistik: Kujdes me çmimet, ndryshe ju ikën turistët!

13 Prill, 2026
Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina

Rama këmbëngul: Naftë pa taksa për jahtet, duhen sa më shumë marina

13 Prill, 2026
Anulohen qindra fluturime të “Lufthansa”

Anulohen qindra fluturime të “Lufthansa”

13 Prill, 2026
27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

13 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr