• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 23 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Uncategorized

7 milionë euro për të na marrë nën kontroll edhe firmat tona, a mund t’i besojmë AKSHIT edhe identifikimin e fundit?

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Prill, 2026
në Uncategorized
A A
Hije dyshimi për “skemë” me tenderin 5.1 milionë euro të internetit, çfarë po ndodh në KPP pas shpalljes së fituesve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria shqiptare po nxiton të kalojë në Kuvend projektligjin e ri “Për identifikimin elektronik dhe portofolin e identitetit digjital”, duke premtuar një epokë të re sigurie dhe modernizimi.

Por, pas premtimeve për “përafrim me BE-në”, fshihet një faturë e kripur dhe një pyetje që shqetëson çdo qytetar: a është e sigurt t’i dorëzosh identitetin tënd digjital, firmën tënde, të mos e kesh në dorën tënde, por një institucioni që ka dështuar vazhdimisht të mbrojë të dhënat tona?

Fatura: 7 milionë euro vetëm për “mirëmbajtje”

Sipas relacionit shoqërues të projektligjit, analizuar nga VNA, kostoja totale e përllogaritur për një periudhë 10-vjeçare është 703,447,485 lekë (përfshirë TVSH-në). Nëse e kthejmë me kursin aktual, kjo faturë kap vlerën e rreth 7 milionë eurove. Këto para do të shkojnë kryesisht për mirëmbajtje dhe certifikime ISO.

Ajo që të tremb më shumë është fakti se kjo shifër konsiderohet vetëm si “indikatore orientuese”. Vetë dokumenti pranon se në këtë 7-milionësh nuk janë përfshirë investimet e reja në hardware, software apo shtimi i stafit që do të administrojë portofolin. Pra, kjo është vetëm “hyrja” në një gropë financiare që mund të zgjerohet pa limit.

 

AKSHI, “kujdestari” që s’mbron dot veten

Institucioni i ngarkuar për ndërtimin dhe funksionimin e këtij portofoli është Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Këtu lind edhe paradoksi më i madh. Ndërsa ligji pretendon të rrisë “besueshmërinë në transaksionet elektronike”, historia e AKSHI-t tregon të kundërtën.

Është tashmë një fakt publik që AKSHI është nën akuzë nga SPAK si një “vatër” ku tenderat miliona eurosh kanë ngritur dyshime të forta për korrupsion dhe ndaheshin në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, siç thonë prokurorët.

Mbi të gjitha, ky është institucioni që u gjunjëzua disa herë nga sulmet e hakerave iranianë, duke nxjerrë në shesh të dhënat më sensitive të shqiptarëve, nga pagat te targat e makinave. A mund të na kenë ata nën kontroll edhe firmat?

Kontrolli i shtetit mbi firmat tona?

Projektligji i ri i jep shtetit kompetenca të gjera për të menaxhuar në distancë pajisjet e krijimit të nënshkrimeve dhe vulave elektronike.

Në një vend ku sistemet digjitale bllokohen brenda natës nga sulmet e jashtme ose keqmenaxhimi i brendshëm, ideja që shteti do të ketë në dorë “çelësat” e firmave tona është sa absurde, aq edhe e rrezikshme.

Si mund të premtohet “integritet dhe siguri” kur infrastruktura ekzistuese ka treguar se është një kullë prej letre? Përpara se të kërkohen 7 milionë euro për një “portofol digjital”, qytetarët duhet të pyeten: a jeni të gatshëm të nënshkruani me dorën e AKSHI-t?

Etiketat: akshi
Artikulli para

Tallava, salçiçe pule dhe dronë me drita mqs erdhi vera: Vangjel Tavo hap sezonin e tenderëve të qejfit dhe tarafeve në Himarë, a do të rishfaqen prodhuesit e patateve nga Buçimasi?

Artikulli pas

DRAFTI/ Shteti i jep AKSHI-t të shpartalluar nga korrupsioni dhe hakerat të gjitha sekretet e shqiptarëve, çfarë parashikon nisma 7 mln euro

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Binaj i përgjigjet Spiropalit: Zbuluam evazion të madh në bizneset e lidhura me të, na kërcënuan inspektorët dhe familjet
Uncategorized

Binaj i përgjigjet Spiropalit: Zbuluam evazion të madh në bizneset e lidhura me të, na kërcënuan inspektorët dhe familjet

20 Nëntor, 2026
Pse gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë vetëm
Uncategorized

Pse gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë vetëm

18 Tetor, 2026
“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve
Uncategorized

“Frikacak!” Marjana Koçeku akuzon Ervin Demon për dhunën ndaj studentëve

13 Tetor, 2026
Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik
Ekonomi

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik

12 Tetor, 2026
Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit
Uncategorized

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

7 Tetor, 2026
Nxënësit e shkollave po djegin Francën
Uncategorized

Nxënësit e shkollave po djegin Francën

29 Shtator, 2026
Artikulli pas
DRAFTI/ Shteti i jep AKSHI-t të shpartalluar nga korrupsioni dhe hakerat të gjitha sekretet e shqiptarëve, çfarë parashikon nisma 7 mln euro

DRAFTI/ Shteti i jep AKSHI-t të shpartalluar nga korrupsioni dhe hakerat të gjitha sekretet e shqiptarëve, çfarë parashikon nisma 7 mln euro

Të Përzgjedhura

S’janë më lodra! Koha për t’u marrë seriozisht me skuterët elektrikë para ndonjë tragjedie!
Aktualitet

S’janë më lodra! Koha për t’u marrë seriozisht me skuterët elektrikë para ndonjë tragjedie!

Nga SkyWeb
9 Maj, 2026
0

Nga skyweb.al Ndërsa gjithnjë e më shumë vende europiane po marrin masa të forta për rregullimin e përdorimit të skuterëve...

Lexo të plotë
Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë, ARRSH: Brenda qershorit hapen 7.5 km e parë me dy kalime

Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë, ARRSH: Brenda qershorit hapen 7.5 km e parë me dy kalime

1 Qershor, 2026
Zbulohet mekanizmi natyral në tru që lufton depresionin

Zbulohet mekanizmi natyral në tru që lufton depresionin

11 Prill, 2026
Bien kërkesat, Tesla ul çmimin e makinave  Cybertruck

Bien kërkesat, Tesla ul çmimin e makinave Cybertruck

20 Shkurt, 2026
A janë të 40-at “të 30-at e reja”? Debati që po ndan opinionin publik

A janë të 40-at “të 30-at e reja”? Debati që po ndan opinionin publik

30 Korrik, 2026

Të Fundit

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës

22 Nëntor, 2026
OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

22 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

22 Nëntor, 2026
AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

22 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr