• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 9 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

DRAFTI/ Shteti i jep AKSHI-t të shpartalluar nga korrupsioni dhe hakerat të gjitha sekretet e shqiptarëve, çfarë parashikon nisma 7 mln euro

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Prill, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
DRAFTI/ Shteti i jep AKSHI-t të shpartalluar nga korrupsioni dhe hakerat të gjitha sekretet e shqiptarëve, çfarë parashikon nisma 7 mln euro
Share on FacebookShare on WhatsApp
Qeveria ka dërguar në Kuvend projektligjin “Për identifikimin elektronik dhe portofolin e identitetit digjital”, duke e prezantuar si një hap drejt modernizimit dhe integrimit në Bashkimin Europian.
Në thelb, drafti i parë dhe nga Skyweb.al, premton një epokë të re ku çdo qytetar do të ketë një identitet digjital, një firmë elektronike dhe akses të plotë në shërbime pa dalë nga shtëpia. Nisma është shpallur fillimisht në vitin 2022, por u arkivua në sirtarë disa vite për t’u rikthyer tani.

Por pas këtij premtimi që tingëllon modern, fshihet një ndryshim shumë më i madh: Shteti merr në dorë “çelësat” e identitetit tonë digjital.

Sipas projektligjit, i cili ishte hedhur për konsultim vjet në qershor, çdo qytetar do të ketë një portofol digjital ku do të ruhen të dhënat personale, firma elektronike dhe çdo ndërveprim me institucionet apo bizneset.

Kjo do të thotë që kontratat, aplikimet, autorizimet dhe një pjesë e madhe e jetës ekonomike do të kalojnë në një sistem të centralizuar, me fuqi të plotë ligjore.

Fatura nuk është e vogël, por ky nuk është problemi më i madh. Vetëm për mirëmbajtje dhe certifikime për 10 vite, shteti parashikon rreth 703 milionë lekë, ose afro 7 milionë euro.

Dhe kjo është vetëm pjesa bazë. Nuk përfshihen pajisjet, zhvillimet e reja apo kostot reale të funksionimit. Me fjalë të tjera, është hyrja në një sistem që mund të kushtojë shumë më tepër.

Problemi nuk është ideja. Problemi është kush do ta administrojë këtë sistem.

Infrastruktura që do ta mbështesë këtë portofol lidhet drejtpërdrejt me Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, (AKSHI) institucioni që në vitet e fundit është kthyer në simbol të dështimeve në sigurinë digjitale dhe i përfshirë në hetime për tendera miliona eurosh nga SPAK.

Ky është i njëjti institucion që u godit nga sulmet e hakerave iranianë, duke nxjerrë në publik të dhëna të ndjeshme të shqiptarëve, nga pagat te targat e makinave.

Dhe sot, po i besohet një sistem që do të mbajë jo vetëm të dhënat, por edhe firmën tonë.

Projektligji i jep shtetit kompetenca të gjera për të menaxhuar këtë infrastrukturë dhe për të kontrolluar mënyrën si krijohen dhe përdoren firmat elektronike. Në praktikë, kjo do të thotë që firma jote nuk është më vetëm në dorën tënde, por pjesë e një sistemi që kontrollohet nga institucione publike.

Në teori, gjithçka është e sigurt, e standardizuar dhe në përputhje me Bashkimin Europian. Në praktikë, kjo kërkon një nivel sigurie dhe besueshmërie që sistemi shqiptar nuk e ka provuar ende se e zotëron.

Në një vend ku sistemet digjitale bien brenda natës nga sulmet ose keqmenaxhimi, ideja që dikush, qoftë ky AKSK-u apo AKSHI, do të mbajë “çelësat” e identitetit dhe firmës së qytetarëve nuk është thjesht ambicioze. Është një rrezik real. /skyweb.al

Etiketat: akshicelsi digjital
Artikulli para

7 milionë euro për të na marrë nën kontroll edhe firmat tona, a mund t’i besojmë AKSHIT edhe identifikimin e fundit?

Artikulli pas

Bordi i Transparenës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do tregtohen

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kriza e prodhuesve të makinave dhe një mësim për Europën: Volkswagen përballet me rënien e modelit që e bëri gjigant
Ekonomi

Kriza e prodhuesve të makinave dhe një mësim për Europën: Volkswagen përballet me rënien e modelit që e bëri gjigant

9 Korrik, 2026
Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve: Operatorët e përjashtuar s’mund të marrin pjesë në gar
Ekonomi

Tenderët me një ofertues, Kuvendi i kërkon llogari “Gjykatës së Tenderave”

9 Korrik, 2026
Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat për kontributet, ISSH ka një njoftim të rendësishëm për fermerët
Ekonomi

Kompesimi i TVSH-së për fermerët/ 258 aplikime në një javë, kërkesa e kompensimit arrin 735 mijë euro

9 Korrik, 2026
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare
Ekonomi

Çmimet bëhen të papërballueshme, ushqimet dhe qiratë zbrazin xhepat e shqiptarëve

9 Korrik, 2026
Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga turmat, histeria dixhitale krijon një imazh të rremë të Shqipërisë
Aktualitet

Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga turmat, histeria dixhitale krijon një imazh të rremë të Shqipërisë

9 Korrik, 2026
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik

8 Korrik, 2026
Artikulli pas
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Bordi i Transparenës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do tregtohen

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shkatërrohen llixhat e Bënjës, 2 mln eurot që ndryshuan rrjedhën e ujërave termale
Aktualitet

Shkatërrohen llixhat e Bënjës, 2 mln eurot që ndryshuan rrjedhën e ujërave termale

Nga SkyWeb
26 Qershor, 2026
0

Ndërhyrjet e kryera në zonën e Bënjës në Përmet dyshohet se kanë ndryshuar rrjedhën natyrore të ujërave termale, duke shkaktuar...

Lexo të plotë
Dallëndyshe Bici ikën nga IKMT, kush e zëvendëson

Dallëndyshe Bici ikën nga IKMT, kush e zëvendëson

26 Janar, 2026
Qeveria miraton rritjen e pagës minimale

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale

19 Dhjetor, 2025
AKSHI-n e vrau babëzia, Rama prezanton ADS-në si shpëtim

Rama thotë se qeveria synon pensionin mesatar 400 euro në 2029

2 Korrik, 2026
“Tregtarët ambulantë, pa detyrim për faturë tatimore“, sqaron Drejtoria e Tatimeve pas “hutisë” së inspektorëve

“Tregtarët ambulantë, pa detyrim për faturë tatimore“, sqaron Drejtoria e Tatimeve pas “hutisë” së inspektorëve

15 Korrik, 2025

Të Fundit

Cilat janë 20 vendet evropiane ku hahet pica më e mirë, përveç Italisë?

Cilat janë 20 vendet evropiane ku hahet pica më e mirë, përveç Italisë?

9 Korrik, 2026
Kriza e prodhuesve të makinave dhe një mësim për Europën: Volkswagen përballet me rënien e modelit që e bëri gjigant

Kriza e prodhuesve të makinave dhe një mësim për Europën: Volkswagen përballet me rënien e modelit që e bëri gjigant

9 Korrik, 2026
Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve: Operatorët e përjashtuar s’mund të marrin pjesë në gar

Tenderët me një ofertues, Kuvendi i kërkon llogari “Gjykatës së Tenderave”

9 Korrik, 2026
Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat për kontributet, ISSH ka një njoftim të rendësishëm për fermerët

Kompesimi i TVSH-së për fermerët/ 258 aplikime në një javë, kërkesa e kompensimit arrin 735 mijë euro

9 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr