• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Të dielën parashikohen vonesa në aeroportet e BE-së, kontroll me shenja gishtash

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Tetor, 2025
në Aviacion, Kryesore
A A
Të dielën parashikohen vonesa në aeroportet e BE-së, kontroll me shenja gishtash
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një sistem i ri sigurie në kufijtë e Bashkimit Europian, që do të regjistrojë gjurmët e gishtave dhe fotografitë biometrike të udhëtarëve, do të nisë zbatimin këtë të dielë.

Sistemi, i quajtur Entry-Exit System (EES), është projektuar për të kontrolluar automatikisht hyrjet dhe daljet nga territori i BE-së, por zbatimi i tij pritet të sjellë vonesa dhe radhë të gjata në aeroporte dhe pikat kufitare.

Sipas planit të Komisionit Europian, sistemi do të prezantohet gradualisht gjatë një periudhe gjashtëmujore, ndërsa do të bëhet plotësisht funksional më 10 prill 2026, duke zëvendësuar vulosjen manuale të pasaportave.

“Ne do të dimë kush hyn në BE, kur dhe ku. Ky është një shtyllë dixhitale e qasjes sonë të re ndaj menaxhimit të kufijve,”
– deklaroi për Financial Times komisioneri i BE-së për çështjet e brendshme, Magnus Brunner.

Autoritetet e BE-së thonë se sistemi do të ndihmojë në identifikimin e personave që qëndrojnë më shumë se lejohet, si dhe në forcimin e kontrollit të emigracionit. Por operatorët paralajmërojnë se, të paktën në fazën e parë, procedura e regjistrimit të parë do të jetë më e ngadaltë sesa kontrollet ekzistuese.

Kjo pritet të ndikojë veçanërisht te shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt BE-së nëpërmjet kufijve tokësorë, pasi do të duhet të zbresin nga automjetet për të kryer procesin e verifikimit.

Në disa vende, përfshirë Gjermaninë, sistemi do të nisë këtë fundjavë në aeroportin e Düsseldorf-it, më pas në Frankfurt e Munich, ndërsa Holanda do ta testojë në portet IJmuiden dhe Eemshaven, përpara se ta aplikojë në aeroportin Schiphol në nëntor.

Britania e Madhe, e cila nuk është pjesë e BE-së, po përgatitet gjithashtu për rradhë të gjata në pikat e kalimit drejt Europës gjatë verës së ardhshme. Departamenti i Transportit në Londër ka krijuar dy zona pritjeje në Kent për të shmangur bllokimet e trafikut drejt Eurotunnel-it dhe portit të Dover-it.

Ministri britanik për sigurinë kufitare, Alex Norris, e quajti këtë një “ndryshim të madh për udhëtarët britanikë”, ndërsa theksoi se Londra po bashkëpunon me partnerët europianë për të siguruar një tranzicion të qetë.

Për zbatimin e sistemit, qeveria britanike ka ndarë 10.5 milionë paund, ndërsa operatorët si Eurotunnel kanë investuar mbi 80 milionë paund në pikat e vetëshërbimit dhe pajisje të reja.

Sistemi EES do të zbatohet në 29 vende të zonës Shengen, përfshirë Zvicrën, Islandën, Norvegjinë dhe Lihtenshtajnin. Ai nuk do të aplikohet për personat me leje qëndrimi ose viza afatgjata të BE-së.

Pavarësisht investimeve dhe testimeve të gjata, autoritetet paralajmërojnë se muajt e parë do të jenë sfidues, derisa udhëtarët dhe strukturat kufitare të përshtaten me mënyrën e re të verifikimit.

“Askush nuk ka më justifikim për të mos qenë gati,” – deklaroi Yann Leriche, drejtori ekzekutiv i Eurotunnel, duke shtuar se skema e re do të kërkojë rreth dy minuta për çdo udhëtar, një proces që mund të shkaktojë pritje të gjata në pikat më të ngarkuara të hyrje-daljeve në BE.

Artikulli para

STUDIMI/ Qytetarët nuk besojnë me se puna e ndershme do t’u sjellë mirëqënie

Artikulli pas

Fluturimet rritje rekord, zgjerimi i linjave te reja ktheu Shqipërinë në destinacion turistik

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991
Ekonomi

Kush s’paguan tarifën e administrimit i bllokohet prona krahas kamatëvonesave

23 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Kryesore

Gati 11 milionë të huaj hynë në Shqipëri për 9 muaj, rritje edhe gjatë shtatorit

23 Tetor, 2026
KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera
Ekonomi

KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera

23 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës
Ekonomi

Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

23 Tetor, 2026
Tokën e gëzon, ai që e zapton! Kadastra do t’ju pajisë me hipotekë për pronat e rrethuara: Zbardhet vendimi
Ekonomi

LEGALIZIMET/ Ulje deri 20% të tarifës për pronarët, 50% e pagesës bëhet me bono privatizimi: Si funksionon

23 Tetor, 2026
Një histori përtej tumorit: Shëndeti, jeta dhe siguria financiare
Kryesore

Një histori përtej tumorit: Shëndeti, jeta dhe siguria financiare

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
Fluturimet rritje rekord, zgjerimi i linjave te reja ktheu Shqipërinë në destinacion turistik

Fluturimet rritje rekord, zgjerimi i linjave te reja ktheu Shqipërinë në destinacion turistik

Të Përzgjedhura

Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në mars
Ekonomi

Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në mars

Nga Editor
11 Maj, 2026
0

Raporti i kredive me probleme u rrit lehtë për marsin. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë ky tregues arriti...

Lexo të plotë
Pasuritë shtetërore, në verifikim, objektet mbi 70 vjet, mes kritereve për statusin e pasurisë kulturore

Pasuritë shtetërore, në verifikim, objektet mbi 70 vjet, mes kritereve për statusin e pasurisë kulturore

21 Gusht, 2026
Si po kthehen berberët në “psikologë” për burrat

Si po kthehen berberët në “psikologë” për burrat

10 Tetor, 2026
Sulm kibernetik në Rumani, hakeri fshin të gjithë regjistrin e pronave

Sulm kibernetik në Rumani, hakeri fshin të gjithë regjistrin e pronave

22 Korrik, 2026
Greva e fermerëve grekë, bllokohet sërish për disa orë aksi Kakavijë-Janinë

Greva e fermerëve grekë, bllokohet sërish për disa orë aksi Kakavijë-Janinë

5 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991

Kush s’paguan tarifën e administrimit i bllokohet prona krahas kamatëvonesave

23 Tetor, 2026
Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet

Euro dhe Dollari marrin pak “frymë” pas rënies për ditë me radhë kundrejt Lekut

23 Tetor, 2026
BE do të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

23 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional

Gati 11 milionë të huaj hynë në Shqipëri për 9 muaj, rritje edhe gjatë shtatorit

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr