• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Pajisjet DPI u instaluan me bujë për internet më të sigurt, por AKSK ankohet sërish për probleme me sulmet kibernetike

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Tetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
EKSKLUZIVE/ Instalimi i DPI-ve te Vodafone dhe One, flet AKSK: S’po ju përgjojmë, pajisjet i morëm BORXH në Izrael
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pavarësisht instalimit të pajisjeve të reja DPI (Deep Packet Inspection), që u prezantuan si garanci për një internet më të sigurt dhe kontroll më të fortë të rrjeteve në dëm të privatësisë së qytetarëve, Shqipëria vazhdon të mbetet nën trysninë e sulmeve kibernetike.

Sipas Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), vendi përballet mesatarisht me një goditje kibernetike çdo 3 minuta, çka tregon se kërcënimet ndaj infrastrukturës digjitale janë ende të pranishme dhe të vazhdueshme.

Drejtori i AKSK-së, Igli Tafa, në një aktivitet me përfaqësues të infrastrukturave kritike të informacionit, theksoi se problemi nuk qëndron te teknologjia, por te qeverisja kibernetike.

“Shqipëria është një vend atraktiv për krimin kibernetik. Çdo 3 minuta kemi një goditje. Nëse qeverisim mirë, mund t’i përballojmë. Kemi 50 raste të regjistruara në dhjetëmujor, por vetëm 1 apo 2 kanë prekur shërbime kritike. Nëse një institucion nuk standardizon sistemin e vet, bie i gjithë rrjeti,” u shpreh Tafa.

Sipas tij, 70 deri në 80 për qind e vështirësive lidhen me keqqeverisjen kibernetike, ku “hallka më e dobët nuk janë sistemet, por vetë njerëzit”.
Gabimet njerëzore nga punonjësit e institucioneve publike mbeten burimi kryesor i cenueshmërisë, ndërsa aktorët kibernetikë po bëhen gjithnjë e më të sofistikuar, duke depërtuar dhe qëndruar për periudha të gjata pa u zbuluar.

Në dhjetor, AKSK pritet të nisë një qasje të re ndaj kontrollit të infrastrukturave kritike, për të rritur mbikëqyrjen dhe koordinimin mes institucioneve publike dhe bankare.
Tafa paralajmëroi se “nuk mjaftojnë investimet në teknologji nëse nuk forcohet shtresa e sigurisë institucionale”, duke theksuar se mbrojtja e sigurisë kibernetike është njëkohësisht mbrojtje e ekonomisë së vendit.

Megjithë shqetësimet, Shqipëria ka bërë përparim të ndjeshëm ndërkombëtar, duke u renditur në vendin e 15-të në botë sipas Indeksit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, me një rritje prej 39 pozicionesh krahasuar me vitin 2023.
Por pavarësisht këtij rezultati, deklaratat e AKSK-së tregojnë se rreziku kibernetik mbetet real, ndërsa pajisjet DPI – që u prezantuan si garanci për mbrojtje të avancuar, nuk mjaftojnë pa një kulturë të qëndrueshme të sigurisë dhe përgjegjësie institucionale. /skyweb.al

Artikulli para

“Gjermania nuk është më si përpara!” Bie numri i shqiptarëve që shkojnë për punë

Artikulli pas

“Diella shtatzënë” me 83 fëmijë socialistë: Inteligjenca artificiale që lind kontroll politik

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi
Aktualitet

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet
Ekonomi

MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

28 Mars, 2026
BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?
Aktualitet

Rreth 48 000 shqiptarë morën shtetësi të BE-së gjatë 2024, të tretët pas marokenëve dhe sirianëve

28 Mars, 2026
Nga ‘like’-u te ankthi…
Aktualitet

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

27 Mars, 2026
Artikulli pas
Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

“Diella shtatzënë” me 83 fëmijë socialistë: Inteligjenca artificiale që lind kontroll politik

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Presidenti Begaj në Shkup: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit me Maqedoninë e Veriut dhe rrugën drejt BE
Aktualitet

Presidenti Begaj në Shkup: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit me Maqedoninë e Veriut dhe rrugën drejt BE

Nga SkyWeb
27 Shkurt, 2026
0

Shqipëria mbetet e vendosur të forcojë bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut si dy fqinje mike, partnere të besueshme dhe aleate...

Lexo të plotë
Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum

Qinglong, Albtalent, GES, Petrosolution/ Rrjeti kriminal i Bankers Petroleum që vodhi miliardat e naftës së shqiptarëve

24 Janar, 2026
Radhë të gjata, në dy ditë e tërhoqen bonusin 42 000 pensionistë

Radhë të gjata, në dy ditë e tërhoqen bonusin 42 000 pensionistë

2 Dhjetor, 2025
Aeroporti i Dubait mbyll fluturimet pas sulmeve me dron nga Irani

Aeroporti i Dubait mbyll fluturimet pas sulmeve me dron nga Irani

16 Mars, 2026
Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen

Punësimet në administratën publike kalojnë në një platformë të vetme online

20 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Alarm global: Autizmi është rritur me ritme të shpejta në 15 vitet e fundit

Alarm global: Autizmi është rritur me ritme të shpejta në 15 vitet e fundit

28 Mars, 2026
Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr