• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Paketa fiskale, të vetëpunësuarit e vërtetë nuk do të tatohen më si punonjës

Editor Nga Editor
5 Nëntor, 2025
në Ekonomi
A A
0
Paketa fiskale, të vetëpunësuarit e vërtetë nuk do të tatohen më si punonjës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në paketën fiskale 2026, projektligji i ri për disa shtesa në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” sjell ndryshime që lidhen me qartësimin e  statusit të të vetëpunësuarve për të shmangur penalizimet e padrejta, zgjerohen lehtësitë tatimore për sponsorizimet në sport e art dhe krijohen stimuj për artistët e huaj që zhvillojnë aktivitet në Shqipëri.

Ndryshimi më i rëndësishëm lidhet me zbatimin e rregullit antishmangie të tatimit mbi të ardhurat. Ligji aktual parashikon që individët e vetëpunësuar, që marrin mbi 80% të të ardhurave nga një klient i vetëm ose mbi 90% nga më pak se tre klientë, të trajtoheshin si të punësuar.

Shumë profesionistë të ndershëm që ofrojnë shërbime reale biznesi u përfshinë padrejtësisht në këtë kategori.

Tatimet e trajtonin si punonjës dhe i aplikonin normat e tatimit mbi të ardhurat nga paga që janë më të larta se ato për bizneset e vogla. Në këtë rast, ai humbte statusin e biznesit dhe duhej të paguante kontribute dhe tatim si punonjës, edhe pse punonte realisht në mënyrë të pavarur. Si rrjedhojë,  shumë profesionistë të ndershëm p.sh. programues, konsulentë, dizajnerë, juristë të pavarur penalizoheshin padrejtësisht.

Për ta saktësuar dallimin, projektligji parashikon krijimin e një Deklarate të Statusit të të Vetëpunësuarit, një vetëdeklarim që do të dorëzohet pranë drejtorive tatimore. Në këtë deklaratë, individi do të japë të dhëna për natyrën e shërbimit, mënyrën e punës, marrëdhëniet me kontraktuesit dhe kontrollin mbi produktin e punës.

Më ndryshimet e reja në paketën fiskale 2026 futet “Deklarata e Statusit të të Vetëpunësuarit”, që i lejon individit të tregojë mënyrën si punon (pajisje vetjake, orar i pavarur, kontrata shërbimi, etj.).

Nëse nga kjo deklaratë rezulton se ai realisht ushtron aktivitet të pavarur, atëherë Tatimet nuk e konsiderojnë punonjës të maskuar dhe ai do të vazhdojë të tatohet si biznes i vogël, me normë më të ulët tatimi dhe pa detyrime të plota si punonjës.

Vetëm ata që përdorin vetëpunësimin si formë shmangieje (p.sh. kompani që i regjistrojnë punonjësit si “të vetëpunësuar” për të kursyer tatime) do të rikalifikohen si të punësuar.

Administrata tatimore do të përdorë këtë informacion për të vlerësuar nëse të ardhurat burojnë nga marrëdhënie të mirëfillta biznesi apo nga punësim i maskuar. Kjo pritet të shmangë penalizimet për profesionistët realë dhe të forcojë kontrollin ndaj shmangieve tatimore.

Risia tjetër e projektligjit është zgjerimi i lehtësive fiskale për sponsorizimet në sport dhe art. Aktualisht, bizneset mund të njohin si shpenzim të zbritshëm sponsorizimet vetëm për ekipet sportive, deri në 5% të fitimit para tatimit. Me ndryshimet e reja, kjo kategori zgjerohet duke përfshirë edhe federatat sportive dhe sportistët që kanë fituar tituj për meritë, ndërsa bizneset do të kenë mundësi të zbresin trefishin e shumës së sponsorizuar. Gjithashtu, të ardhurat nga sponsorizimet do të përjashtohen nga tatimi, për të siguruar që mbështetja financiare të përdoret plotësisht për qëllimin e saj.

Një tjetër shtesë synon tërheqjen e artistëve të huaj që zhvillojnë veprimtari në Shqipëri. Artistët që nuk janë shtetas shqiptarë nuk do të konsiderohen rezidentë tatimorë për një periudhë 24-mujore, pavarësisht kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre në vend. Ky përjashtim synon të lehtësojë organizimin e koncerteve, ekspozitave dhe aktiviteteve të tjera kulturore, duke nxitur zhvillimin e industrive krijuese dhe turizmit kulturor. /Monitor

Etiketat: tatimette vetepunesuarit
Artikulli para

DOSJA/ Dalin SMS-të mes Ballukut dhe Berberit: Visi të konsideroj të afërt, merre dhe ta gëzosh!

Artikulli pas

“Ta lëmë 10 ditë që të duket sikur po vlerësojmë.” Dosja e SPAK: Si u paracaktua fituesi i tunelit të Llogarasë

Editor

Editor

Nga Kategoria

E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet
Ekonomi

MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

28 Mars, 2026
Irani po përdor pagesat me Crypto për të anashkaluar bllokimin ndërkombëtar, shkëmbimet rriten pas nisjes së luftës
Ekonomi

Irani po përdor pagesat me Crypto për të anashkaluar bllokimin ndërkombëtar, shkëmbimet rriten pas nisjes së luftës

28 Mars, 2026
Shtrenjtohen nafta dhe gazi: Bota futet në një spirale krize çmimesh të energjisë pas luftës në Iran
Ekonomi

Tajlanda merret vesh me Iranin për kalimin e tankerave të naftës në Hormuz

28 Mars, 2026
Firma e Trump në dollarin amerikan, hera e parë për një president në detyrë
Ekonomi

Firma e Trump në dollarin amerikan, hera e parë për një president në detyrë

27 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Shqiptarët rrezikojnë të mbeten pa karburante! Importuesit e naftës, letër qeverisë pas vendimit të Bordit: Çmimet nën kosto, ndërpresim shitjen me shumicë

27 Mars, 2026
Artikulli pas
“Ta lëmë 10 ditë që të duket sikur po vlerësojmë.” Dosja e SPAK: Si u paracaktua fituesi i tunelit të Llogarasë

"Ta lëmë 10 ditë që të duket sikur po vlerësojmë." Dosja e SPAK: Si u paracaktua fituesi i tunelit të Llogarasë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ngushtica e Hormuzit dhe efekti domino në ekonominë globale
OP-ED

Ngushtica e Hormuzit dhe efekti domino në ekonominë globale

Nga SkyWeb
23 Qershor, 2025
0

nga Amir Gjana Universiteti i Oklahomës Ndërkohë që tensionet në rajonin e Lindjes së Mesme vazhdojnë të përshkallëzohen, një zhvillim...

Lexo të plotë
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, Departamenti i Shtetit bën njoftimin e rëndësishëm: Çfarë ndryshon?

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, Departamenti i Shtetit bën njoftimin e rëndësishëm: Çfarë ndryshon?

11 Mars, 2026
Nga ‘like’-u te ankthi…

Nga ‘like’-u te ankthi…

20 Tetor, 2025
Janar-shkurt, tregu i sigurimeve shfaq përsëri rritje të dobët

Janar-shkurt, tregu i sigurimeve shfaq përsëri rritje të dobët

26 Mars, 2026
Njerëzit në botë po jetojnë më gjatë, por vdekjet tek të rinjtë janë rritur

Njerëzit në botë po jetojnë më gjatë, por vdekjet tek të rinjtë janë rritur

12 Tetor, 2025

Të Fundit

Pesë mënyrat e ndalimit të “scroll-it” të pafundëm të fëmijëve

Pesë mënyrat e ndalimit të “scroll-it” të pafundëm të fëmijëve

28 Mars, 2026
Arsyeja antike 5000-vjeçare se pse ora ka 60 minuta

Arsyeja antike 5000-vjeçare se pse ora ka 60 minuta

28 Mars, 2026
Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

Rama: Çdo vit, rritja e pensionit do të dyfishohet

28 Mars, 2026
“Ti mos e hap gojën fare…”/ Tension i lartë mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

“Ti mos e hap gojën fare…”/ Tension i lartë mes Ramës dhe Spiropalit, çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr