• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 28 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Njerëzit në botë po jetojnë më gjatë, por vdekjet tek të rinjtë janë rritur

Editor Editor
12 Tetor, 2025
në Aktualitet
A A
Njerëzit në botë po jetojnë më gjatë, por vdekjet tek të rinjtë janë rritur
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një raport i ri global nga Instituti për Vlerësimin e Shëndetit Global në Universitetin e Washington tregon se njerëzit sot jetojnë mesatarisht 20 vjet më gjatë se në vitin 1950. Sipas të dhënave të publikuara në revistën The Lancet, jetëgjatësia globale në vitin 2023 ishte 76.3 vjet për gratë dhe 71.5 vjet për burrat, duke u rikthyer në nivelet para pandemisë së Covid-19.

Megjithatë, përmirësimet në jetëgjatësi nuk janë të barabarta. Raporti paralajmëron për një “krizë në zhvillim” për shkak të rritjes së normave të vdekshmërisë tek adoleshentët dhe të rriturit e rinj, një trend që po sfidon përparimet globale në shëndet.

Që nga viti 1950, të 204 vendet dhe territoret e studiuara kanë shënuar rënie të ndjeshme në normat e vdekshmërisë. Covid-19, që në vitin 2021 ishte shkaku kryesor i vdekjes në botë, në vitin 2023 zbriti në vendin e 20-të. Ndërkohë, sëmundjet kardiovaskulare, si sëmundjet e zemrës dhe të trurit (p.sh. ishemia dhe goditjet në tru), janë rikthyer si shkaktarët kryesorë të vdekjeve.

Raporti thekson se vdekjet nga sëmundjet infektive si fruthi, sëmundjet diarreale dhe tuberkulozi kanë rënë ndjeshëm, ndërsa sot, dy të tretat e vdekjeve në mbarë botën janë rezultat i sëmundjeve jo të transmetueshme, si, diabeti, sëmundjet kronike të veshkave dhe alzheimeri.

“Rritja e shpejtë e popullatës së moshuar në botë, së bashku me faktorët e rinj të rrezikut, kanë hapur një epokë të re sfidash për shëndetin global,” tha drejtori i IHME, Dr. Christopher Murray. Ai shtoi se studimi është një alarm për qeveritë dhe sistemet shëndetësore që të reagojnë me strategji të reja dhe urgjente ndaj trendeve shqetësuese.

Edhe pse jetëgjatësia është rritur në të gjitha vendet, pabarazitë midis rajoneve dhe shtresave të shoqërisë mbeten të thella. Vendimet politike, investimet në shëndetësi dhe edukimi shëndetësor do të jenë vendimtare për të adresuar këtë “valë të re” sëmundjesh që po prek gjithnjë e më shumë brezat e rinj.

Njerëzit po jetojnë më gjatë, por nuk po jetojnë domosdoshmërisht më shëndetshëm. Dhe ndërsa bota përballet me një popullatë gjithnjë e më të moshuar, shëndeti i të rinjve po përkeqësohet në mënyrë shqetësuese.

Një tregues shqetësues është edhe rritja e vdekshmërisë tek të rinjtë e moshës 20 deri në 39 vjeç, kryesisht për shkak të vetëvrasjes, mbidozës së drogës dhe sasive të larta të alkoolit. /Skyweb.al

 

Etiketa: te rinjtevdekjet
Artikulli para

Nga sot, hyrja në BE do të bëhet ndryshe: Çfarë parashikon sistemi i ri i “hyrje-daljeve”

Artikulli pas

Durrësi në kolaps, bashkia harron vend-parkimet, asnjë investim për 2025-ën

Editor

Editor

Nga Kategoria

Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve
Aktualitet

Karakaçi: 36 mijë fatura të energjisë elektrike nga 2008-2013 do të falen

27 Nëntor, 2026
Qeveria zgjeron listën e kimikateve të ndaluara, shtrëngohen standardet për lodrat dhe produktet e fëmijëve
Aktualitet

Qeveria zgjeron listën e kimikateve të ndaluara, shtrëngohen standardet për lodrat dhe produktet e fëmijëve

27 Nëntor, 2026
Begaj takohet me Presidenten e Kosovës: Mbështesim statusin kandidat në BE dhe nismat ligjore për Hagën
Aktualitet

Begaj takohet me Presidenten e Kosovës: Mbështesim statusin kandidat në BE dhe nismat ligjore për Hagën

27 Nëntor, 2026
Shpërthim aksidentesh në Tiranë, Policia Rrugore e fokusuar te gjobat dhe jo te siguria
Aktualitet

Rritet ndjeshëm numri i aksidenteve në Tiranë dhe Durrës, përmirësim në qarqet e tjera

27 Nëntor, 2026
Para CASH, konserva dhe ujë, britanikët bëhen gati për “fundin e botës”
Aktualitet

Para CASH, konserva dhe ujë, britanikët bëhen gati për “fundin e botës”

27 Nëntor, 2026
Gjendet thesari mbi 2 mijë vjeçar i fiseve kelte ne Hungari
Aktualitet

Gjendet thesari mbi 2 mijë vjeçar i fiseve kelte ne Hungari

27 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Durrësi në kolaps, bashkia harron vend-parkimet, asnjë investim për 2025-ën

Durrësi në kolaps, bashkia harron vend-parkimet, asnjë investim për 2025-ën

Të Përzgjedhura

Zbulohet diamante i rrallë ngjyrë rozë, vlen miliona dollarë
Uncategorized

Zbulohet diamante i rrallë ngjyrë rozë, vlen miliona dollarë

Editor
24 Tetor, 2025
0

Një diamant gjysmë rozë e gjysmë i tejdukshëm, është zbuluar në minierën Karoëe në Botsvanëtë Afrikës së Jugut, duke tërhequr...

Lexo të plotë
Çmimet e apartamenteve te kullat e luksit në Tiranë arrijnë 10 mijë euro/m2

Çmimet e apartamenteve te kullat e luksit në Tiranë arrijnë 10 mijë euro/m2

28 Prill, 2025
Çfarë po ndodh me vdekjet prej sëmundjeve kardiovaskulare, disa shifra që nuk përputhen

Çfarë po ndodh me vdekjet prej sëmundjeve kardiovaskulare, disa shifra që nuk përputhen

4 Prill, 2025
Kërkojnë qiranë, banorët e Patos-Marinzë protestojnë para Bankers Petroleum

Kërkojnë qiranë, banorët e Patos-Marinzë protestojnë para Bankers Petroleum

22 Korrik, 2026
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Forcohen Dollari amerikan dhe Paundi britanik, si paraqitet Euro

9 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve

Karakaçi: 36 mijë fatura të energjisë elektrike nga 2008-2013 do të falen

27 Nëntor, 2026
Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

27 Nëntor, 2026
Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

27 Nëntor, 2026
Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat

Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat

27 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In