• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 27 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

TREGUESIT/ Bankat kanë para dhe kredia po rritet me ritme të kënaqshme

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se mjedisi financiar në vend vijon të mbetet i qëndrueshëm dhe likuid, me kosto të ulëta financimi dhe ritme të larta të kreditimit.

Në raportin e fundit për Politikën Monetare, institucioni thekson se efektet e lehtësimit monetar janë ndierë dukshëm në treg, duke sjellë ulje të normave të interesit dhe stabilizim të kursit të këmbimit, pas një periudhe të gjatë mbiçmimi të lekut.

Sipas të dhënave zyrtare, kredia për sektorin privat ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë tremujorit të tretë, me 13.9%krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pas zgjerimit prej 16% në gjashtëmujorin e parë. Kjo rritje është mbështetur si nga kushtet e favorshme të financimit, ashtu edhe nga rritja e kërkesës për kredi nga individët dhe bizneset.

Sipas Bankës, dinamika më e fortë e kreditimit vërehet tek familjet dhe kreditë në monedhën Lekë, ndërsa ritmi i huadhënies për bizneset është ngadalësuar disi. Megjithatë, kredia për investime ruan një nivel të lartë rritjeje, duke treguar se kompanitë po vijojnë të investojnë në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe modernizimin e aktivitetit të tyre.

“Perspektiva për kreditim mbetet pozitive”, thekson Banka e Shqipërisë, duke shtuar se treguesit financiarë tregojnë shëndet të mirë të sektorit bankar, i cili karakterizohet nga likuiditet i bollshëm dhe nivel shumë i ulët i kredive me probleme.

Sipas raportit, ndërhyrjet e Bankës në tregun valutor dhe stabiliteti në sektorin e jashtëm të ekonomisë kanë ndihmuar në zbutjen e presioneve mbi kursin e këmbimit, duke ruajtur balancën e tregjeve financiare dhe mbështetur klimën e përgjithshme të besimit në ekonomi. ./skyweb.al

Artikulli para

Shqipëria do të fotografohet nga lart, “në sitë” zhvillimet në zonat urbane dhe rurale

Artikulli pas

TENDERI/ Kompanitë e Grigor Jotit garojne me veten, AKSHI i “qeras” me 800 mijë euro: Roli i NAOL shpk

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Remont i linjës së dëmtuar nga rrëshqitja e tokës, njoftohen ndërprerje të energjisë elektrike në qarkun e Elbasanit
Ekonomi

Remont i linjës së dëmtuar nga rrëshqitja e tokës, njoftohen ndërprerje të energjisë elektrike në qarkun e Elbasanit

27 Shkurt, 2026
Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare
Aktualitet

Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare

27 Shkurt, 2026
Muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim, Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”
Aktualitet

Muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim, Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”

27 Shkurt, 2026
Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët
Ekonomi

Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët

27 Shkurt, 2026
Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi
Aktualitet

Sa është gjoba që paguani nëse nuk deklaroni paratë në kufi

27 Shkurt, 2026
Rivlerësimi i banesave pa tituj pronësie, si funksionon procedura dhe rreziqet për qytetarët
Ekonomi

Rivlerësimi i banesave pa tituj pronësie, si funksionon procedura dhe rreziqet për qytetarët

27 Shkurt, 2026
Artikulli pas
TENDERI/ Kompanitë e Grigor Jotit garojne me veten, AKSHI i “qeras” me 800 mijë euro: Roli i NAOL shpk

TENDERI/ Kompanitë e Grigor Jotit garojne me veten, AKSHI i "qeras" me 800 mijë euro: Roli i NAOL shpk

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Moti i keq, Balluku: Dy fluturime në ardhje për në Shqipëri kanë devijuar drejt Barit
Aktualitet

Moti i keq, Balluku: Dy fluturime në ardhje për në Shqipëri kanë devijuar drejt Barit

Nga Editor
6 Janar, 2026
0

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka bërë të ditur se për shkak të kushteve të pafavorshme...

Lexo të plotë
BE jep alarmin: Kafeja e Devolli Group Prince Caffe me substanca të rrezikshme. Çfarë janë Akrilamidet dhe sëmundjet që shkaktojnë, reagon kompania

Çfarë është substanca kancerogjene Acrylamide që u gjet në Prince Caffe të Devolli Corporation

2 Janar, 2026
Anglia ndalon zierjen e karavidheve të gjalla

Anglia ndalon zierjen e karavidheve të gjalla

23 Dhjetor, 2025
Një në tre evropianë përdorin Tik Tok

Një në tre evropianë përdorin Tik Tok

11 Shtator, 2025
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

A ia vlen të investosh në blerjen e pronave? Tregu mund ta ketë arritur kulmin

1 Shtator, 2025

Të Fundit

Si mund t’i lexojë inteligjenca artificiale mendimet tona?

Si mund t’i lexojë inteligjenca artificiale mendimet tona?

27 Shkurt, 2026
Pse disa njerëz ndihen të lodhur gjatë gjithë kohës?

Pse disa njerëz ndihen të lodhur gjatë gjithë kohës?

27 Shkurt, 2026
Remont i linjës së dëmtuar nga rrëshqitja e tokës, njoftohen ndërprerje të energjisë elektrike në qarkun e Elbasanit

Remont i linjës së dëmtuar nga rrëshqitja e tokës, njoftohen ndërprerje të energjisë elektrike në qarkun e Elbasanit

27 Shkurt, 2026
Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare

Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare

27 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr