• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 27 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ulja e kufirit të parasë cash, Shoqata e Bankave propozon tavan deri në 60 mijë lekë për individët

Editor Nga Editor
25 Nëntor, 2025
në Ekonomi
A A
0
Ulja e kufirit të parasë cash, Shoqata e Bankave propozon tavan deri në 60 mijë lekë për individët
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në dëgjesën e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, gjatë diskutimeve mbi paketën fiskale, Shoqata Shqiptare e Bankave paraqiti një propozim për rishikimin e kufirit të përdorimit të parasë cash nga individët.

Projektligji i ri “Për procedurat tatimore” parashikon uljen e pragut për pagesat me para në dorë ndërmjet bizneseve nga 150 000 lekë në 100 000 lekë, si dhe vendosjen e një tavanit prej 500 000 lekësh për transaksionet cash midis individëve dhe të vetëpunësuarve apo tregtarëve.

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli, kundërshtoi këtë kufi për individët, duke propozuar një tavan rreth 60 000 lekësh. Sipas tij, kufiri 500 000 lekë jo vetëm që është i pajustifikuar, por edhe rrezikon të nxisë përdorimin e mëtejshëm të parasë fizike.

“Ky është takimi ynë i parë ku po shprehemi, pasi deri më sot nuk kemi pasur kontakt të mëparshëm për mendimet dhe komentet tona. Ne vlerësojmë hapat e ndërmarrë për uljen e përdorimit të cash-it dhe në këto ndryshime është përcaktuar edhe domosdoshmëria e vendosjes së tavanit për veprimet në cash.

Dua të theksoj dy momente:

Vendosja e kanaleve alternative të pagesës është një gjë pozitive, por kemi një merak: afati deri në fund të vitit mund të jetë i parealizueshëm. Aktualisht zgjidhja e vetme është pajisja e bizneseve me POS. Ndërkohë, në strategjinë e miratuar nga Komiteti Kombëtar i Pagesave, deri në vitin 2026 do të funksionojë pagesa e menjëhershme, një alternativë më e lehtë dhe me më pak kosto.

Shqetësimi ynë është se nëse nuk jemi gati deri në fund të vitit, çfarë zgjidhje do t’u japim bizneseve? Sepse vendosja e një zgjidhjeje të përkohshme për 4 muaj rrezikon të sjellë mosrealizim të objektivit. Ne po bëjmë përpjekje për të realizuar sa më shpejt pagesën e menjëhershme.

Edhe pse nga qeveria ka vullnet për të çuar përpara nismën “cashless”, hapat dhe masat e marra nuk shkojnë në këtë drejtim. Kemi kërkuar vendosjen e tavaneve. Deri sot kemi tavan vetëm për transaksionet biznes–biznes, por jo për individët.

Për herë të parë vendoset një tavan edhe për individët. Por trajtimi i individëve dhe bizneseve në këtë mënyrë nuk ka logjikë. Për bizneset, tavanin e keni ulur nga 150 mijë në 100 mijë lekë, ndërsa për individët është vendosur 500 mijë lekë – jashtë çdo analize, eksperience dhe praktike.

Propozimi ynë është tavan për individët rreth 60 mijë lekë, për të mos nxitur rritjen e përdorimit të cash-it. Lënia e tavanit prej 500 mijë lekësh është pa sens, nuk gjejmë asnjë argument që ta justifikojë këtë”, u shpreh ai.

Etiketat: bankapara cach
Artikulli para

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Artikulli pas

Biznesi kërkon uljen në 5-7% të TVSH-së për ushqimet, a do të përkthehej kjo në çmime më të ulta?

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rivlerësimi i banesave pa tituj pronësie, si funksionon procedura dhe rreziqet për qytetarët
Ekonomi

Rivlerësimi i banesave pa tituj pronësie, si funksionon procedura dhe rreziqet për qytetarët

27 Shkurt, 2026
Merr fund spektakli i ankimimeve për tenderin 7.7 milionë euro të sistemit të Tatimeve, KPP kthen brapsht Sokol Sinanin e DataLog
Ekonomi

Merr fund spektakli i ankimimeve për tenderin 7.7 milionë euro të sistemit të Tatimeve, KPP kthen brapsht Sokol Sinanin e DataLog

27 Shkurt, 2026
Kreditimi i ekonomisë u ngadalësua në janar
Ekonomi

Kreditimi i ekonomisë u ngadalësua në janar

26 Shkurt, 2026
TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave
Ekonomi

TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

26 Shkurt, 2026
Sigal Pension rrëfen përmes një dokumentari bilancet e sukseseve të 20-vjetorit
Ekonomi

Sigal Pension rrëfen përmes një dokumentari bilancet e sukseseve të 20-vjetorit

26 Shkurt, 2026
Java nis me rënie për Euron, Dollarin dhe Paundin
Ekonomi

Dollari vazhdon rënien, si paraqitet euro në tregun valutor

26 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Nuk ndalet shtrenjtimi i ushqimeve dhe qirave në Shqipëri, vijoi rritja edhe në gusht

Biznesi kërkon uljen në 5-7% të TVSH-së për ushqimet, a do të përkthehej kjo në çmime më të ulta?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shefi i JP Morgan paralajmëron probleme të mëdha në tregun amerikan të obligacioneve për shkak të borxhit të lartë
Ekonomi

Shefi i JP Morgan paralajmëron probleme të mëdha në tregun amerikan të obligacioneve për shkak të borxhit të lartë

Nga SkyWeb
1 Qershor, 2025
0

Financial Times Kreu ekzekutiv i JPMorgan Chase, Jamie Dimon, ka bërë një paralajmërim të fortë në lidhje me gjendjen e...

Lexo të plotë
A janë bankat dixhitale zgjidhja për demokratizimin e shërbimeve bankare në Shqipëri?

A janë bankat dixhitale zgjidhja për demokratizimin e shërbimeve bankare në Shqipëri?

7 Janar, 2026
Mazniku njofton ngritjen e Akademisë së Pushtetit Lokal, kush do të futet në “shkollë”

Mazniku njofton ngritjen e Akademisë së Pushtetit Lokal, kush do të futet në “shkollë”

16 Korrik, 2025
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Aktorët e tregut paralajmërojnë një zhvlerësim të mëtejshëm të euros

10 Tetor, 2025
Si i ruajnë paratë shqiptarët? BSH: Rritje rekord e depozitave 1-mujore

Si i ruajnë paratë shqiptarët? BSH: Rritje rekord e depozitave 1-mujore

30 Shtator, 2025

Të Fundit

Rivlerësimi i banesave pa tituj pronësie, si funksionon procedura dhe rreziqet për qytetarët

Rivlerësimi i banesave pa tituj pronësie, si funksionon procedura dhe rreziqet për qytetarët

27 Shkurt, 2026
Merr fund spektakli i ankimimeve për tenderin 7.7 milionë euro të sistemit të Tatimeve, KPP kthen brapsht Sokol Sinanin e DataLog

Merr fund spektakli i ankimimeve për tenderin 7.7 milionë euro të sistemit të Tatimeve, KPP kthen brapsht Sokol Sinanin e DataLog

27 Shkurt, 2026
Sondazhi: 1 në 5 të mitur thonë se shohin përmbajtje seksuale të padëshiruara në Instagram

Risi në Instagram, prindërit do të njoftohen kur fëmijët kërkojnë për vetëvrasjen

27 Shkurt, 2026
Njëri Pastor, kush janë katër ministrat e rinj të kabinetit Rama

Njëri Pastor, kush janë katër ministrat e rinj të kabinetit Rama

27 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr