• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Të këndosh të bën mirë për shëndetin, çfarë kanë zbuluar studiuesit

Editor Nga Editor
2 Dhjetor, 2025
në Shëndet
A A
Të këndosh të bën mirë për shëndetin, çfarë kanë zbuluar studiuesit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ka ardhur ajo periudhë e vitit kur ajri mbushet me zëra engjëllorë, ose me ndonjë këngë të fuqishme festive.

Nga truri te zemra, këndimi është gjetur se sjell një gamë të gjerë përfitimesh, sidomos kur bëhet në grup. Ai afron njerëzit, forcon sistemin imunitar dhe madje ul ndjesinë e dhimbjes. A ia vlen, pra, të ngremë zërin në këngë?

“Këndimi është një akt kognitiv, fizik, emocional dhe shoqëror,” thotë Alex Street, studiues në Institutin e Kërkimeve për Muzikoterapinë në Kembrixh. Psikologët prej kohësh e dinë se njerëzit që këndojnë së bashku krijojnë një ndjenjë të fuqishme lidhjeje sociale, madje edhe më të rezervuarit bashkohen natyrshëm në këngë. Hulumtimet tregojnë se të huaj të plotë mund të krijojnë lidhje të papritura vetëm pas një ore këndimi së bashku.

Nuk është çudi që ka edhe përfitime të qarta fizike për mushkëritë dhe sistemin respirator. Disa studiues madje e përdorin këngën si terapi për persona me sëmundje të mushkërive.

Këndimi ka edhe efekte të tjera të matshme fizike. Ai përmirëson rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut. Këndimi në grup rrit funksionin imunitar në mënyra që thjesht dëgjimi i muzikës nuk mund t’i arrijë.

Nga një këndvështrim biologjik, këndimi aktivizon nervin vagus, i cili lidhet drejtpërdrejt me kordat vokale dhe muskujt e fytit. Nxjerrja e gjatë dhe e kontrolluar e frymës lëshon endorfina, të cilat lidhen me mirëqenien dhe zbutjen e dhimbjes. Ndërkohë, këndimi aktivizon një rrjet të gjerë neuronesh në të dy hemisferat e trurit, duke “ndezur” zonat që lidhen me gjuhën, lëvizjen dhe emocionet. Çka, e kombinuar me frymëmarrjen e qëllimshme, e bën një lehtësues të fuqishëm të stresit.

Ka edhe arsye të thella evolutive për këto përfitime. Antropologët besojnë se paraardhësit tanë të hershëm këndonin përpara se të flisnin, duke imituar tingujt e natyrës ose shprehur emocione. Kjo mund të ketë ndihmuar në zhvillimin e komunikimit, ritualeve dhe lidhjeve shoqërore. Street thekson se nuk është rastësi që këndimi është pjesë e pandashme e jetës njerëzore – truri dhe trupi ynë janë të stërvitur që nga lindja për t’iu përgjigjur pozitivisht këngës.

“Lullabiet këndohen për foshnjat, dhe këngët këndohen në funerale,” thotë ai. “Ne mësojmë tabelën e shumëzimit përmes ritmit, dhe alfabetin përmes melodisë.”

Por jo të gjitha format e këndimit sjellin të njëjtat përfitime. Këndimi në grup apo në kor është treguar se rrit mirëqenien psikologjike më shumë sesa këndimi vetëm. Për këtë arsye, arsimtarët kanë përdorur këngën për të nxitur bashkëpunimin, zhvillimin e gjuhës dhe rregullimin emocional tek fëmijët, shkuan BBC.

Specialistët e mjekësisë po përdorin gjithashtu këndimin për të përmirësuar jetën e personave me sëmundje kronike. Në mbarë botën, janë krijuar kore komunitare për të mbështetur njerëz me kancer, goditje cerebrale, Parkinson dhe demencë, si edhe kujdestarët e tyre. Këndimi ndihmon pacientët me Parkinson të artikulojnë më qartë.

Gjithashtu, këndimi përfaqëson një mënyrë të mirë për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm, pasi është treguar se është një stërvitje e nënvlerësuar, e ngjashme me një ecje të shpejtë. Një studim madje sugjeron se këndimi është krahasueshëm me ecjen e moderuar në një rutine stërvitore për zemrën dhe mushkëritë.

Por përfitimet nuk janë vetëm fizike. Për njerëzit me sëmundje kronike, këndimi ofron një hapësirë ku ata fokusohen te çfarë mund të bëjnë, jo çfarë nuk munden. Në një kor, kujdestarët, pacientët dhe profesionistët shëndetësorë bëhen të gjithë thjesht… këngëtarë.

Një nga grupet që përfitojnë më shumë nga këndimi janë personat me sëmundje kronike respiratore. Keir Philip, një studiues i frymëmarrjes në Imperial College London, thekson se këndimi nuk i shëron këto sëmundje, por mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës. Ai ka përdorur një program frymëmarrjeje të zhvilluar së bashku me këngëtarë profesionistë për të ndihmuar pacientët me “long Covid” – dhe rezultatet treguan përmirësim të dukshëm në cilësinë e jetës dhe vështirësitë në frymëmarrje.

Megjithatë, këndimi në grup nuk është pa rreziqe, sidomos gjatë infeksioneve. Këndimi mund të shpërndajë më shumë grimca virale në ajër, siç u pa në shpërthimet e hershme të Covid-19. Prandaj, këshilla është e thjeshtë: nëse ke një infeksion respirator, më mirë mos shko atë javë në provë.

Ndoshta përfitimi më i jashtëzakonshëm i këndimit është ndihma që i jep trurit të rikuperohet nga dëmtimet. Rasti i ish-kongresmenes amerikane Gabrielle Giffords tregon se si kënga mund të ndihmojë në rigjallërimin e aftësive të të folurit pas dëmtimeve të rënda neurologjike. Metoda të ngjashme përdoren edhe për pacientët me goditje në tru, sepse këngët mundësojnë orë të tëra përsëritjeje të domosdoshme për krijimin e rrjeteve të reja neurale.

Këndimi gjithashtu nxit neuroplasticitetin, aftësinë e trurit për t’u përshtatur dhe riorganizuar. Ka teori se mund të ndihmojë edhe personat me rënie kognitive, sepse kërkon vëmendje të qëndrueshme, gjetje fjalësh dhe memorie verbale.

Megjithatë, studiuesit thonë se duhen studime më të mëdha dhe afatgjata për të vërtetuar nëse këndimi mund të ngadalësojë rënien kognitive. /Skyweb.al

 

Etiketat: kendimshendet
Artikulli para

Dita e tretë e protestës, fermerët në Greqi nuk ndalen, paralajmërojnë bllokimin e porteve

Artikulli pas

Marrëveshja historike, “Prada” blen rivalin “Versace”

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë
Shëndet

Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë

21 Tetor, 2026
Teknologjia e ngjashme me ChatGPT analizon ADN-në për të zbuluar rrezikun e goditjes në tru
Shëndet

Teknologjia e ngjashme me ChatGPT analizon ADN-në për të zbuluar rrezikun e goditjes në tru

20 Tetor, 2026
A ndikon lagjja ku jetoni në rrezikun e demencës? Studimi thotë po
Shëndet

A ndikon lagjja ku jetoni në rrezikun e demencës? Studimi thotë po

20 Tetor, 2026
Zbulim premtues kundër kancerit, si nanopjesëzat rikthejnë imunitetin dhe godasin tumorin
Shëndet

Zbulim premtues kundër kancerit, si nanopjesëzat rikthejnë imunitetin dhe godasin tumorin

20 Tetor, 2026
Sindikatat e BE kërkojnë ligj për mbrojtjen e grave në menopauzë në vendin e punës
Shëndet

Sindikatat e BE kërkojnë ligj për mbrojtjen e grave në menopauzë në vendin e punës

19 Tetor, 2026
A mund të rigjenerohet muskuli i zemrës pas një infarkti? Shkenca avancon me kërkime premtuese
Shëndet

A mund të rigjenerohet muskuli i zemrës pas një infarkti? Shkenca avancon me kërkime premtuese

19 Tetor, 2026
Artikulli pas
Marrëveshja historike, “Prada” blen rivalin “Versace”

Marrëveshja historike, "Prada" blen rivalin "Versace"

Të Përzgjedhura

U paracaktua? Firma nga Bishqethemi fiton tenderin për Spitalin Lushnje, nga 12 firma në garë 11 u skualifikuan!
Aktualitet

U paracaktua? Firma nga Bishqethemi fiton tenderin për Spitalin Lushnje, nga 12 firma në garë 11 u skualifikuan!

Nga SkyWeb
2 Maj, 2025
0

Një firmë nga fshati Bishqethem ka fituar një tender të majmë për rikonstruksionin e Spitalit Lushnje. Ka dyshime të forta...

Lexo të plotë
Air Albania nis fluturimet Tiranë-Vjenë

Air Albania në krizë të thellë financiare, njoftohet anulimi i fluturimeve në Slloveni

18 Gusht, 2025
Bujqësia dorëzohet, eksportet e zarzavateve ranë me 33%, importet rriten 23% në dymujor

Bujqësia dorëzohet, eksportet e zarzavateve ranë me 33%, importet rriten 23% në dymujor

7 Prill, 2026
Aeroporti Schiphol në Amsterdam paralizohet nga bora, qindra fluturime të anuluara

Aeroporti Schiphol në Amsterdam paralizohet nga bora, qindra fluturime të anuluara

6 Janar, 2026
Anketa: 70% e remitancave vijnë jashtë kanaleve zyrtare

Anketa: 70% e remitancave vijnë jashtë kanaleve zyrtare

6 Janar, 2026

Të Fundit

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr