• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 26 Nëntor, 2026
  • Login
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
No Result
View All Result
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
No Result
View All Result
SkyWeb.al
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Masat e BSH-së “s’pijnë ujë”, kreditimi i bankave te pasuritë e paluajtshme me shifra rekord

SkyWeb by SkyWeb
5 Janar, 2026
in Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
Kullat me stadium, Nikolin Jaka dhe Alban Peza do të ndërtojnë projektin e ri te “Selman Stërmasi”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sektori i pasurive të paluajtshme po vijon të thithë nivele të larta financimi nga sistemi bankar, duke shënuar rekorde historike edhe në një periudhë kur Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë për të frenuar huamarrjen dhe për të ulur rreziqet në këtë treg.

Të dhënat për Nëntorin 2025 tregojnë se kreditë e reja për pasuritë e paluajtshme arritën në 2.83 miliardë lekë (30 milionë euro), nga 487.6 milionë lekë një vit më parë, më shumë se pesëfishim në baza vjetore.

Kjo rritje nuk është episodike, por vijon prej disa vitesh, duke e kthyer ndërtimin dhe zhvillimin imobiliar në një nga sektorët më të financuar të ekonomisë.

Ritmet e larta të kreditimit kanë nxitur shqetësime për mbivlerësim të tregut dhe ekspozim të shtuar të familjeve dhe bankave ndaj rreziqeve financiare.

Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë miratoi në muajin maj dhe vuri në fuqi në korrik 2025 një paketë masash shtrënguese për kreditimin e banesave, duke vendosur kufij të qartë si për shumën e kredisë, ashtu edhe për raportin mes këstit mujor dhe të ardhurave të qytetarëve. Me këto rregulla të reja, qytetarët nuk mund të marrin më kredi të pakufizuara për blerjen e një shtëpie.

Për blerjen e banesës së parë në lekë, bankat mund të financojnë maksimumi 85 për qind të vlerës së pasurisë, ndërsa për banesën e dytë tavani zbret në 80 për qind.

Kjo do të thotë se blerësit duhet të sigurojnë një pjesë më të madhe të kapitalit nga kursimet e tyre. Kufizime edhe më të rrepta janë vendosur për kreditë në valutë, ku financimi maksimal është 75 për qind për shtëpinë e parë dhe 70 për qind për shtëpinë e dytë, me synimin për të ulur rrezikun nga luhatjet e kursit të këmbimit.

Përveç kufijve të financimit, Banka e Shqipërisë ka vendosur edhe tavane për këstin mujor të kredisë në raport me të ardhurat. Për kreditë në lekë, kësti nuk mund të kalojë 40 për qind të të ardhurave mujore për shtëpinë e parë dhe 35 për qind për të dytën. Për kreditë në valutë, këto kufij janë përkatësisht 35 dhe 30 për qind.

Sipas Bankës së Shqipërisë, këto masa synojnë të parandalojnë mbingarkimin e familjeve me borxhe, të ruajnë stabilitetin e sektorit bankar dhe të sigurojnë një zhvillim më të qëndrueshëm të tregut të pasurive të paluajtshme. Megjithatë, të dhënat e fundit tregojnë se, pavarësisht frenimit rregullator, flukset e kredive drejt këtij sektori mbeten të larta.

Në kushtet kur fuqia blerëse e qytetarëve është e kufizuar dhe çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, blerja e një shtëpie me kredi kërkon gjithnjë e më shumë kapital vetjak dhe përllogaritje të kujdesshme të buxhetit familjar, ndërsa qëndrueshmëria afatgjatë e këtij modeli mbetet nën vëzhgim. /skyweb.al

Tags: krediakullashqiperi
Previous Post

“Mafia” e ilaçeve, KLSH zbërthen masakrën e FSDKSH-së më paratë dhe shëndetin e shqiptarëve

Next Post

IRONIA/Qeveria shpall regjistrin e verës pas “avullimit” të kantinës luksoze të Ergys Agasit nën hundën e doganave

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

GJURMA/ Projekti qeverisë për rrugë me 4 korsi për hyrje nga veriu në Tiranë, shmanget Kamza
Ekonomi

GJURMA/ Projekti qeverisë për rrugë me 4 korsi për hyrje nga veriu në Tiranë, shmanget Kamza

25 Nëntor, 2026
Familjet rrisin me 18,3% konsumin e energjisë, Shqipëria mbetet importuese neto pavarësisht rritjes së prodhimit
Ekonomi

Familjet rrisin me 18,3% konsumin e energjisë, Shqipëria mbetet importuese neto pavarësisht rritjes së prodhimit

25 Nëntor, 2026
Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat
Ekonomi

ENERGJIA/ Fotovoltaikët kalojnë në prodhim HEC-et private, Shqipëria hedh hap të rendësishëm në drejt të diversifikimit të burimeve

25 Nëntor, 2026
Priten reshje intensive, Mbrojtja Civile paralajmëron përmbytje në disa zona: Qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme
Aktualitet

Priten reshje intensive, Mbrojtja Civile paralajmëron përmbytje në disa zona: Qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme

25 Nëntor, 2026
Albsig, 22 vite në krah të klientëve, me besim, siguri dhe përkushtim
Ekonomi

Albsig, 22 vite në krah të klientëve, me besim, siguri dhe përkushtim

25 Nëntor, 2026
“Shkrin” Argjendi, humbet 67% të vlerës në më pak se një vit! Rënia më e fortë se gjatë krizës së 2008-s
Ekonomi

“Shkrin” Argjendi, humbet 67% të vlerës në më pak se një vit! Rënia më e fortë se gjatë krizës së 2008-s

25 Nëntor, 2026
Next Post
Si u zhdukën nën hundën e doganave verërat 100-vjeçare të Ergys Agasit, Dorian Doka i doganave hesht

IRONIA/Qeveria shpall regjistrin e verës pas “avullimit” të kantinës luksoze të Ergys Agasit nën hundën e doganave

Të Përzgjedhura

Të tunduar nga ushqimet para gjumit? Pse ndodh dhe si ta frenoni dëshirën për të ngrënë
Shëndet

Të tunduar nga ushqimet para gjumit? Pse ndodh dhe si ta frenoni dëshirën për të ngrënë

by Editor
8 Nëntor, 2026
0

Edhe pasi kanë konsumuar një darkë të bollshme, shumë njerëz ndiejnë dëshirën për të ngrënë diçka tjetër vetëm pak kohë...

Read more
Media amerikane: Shqipëria ofron plazhe në Adriatik e Jon dhe shtigje malore

Media amerikane: Shqipëria ofron plazhe në Adriatik e Jon dhe shtigje malore

26 Qershor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional

Aeroporti i Tiranës kryeson në Europë për rritjen e pasagjerëve! Rritje 23.3% në tremujorin e tretë të vitit

18 Nëntor, 2026
STUDIMI/ Një gotë në mesditë mund të të “godasë” më fort se në darkë, çfarë i ndodh trupit

STUDIMI/ Një gotë në mesditë mund të të “godasë” më fort se në darkë, çfarë i ndodh trupit

26 Korrik, 2026
Epoka e kartës SIM drejt fundit, Apple nis revolucionin me iPhone Air 17

Epoka e kartës SIM drejt fundit, Apple nis revolucionin me iPhone Air 17

12 Shtator, 2025

Të Fundit

Çfarë tregon frekuenca e urinimit për shëndetin tuaj?

Çfarë tregon frekuenca e urinimit për shëndetin tuaj?

25 Nëntor, 2026
Përpjekjet e SHBA për të ulur çmimet e ilaçeve mund të sjellin pritje më të gjata për pacientët evropianë

Parlamenti Europian miraton rregullat e reja për barnat, çfarë pritet të ndryshojë?

25 Nëntor, 2026
Greqia drejt një rekordi të ri, turistët shpenzuan 22 miliardë euro në nëntë muaj

Greqia drejt një rekordi të ri, turistët shpenzuan 22 miliardë euro në nëntë muaj

25 Nëntor, 2026
GJURMA/ Projekti qeverisë për rrugë me 4 korsi për hyrje nga veriu në Tiranë, shmanget Kamza

GJURMA/ Projekti qeverisë për rrugë me 4 korsi për hyrje nga veriu në Tiranë, shmanget Kamza

25 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In