• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

STUDIMI/ Një gotë në mesditë mund të të “godasë” më fort se në darkë, çfarë i ndodh trupit

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Korrik, 2026
në Shëndet, Turizëm
A A
STUDIMI/ Një gotë në mesditë mund të të “godasë” më fort se në darkë, çfarë i ndodh trupit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një birrë e ftohtë në plazh apo një koktej gjatë drekës mund të duket pjesë normale e verës, por konsumimi i alkoolit gjatë ditës ka disa efekte që mund të jenë më të forta se sa mendohet.

Ekspertët paralajmërojnë se kombinimi i alkoolit me vapën, ekspozimin në diell dhe mungesën e ushqimit mund të përshpejtojë dehidratimin dhe dehjen.

Psikiatri Akhil Anand, nga Cleveland Clinic, shpjegon se gjatë ditës njerëzit kanë më pak “sinjale” që i bëjnë të ndalojnë së piri, ndryshe nga mbrëmja kur vakti apo afrimi i orës së gjumit kufizon natyrshëm konsumimin.

Një tjetër problem është se pirja gjatë ditës shpesh shoqërohet me vakte të çrregullta ose me stomak bosh.

Në këto kushte, alkooli përthithet më shpejt dhe dehja mund të vijë më herët dhe të jetë më intensive.

Vapa e verës e shton problemin. Djersitja largon lëngje, natrium dhe minerale, ndërsa alkooli vepron si diuretik dhe shton humbjen e lëngjeve.

Sipas Sarah Andrews, nga Johns Hopkins Medicine, dehidratimi mund të përkeqësojë lodhjen, marramendjen, të përzierat dhe ndjesinë e çorientimit.

Kjo është edhe arsyeja pse një gotë që duket “e lehtë” në mesditë mund të shoqërohet me dhimbje koke dhe tharje të gojës që në orët e pasdites.

Danesh Alam, specialist i varësive në Northwestern Medicine, paralajmëron se një drekë me alkool mund të përfundojë me simptoma të plota të hangover-it para darkës.

Ekspertët këshillojnë të pihet ujë paralelisht me alkoolin, të konsumohet ushqim dhe të shmangen pijet me shumë sheqer.

Efektet nuk janë vetëm fizike.

Dehidratimi, rrahjet e shpejta të zemrës, marramendja apo dridhjet e lehta mund të interpretohen nga truri si shenja rreziku, duke shkaktuar nervozizëm dhe ankth.

Ky fenomen njihet shpesh si “hang-xiety”, kombinim i hangover-it me ankthin, dhe mund të jetë më i fortë pas konsumimit të alkoolit gjatë ditës.

Edhe ideja se pirja herët nuk ndikon te gjumi është e gabuar.

Alkooli gjatë pasdites mund të shkaktojë përgjumje të hershme, të prishë ritmin cirkadian dhe më pas të vështirësojë gjumin gjatë natës.

Edhe kur personi nuk fle pasdite, metabolizimi i alkoolit mund të sjellë zgjime të papritura gjatë natës.

Ekspertët rekomandojnë që mes pijes së fundit alkoolike dhe gjumit të ketë të paktën tre deri në katër orë.

Uji, ushqimi dhe kufizimi i sasisë mbeten mënyra më e mirë për të reduktuar efektet e alkoolit, sidomos në ditët e nxehta të verës. /skyweb.al

Artikulli para

Dosja e 3 zyrtarëve të AMP-së del ‘Nul’ në gjykatë. Apeli revokon masat për shefin e AMP Korçë dhe dy vartësit…

Artikulli pas

Njeriu që futi minibarët në hotele, ideja që ndryshoi industrinë e mikpritjes

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje
Shëndet

Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje

25 Tetor, 2026
Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend
Turizëm

Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend

25 Tetor, 2026
Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët
Turizëm

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

25 Tetor, 2026
Vaksina kundër kancerit e Moderna jep rezultate premtuese, por zhgënjen pritshmëritë e investitorëve
Shëndet

Vaksina kundër kancerit e Moderna jep rezultate premtuese, por zhgënjen pritshmëritë e investitorëve

24 Tetor, 2026
Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale
Shëndet

Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale

23 Tetor, 2026
Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës
Shëndet

Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
Njeriu që futi minibarët në hotele, ideja që ndryshoi industrinë e mikpritjes

Njeriu që futi minibarët në hotele, ideja që ndryshoi industrinë e mikpritjes

Të Përzgjedhura

Pse gripi është kaq i keq këtë vit?
Shëndet

Pse gripi është kaq i keq këtë vit?

Nga Editor
16 Janar, 2026
0

Sezoni aktual i gripit po rezulton të jetë një nga më të ashpërit në vitet e fundit, jo vetëm me...

Lexo të plotë
Grevë në Aeroportin e Brukselit, pritet përgjysmimi i fluturimeve në 12 maj

Grevë në Aeroportin e Brukselit, pritet përgjysmimi i fluturimeve në 12 maj

5 Maj, 2026
“Express”: Shqipëria, vendi evropian “më i mirë se Maldivet”, vetëm tre orë larg nga Britania e Madhe

“Express”: Shqipëria, vendi evropian “më i mirë se Maldivet”, vetëm tre orë larg nga Britania e Madhe

7 Prill, 2026
FOTO LAJM/ Direkt nga aeroporti në protestë, pamje të pazakonta të turistëve sot në Tiranë

FOTO LAJM/ Direkt nga aeroporti në protestë, pamje të pazakonta të turistëve sot në Tiranë

14 Qershor, 2026
Monedha e re 1-dollarëshe me  fytyrën e Trump del në qarkullim në SHBA

Monedha e re 1-dollarëshe me fytyrën e Trump del në qarkullim në SHBA

2 Shtator, 2026

Të Fundit

Greqia merr masat për shtrenjtimin e jetesës, ulen çmimet në mbi 1,500 produkte në supermarkete

Ndodh e jashtëzakonshmja: Supermarketet ulen çmimet e ushqimeve, por në janar pritet kthesa

25 Tetor, 2026
Banka Botërore plan 19 mld USD për mineralet e rralla, bashkëpunim me 20 vende

Banka Botërore plan 19 mld USD për mineralet e rralla, bashkëpunim me 20 vende

25 Tetor, 2026
Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje

Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje

25 Tetor, 2026
Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend

Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend

25 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr