• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Njeriu që futi minibarët në hotele, ideja që ndryshoi industrinë e mikpritjes

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Korrik, 2026
në Kryesore, Turizëm
A A
Njeriu që futi minibarët në hotele, ideja që ndryshoi industrinë e mikpritjes
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një shishe e vogël uiski në një avion do të bëhej pikënisja e një ideje që ndryshoi përgjithmonë mënyrën si funksionojnë hotelet luksoze.

Në vitin 1974, Robert Arnold, atëherë drejtues i sektorit të ushqimit dhe pijeve në Hilton Hong Kong, mendoi se e njëjta shishe 50 ml që i shërbehej një pasagjeri në avion mund të vendosej edhe në dhomën e një hoteli.

Ideja ishte e thjeshtë: Klienti të mos kishte nevojë të zbriste në bar apo të telefononte room service sa herë dëshironte një pije ose një ushqim të vogël.

Teknologjia për frigoriferët e vegjël ekzistonte tashmë. Që prej vitit 1963, kompania gjermane Siegas kishte zhvilluar frigoriferë të vegjël dhe pothuajse pa zhurmë, të përshtatshëm për dhomat e hoteleve.

Arnold vendosi t’i mbushte ata jo vetëm me ujë, por edhe me pije freskuese, arra, çokollata dhe shishe të vogla alkooli. Eksperimenti nisi në Hilton Hong Kong dhe më pas u shtri në rreth 800 dhomat e hotelit.

Në fillim sistemi funksiononte kryesisht mbi bazën e besimit: Klientët deklaronin në check-out produktet që kishin konsumuar. Më vonë, stafi nisi të kontrollonte çdo ditë përmbajtjen e frigoriferëve dhe produktet e marra i shtoheshin automatikisht faturës.

Rezultati ishte mbresëlënës. Sipas të dhënave të publikuara për eksperimentin, përfitueshmëria e përgjithshme e Hilton Hong Kong u rrit me rreth 5%.

Fillimisht konkurrentët dyshonin nëse klientët do të paguanin shumëfishin e çmimit normal për një shishe ujë apo një pije.

Por suksesi tregoi se minibari nuk shiste thjesht produkte. Ai shiste kohë, komoditet dhe privatësi. Një klient mund të pinte një uiski në orën dy të mëngjesit apo të hante një çokollatë pa telefonuar askënd dhe pa dalë nga dhoma.

Pikërisht kjo ndjenjë kontrolli dhe privatësie e bëri minibar-in një nga shërbimet më fitimprurëse të industrisë hoteliere për dekada.

Marzhet e fitimit ishin të larta, pasi uji, pijet freskuese dhe sidomos alkooli shiteshin disa herë më shtrenjtë sesa jashtë hotelit.

Në hotelet e mëdha, të ardhurat nga minibarët mund të arrinin në qindra mijëra euro apo dollarë në vit.

Sot roli i minibarit është dobësuar për shkak të aplikacioneve të delivery-t, dyqaneve pranë recepsionit dhe ujit falas që ofrojnë shumë hotele.

Megjithatë, në segmentin luksoz ai vazhdon të mbetet simbol i komoditetit dhe lirisë së klientit.

Robert Arnold, i cili më pas zhvilloi një karrierë të gjatë në kompani si Hilton, InterContinental, Oberoi International dhe The Leading Hotels of the World, mbetet njeriu që kuptoi herët se ndonjëherë luksi më i madh është thjesht të mos kesh nevojë të dalësh nga dhoma.

Etiketat: minibar
Artikulli para

STUDIMI/ Një gotë në mesditë mund të të “godasë” më fort se në darkë, çfarë i ndodh trupit

Artikulli pas

Kaos në Gatwick, aeroporti mbetet pa ujë: Probleme me tualetet, mbyllen restorante dhe bare

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend
Turizëm

Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend

25 Tetor, 2026
Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët
Turizëm

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

25 Tetor, 2026
Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!
Aktualitet

Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

25 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Ekonomi

Kredi për tarifat e universitetit dhe jetesën, studentët kanë afat deri më 4 nëntor për të aplikuar

25 Tetor, 2026
Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 
Ekonomi

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
DRAFTI/ Kaosi me pronat, Kadastrës i lejohet të anulojë aktet e veta pa shkuar në Gjykatë: Bllokohen shitjet dhe kompensimet
Ekonomi

Procedurat, si të ndani pronën me të afërmit përmes e-Albania

24 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kaos në Gatwick, aeroporti mbetet pa ujë: Probleme me tualetet, mbyllen restorante dhe bare

Kaos në Gatwick, aeroporti mbetet pa ujë: Probleme me tualetet, mbyllen restorante dhe bare

Të Përzgjedhura

Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim
Ekonomi

Sherri për pronat, Kadastra shpjegon çfarë duhet të bëni gjatë gjyqit

Nga SkyWeb
2 Shtator, 2026
0

Qytetarët që janë përfshirë në një proces gjyqësor për një pronë duhet të regjistrojnë kërkesë-padinë edhe në Regjistrin e Pasurive...

Lexo të plotë
Italia e merr seriozisht, hap qendrën e parë për trajtimin e varësisë nga rrjetet sociale

Italia e merr seriozisht, hap qendrën e parë për trajtimin e varësisë nga rrjetet sociale

23 Korrik, 2026
Bitcoin i rikthehet rritjes së fortë, kalon mbi 103 000 USD

Tatimet do të monitorojnë në kohë reale të gjitha transaksionet në kriptomonedha

19 Korrik, 2026
Rama, ultimatum kryebashkiakëve: Brenda tetorit, gati hartat për Paketën e Maleve!

Rama, ultimatum kryebashkiakëve: Brenda tetorit, gati hartat për Paketën e Maleve!

23 Tetor, 2025
Nga faturat e energjisë deri te ushqimi në restorant, qyteti europian ku paguhet me Bitcoin

Nga faturat e energjisë deri te ushqimi në restorant, qyteti europian ku paguhet me Bitcoin

12 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Greqia merr masat për shtrenjtimin e jetesës, ulen çmimet në mbi 1,500 produkte në supermarkete

Ndodh e jashtëzakonshmja: Supermarketet ulen çmimet e ushqimeve, por në janar pritet kthesa

25 Tetor, 2026
Banka Botërore plan 19 mld USD për mineralet e rralla, bashkëpunim me 20 vende

Banka Botërore plan 19 mld USD për mineralet e rralla, bashkëpunim me 20 vende

25 Tetor, 2026
Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje

Pse njerëzit po i trajtojnë qentë si fëmijë? Shkencëtarët e kanë një përgjigje

25 Tetor, 2026
Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend

Një treg miliardash, si u rikthye Tiramisuja në trend

25 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr