• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 23 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

“Barku i birrës” lidhet drejtpërdrejt me dëmtimet e zemrës te meshkujt

Editor Nga Editor
6 Dhjetor, 2025
në Shëndet
A A
0
“Barku i birrës” lidhet drejtpërdrejt me dëmtimet e zemrës te meshkujt
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një studim i ri i publikuar nga Radiological Society of North America (RSNA) ka zbuluar se dhjami i grumbulluar në zonën e barkut – i njohur zakonisht si “bark birre” – përfaqëson një rrezik shumë më të madh për zemrën sesa mbipesha e zakonshme. Studiuesit analizuan imazhe të zemrës me rezonancë magnetike (MRI) tek më shumë se 2,200 të rritur të moshave 46 deri në 78 vjeç, të gjithë pa sëmundje të njohura kardiovaskulare, dhe zbuluan se forma e trupit është më përcaktuese për rrezikun kardiak sesa pesha në total.

Sipas studimit, obeziteti abdominal, matje e përcaktuar nga raporti bel-vathë (WHR)  lidhet me ndryshime shqetësuese në strukturën e zemrës. Tek individët me bark të theksuar, muskulatura e zemrës rezulton më e trashë, ndërsa dhomat e brendshme të saj janë më të vogla, çka kufizon sasinë e gjakut që zemra mund të pompojë. Këto ndryshime strukturore njihen si “rimodelim kardiak” dhe konsiderohen pararendëse të dështimit të zemrës.

Ndikimi është dukshëm më i fortë tek meshkujt. Studiuesit vënë në dukje se burrat kanë prirje biologjike për të depozituar dhjamin në zonën e barkut dhe, ndryshe nga gratë, nuk përfitojnë nga mbrojtja hormonale që ofron estrogjeni. Kjo bën që rreziku kardiovaskular nga barku i birrës të jetë më i lartë dhe dëmtimet e zemrës më të theksuara.

Studimi nënvizon gjithashtu se BMI, matja më e përdorur sot për të vlerësuar mbipeshën, nuk është tregues i mjaftueshëm për të kuptuar rrezikun e vërtetë kardiak. Dy persona me të njëjtin BMI mund të kenë rreziqe shumë të ndryshme, në varësi të shpërndarjes së dhjamit. Dhjami viscerale, ai që rrethon organet e brendshme në zonën e barkut, është veçanërisht i rrezikshëm për shkak se prodhon substanca inflamatore që dëmtojnë zemrën dhe enët e gjakut.

Ekspertët rekomandojnë që njerëzit të mos mjaftohen me matjen e peshës trupore, por të matin rregullisht belin dhe raportin bel-vathë. Aktiviteti fizik, ushqimi i balancuar dhe ulja e konsumit të alkoolit janë mënyrat më të mira për të reduktuar dhjamin abdominal dhe për të mbrojtur zemrën.

Studimi rikujton se barku i birrës nuk është thjesht një shqetësim estetik: është një sinjal i qartë se zemra mund të jetë në rrezik. Në veçanti për meshkujt, mbajtja nën kontroll e dhjamit abdominal është një nga hapat më të rëndësishëm për të ruajtur shëndetin kardiovaskular.

Etiketat: mbipeshazemra
Artikulli para

Çfarë është protesta e pizhamave në aeroportet amerikane dhe pse po ndodh ajo

Artikulli pas

Express: Për pushime të paharrueshme, vizitoni Rivierën Shqiptare!

Editor

Editor

Nga Kategoria

Studimi zbulon rolin e gjeneve në abortet spontane
Shëndet

Studimi zbulon rolin e gjeneve në abortet spontane

23 Janar, 2026
Lloji më i rrallë i gjakut në botë që shkencëtarët po përpiqen ta krijojnë në laborator
Shëndet

Lloji më i rrallë i gjakut në botë që shkencëtarët po përpiqen ta krijojnë në laborator

23 Janar, 2026
E përdorni për dhimbje koke, por shkencëtarët kanë zbuluar “efektet magjike” të ibuprofenit për kancerin
Shëndet

E përdorni për dhimbje koke, por shkencëtarët kanë zbuluar “efektet magjike” të ibuprofenit për kancerin

22 Janar, 2026
Ataku në zemër, shenjat që i jep një javë para
Shëndet

Ataku në zemër, shenjat që i jep një javë para

22 Janar, 2026
Ç’ndodh me trupin kur rritemi? Foshnjat lindin me më shumë kocka
Shëndet

Ç’ndodh me trupin kur rritemi? Foshnjat lindin me më shumë kocka

22 Janar, 2026
Ushqyerja përgjatë jetës, çfarë i nevojitet trupit sipas moshës
Shëndet

Ushqyerja përgjatë jetës, çfarë i nevojitet trupit sipas moshës

21 Janar, 2026
Artikulli pas
Express: Për pushime të paharrueshme, vizitoni Rivierën Shqiptare!

Express: Për pushime të paharrueshme, vizitoni Rivierën Shqiptare!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shitjet në krizë, Tesla prezanton automjetin e ri elektrik
Uncategorized

Shitjet në krizë, Tesla prezanton automjetin e ri elektrik

Nga Editor
7 Tetor, 2025
0

Tesla ka njoftuar se do të prezantojë një version më të përballueshëm të automjtetit të saj SUV më të shitur,...

Lexo të plotë
Grekë që bëjnë pushime në Shqipëri/ “Stereotipi i një armiqësie midis shqiptarëve dhe grekëve u shkatërrua”

Grekë që bëjnë pushime në Shqipëri/ “Stereotipi i një armiqësie midis shqiptarëve dhe grekëve u shkatërrua”

6 Shtator, 2025
Pastrimi i parave, kompanitë e ndërtimit nuk raportojnë rastet e dyshimta, ulet vigjilenca në banka

Pastrimi i parave, kompanitë e ndërtimit nuk raportojnë rastet e dyshimta, ulet vigjilenca në banka

7 Prill, 2025
Shteti mbulon deri në 50% të investimit për agroturizëm, skema e re e subvencioneve për fermerët

Shteti mbulon deri në 50% të investimit për agroturizëm, skema e re e subvencioneve për fermerët

9 Korrik, 2025
FOTO/ Divjakë-Karavasta parku më i vizituar nga turistët, 428 mijë në 10 muaj

FOTO/ Divjakë-Karavasta parku më i vizituar nga turistët, 428 mijë në 10 muaj

10 Nëntor, 2025

Të Fundit

Njoftimi i rëndësishëm për maturantët: Kur nis aplikimi i formularit A1 dhe A1Z

Njoftimi i rëndësishëm për maturantët: Kur nis aplikimi i formularit A1 dhe A1Z

23 Janar, 2026
Kursi i këmbimit valutor, euro dobësohet përsëri

Euro “ngec” ne vend, si mbyllet java për valutat kryesore

23 Janar, 2026
Studimi zbulon rolin e gjeneve në abortet spontane

Studimi zbulon rolin e gjeneve në abortet spontane

23 Janar, 2026
Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit

Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit

23 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr