• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Cila është diferenca ideale e moshës në një marrëdhenië në çift?

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Cila është diferenca ideale e moshës në një marrëdhenië në çift?
Share on FacebookShare on WhatsApp

The Economist

Rregulli i njohur “gjysma e moshës plus shtatë” përdoret shpesh për të gjykuar nëse një lidhje me diferencë moshe është e pranueshme apo jo.

Sipas kësaj logjike, një 22-vjeçar mund të lidhet me një 18-vjeçare, ndërsa një 38-vjeçar jo me një 23-vjeçare, por me një 26-vjeçare po. Sa më i madh të jetë individi, aq më e gjerë bëhet diferenca e “lejuar” e moshës. Megjithatë, studimet tregojnë se realiteti është shumë më kompleks sesa ky rregull i trashëguar brez pas brezi.

Të dhënat e mbledhura nga Christian Rudder, bashkëthemelues i platformës OKCupid, tregojnë se burrat dhe gratë kanë pritshmëri të ndryshme kur bëhet fjalë për moshën e partnerit.

Gratë zakonisht kërkojnë burra të së njëjtës moshë ose pak më të mëdhenj, ndërsa burrat, pavarësisht moshës së tyre, priren të preferojnë gra në të njëzetat e hershme.

Ndërsa gratë preferojnë një diferencë të vogël dhe konstante moshe, burrat duket se priren drejt diferencave më të mëdha, sidomos sa më shumë rriten në moshë.

Nga pikëpamja teorike, ka argumente që favorizojnë diferencat e vogla të moshës. Partnerët e së njëjtës brez mund të ndajnë përvoja të përbashkëta kulturore, ritme të ngjashme jetese dhe sfida të njëjta në etapa të ndryshme të jetës.

Disa ekonomistë kanë sugjeruar se diferencat më të vogla të moshës mund të ndihmojnë edhe në ngushtimin e hendekut gjinor të të ardhurave, pasi çiftet ku burri është dukshëm më i madh në moshë mund të ushtrojnë presion indirekt mbi gratë për të hequr dorë nga karriera, sidomos pas lindjes së fëmijëve.

Megjithatë, studime konkrete, si ai mbi binjaket daneze, nuk kanë gjetur dallime domethënëse në të ardhurat e grave që u martuan me burra më të mëdhenj në moshë krahasuar me ato që u martuan me bashkëmoshatarë.

Edhe lidhja mes diferencës së moshës dhe divorcit mbetet e paqartë. Një studim amerikan i cituar në vitin 2014 sugjeronte se një diferencë prej pesë vitesh rrit me 18 për qind gjasat për divorc, por nuk provonte një lidhje shkak-pasojë. Studime të tjera, përfshirë ato të Zyrës Britanike të Statistikave, nuk gjetën një lidhje të fortë mes diferencës së moshës dhe divorcit, përveç disa rasteve specifike, si gratë mbi 30 vjeç që martoheshin me partnerë shumë më të rinj.

Ndikimi i diferencës së moshës bëhet më i dukshëm në pleqëri. Një studim i Universitetit të Stokholmit mbi persona mbi 50 vjeç në Danimarkë tregoi se burrat me bashkëshorte më të reja kishin jetëgjatësi më të madhe, ndërsa për gratë ndodhte e kundërta: sa më e madhe diferenca e moshës, aq më të ulëta ishin shanset e mbijetesës, pavarësisht nëse partneri ishte më i ri apo më i vjetër.

Studiuesit sugjerojnë se kjo lidhet me mënyrën se si gratë dhe burrat mbështeten tek partnerët në moshë të thyer.

Në përfundim, provat ekzistuese duket se mbështesin zgjedhjet tipike të përdoruesve të platformave të takimeve: gratë priren të zgjedhin partnerë afër moshës së tyre, ndërsa burrat më të rinj.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se asnjë rregull i thjeshtë nuk mund të shpjegojë plotësisht suksesin ose dështimin e një lidhjeje.

Në fund, zgjedhjet mbeten personale dhe rregullat “popullore” mund të injorohen pa pasoja, për sa kohë që vendimet merren me vetëdije. /skyweb.al

Artikulli para

Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorante? Çmimet nga Tirana, në zonat turistike dhe paketa e shërbimeve

Artikulli pas

Shqipëria “kampione” e rritjes së çmimeve! Tryeza e festave do kushtojë më shtrenjtë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!
Aktualitet

Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!

28 Mars, 2026
Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi
Aktualitet

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?
Aktualitet

Rreth 48 000 shqiptarë morën shtetësi të BE-së gjatë 2024, të tretët pas marokenëve dhe sirianëve

28 Mars, 2026
Nga ‘like’-u te ankthi…
Aktualitet

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

27 Mars, 2026
Favorizoi biznesin e familjarit te Syri i Kaltër, shkarkohet nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë
Aktualitet

Favorizoi biznesin e familjarit te Syri i Kaltër, shkarkohet nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë

27 Mars, 2026
DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, ku rënditet Shqipëria
Aktualitet

DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, ku rënditet Shqipëria

27 Mars, 2026
Artikulli pas
Nuk ndalet shtrenjtimi i ushqimeve dhe qirave në Shqipëri, vijoi rritja edhe në gusht

Shqipëria “kampione” e rritjes së çmimeve! Tryeza e festave do kushtojë më shtrenjtë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

5 pasagjerë humbin ndjenjat gjatë fluturimit Londër-Tiranë, avioni kthehet mbrapsht
Aviacion

5 pasagjerë humbin ndjenjat gjatë fluturimit Londër-Tiranë, avioni kthehet mbrapsht

Nga Editor
20 Nëntor, 2025
0

Gjatë një fluturimi Londër–Tiranë është regjistruar një situatë e pazakontë, pasi pesë pasagjerë kanë humbur ndjenjat papritur. Avioni i nisur...

Lexo të plotë
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Emigrantët dërguan 816 milionë euro në dhjetë muaj, por familjet blenë më pak të mira dhe shërbime

13 Dhjetor, 2025
Këta janë avionët e veçantë që do të fluturojnë nga Rinasi drejt Zagrebit dhe anasjelltas

Këta janë avionët e veçantë që do të fluturojnë nga Rinasi drejt Zagrebit dhe anasjelltas

20 Maj, 2025
Air Force One i Donald Trump i shpëton përplasjes në ajër me një avion pasagjerësh

Air Force One i Donald Trump i shpëton përplasjes në ajër me një avion pasagjerësh

18 Shtator, 2025
Shërbimet online, por administrata publike arrin në 185.4 mijë punonjës, rekordi i 23 viteve

Shërbimet online, por administrata publike arrin në 185.4 mijë punonjës, rekordi i 23 viteve

13 Mars, 2026

Të Fundit

Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!

Rama porosi ministrave dhe deputetëve: Ndalni punësimin e farefisit dhe miqve!

28 Mars, 2026
Aplikimet e pazakonta të ndryshimit të orës në shtetet e botës, si ndikon në fluturime

Aplikimet e pazakonta të ndryshimit të orës në shtetet e botës, si ndikon në fluturime

28 Mars, 2026
Projeksionet/ Sa mund të arrijë rritja maksimale e çmimit të naftës në Shqipëri?

PYETJE/ Bordi u ngrit për të ulur apo për të ngritur çmimin e naftës?!

28 Mars, 2026
Alarm global: Autizmi është rritur me ritme të shpejta në 15 vitet e fundit

Alarm global: Autizmi është rritur me ritme të shpejta në 15 vitet e fundit

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr