• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Si ndryshon dogana e makinave, shtrenjtim deri në 25%: Hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Mbi 170 milionë USD taksa makinash të papaguara, DPSHTRR fillon marrjen e masave
Share on FacebookShare on WhatsApp

Çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të përdorura janë rritur me 25%, duke sjellë kosto më të larta për qytetarët dhe bizneset që importojnë mjete nga tregjet europiane.

Rritja parashikohet në udhëzimin e ri të Ministrisë së Financave “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 3, datë 23.1.2018, ‘Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore’”, i cili ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Sipas këtij udhëzimi, çmimet e referencës përdoren për zhdoganimin e automjeteve me vit prodhimi më të hershëm se viti i fundit i publikuar në buletinet zyrtare që përdorin doganat, si “Quattroroute”, “Tuttotrasporti”, “Schwackeliste” dhe të tjera, të cilat pasqyrojnë çmimet e shitjes në tregjet europiane.

Për automjetet me cilindratë nga 1400 deri në 1900 cc, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 200 mijë lekë në 250 mijë lekë.
Për cilindratë nga 1900 deri në 2500 cc, vlera minimale rritet nga 325 mijë lekë në 406 mijë lekë.
Për automjetet nga 2500 deri në 3000 cc, çmimi minimal i zhdoganimit shkon nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë.
Për kategorinë 3000 deri në 4500 cc, pragu minimal rritet nga 500 mijë lekë në 625 mijë lekë.
Ndërsa për automjetet mbi 4500 cc, vlera minimale mbetet e pandryshuar në 1 milion lekë.

Rritja 25% aplikohet edhe për çmimet e referencës për kamionçinat, furgonët dhe kamionët.
Për mjetet me kapacitet deri në 1.5 tonë, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë.
Për kapacitet nga 1.5 deri në 3.5 tonë, nga 600 mijë lekë në 750 mijë lekë.
Për kamionët nga 3.5 deri në 10 tonë, nga 850 mijë lekë në 1.062.500 lekë.
Për kapacitet nga 10 deri në 15 tonë, nga 1 milion lekë në 1.250.000 lekë.
Ndërsa për mjetet mbi 15 tonë, pragu minimal rritet nga 1.2 milion lekë në 1.5 milion lekë.

Sipas udhëzimit të ri, vlerësimi i automjeteve të përdorura nuk mund të jetë më i ulët se 80% e çmimit të pasqyruar në buletinet referuese, duke formalizuar rritjen e bazës mbi të cilën llogariten detyrimet doganore.

Ndryshimet hyjnë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në koston finale të automjeteve të përdorura të importuara në Shqipëri. /skyweb.al 

Etiketat: doganamakinat
Artikulli para

Korrupsioni dhe liderët e rinj, SHBA përgatit ligj të ri për Ballkanin Perëndimor: Shqipëria pjesë e paketës

Artikulli pas

Alarm nga neurologët: Ekranet po dëmtojnë trurin e fëmijëve dhe të rinjve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi
Aktualitet

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet
Ekonomi

MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

28 Mars, 2026
BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?
Aktualitet

Rreth 48 000 shqiptarë morën shtetësi të BE-së gjatë 2024, të tretët pas marokenëve dhe sirianëve

28 Mars, 2026
Nga ‘like’-u te ankthi…
Aktualitet

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

27 Mars, 2026
Artikulli pas
Alarm nga neurologët: Ekranet po dëmtojnë trurin e fëmijëve dhe të rinjve

Alarm nga neurologët: Ekranet po dëmtojnë trurin e fëmijëve dhe të rinjve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dalin SMS-të, si Evis Berberi mbylli pazarin me grekun me bekimin e Ballukut, del në skenë dhe ortaku i tij
Aktualitet

Dalin SMS-të, si Evis Berberi mbylli pazarin me grekun me bekimin e Ballukut, del në skenë dhe ortaku i tij

Nga SkyWeb
11 Nëntor, 2025
0

Inxhinieri Grek, Ioannis Kirkinezis, i cili rezulton të jetë në Shqipëri përfaqësuesi i degës së kompanisë hollandeze “Hill International N.V",...

Lexo të plotë
STUDIMI/ Gjumi i zgjatur në fundjavë mbron zemrën

Alarmi i kuq! Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se Bashkimi Europian

17 Mars, 2026
Mercedes Benz humb fronin, cila është marka e makinave më e përdorur tani në Shqipëri

Mercedes Benz humb fronin, cila është marka e makinave më e përdorur tani në Shqipëri

16 Maj, 2025
Si i zhvati call center-i shqiptar gati 1 milionë euro çiftit gjerman

Si i zhvati call center-i shqiptar gati 1 milionë euro çiftit gjerman

10 Tetor, 2025
Shqipëria nuk i mban dot talentet, përkeqësohet në indeksin global

Shqipëria nuk i mban dot talentet, përkeqësohet në indeksin global

26 Nëntor, 2025

Të Fundit

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr