• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 13 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pas rajonit, Shqipëria drejt heqjes së tarifave roaming edhe më BE-në: Nis ndryshimi i kuadrit ligjor

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Pas rajonit, Shqipëria drejt heqjes së tarifave roaming edhe më BE-në: Nis ndryshimi i kuadrit ligjor
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po përgatitet të hyjë në një fazë të re të komunikimeve elektronike, duke synuar barazimin e tarifave të roaming-ut me vendet e Bashkimit Evropian.

Një projektligj i hedhur për konsultim publik parashikon ndryshime në kuadrin ligjor të komunikimeve elektronike, me qëllim aplikimin e parimit “Roaming Like At Home” për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në vendet e BE-së.

Në praktikë, kjo do të nënkuptojë që përdorimi i internetit, thirrjeve telefonike dhe mesazheve jashtë vendit të mos shoqërohet më me kosto shtesë.

Abonentët shqiptarë do të përdorin shërbimet celulare në Evropë me të njëjtat tarifa që kanë në paketat e tyre brenda vendit, pa pasur nevojë për karta SIM lokale apo kufizime nga frika e faturave të larta.

Nisma konsiderohet një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në tregun digjital evropian. Në këtë proces, një rol kyç do ta luajë Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, i cili do të harmonizojë politikat kombëtare me rregullat e Bashkimit Evropian, në bashkëpunim me BEREC, institucionin evropian që mbikëqyr tregun e telekomunikacionit. AKEP do të përcaktojë kufijtë maksimalë të tarifave dhe kriteret e përdorimit të drejtë, për të shmangur çdo praktikë abuzive nga operatorët.

Projektligji adreson edhe një tjetër problem të ndjeshëm për qytetarët, atë të kostos së thirrjeve ndërkombëtare. Parashikohet vendosja e një tarife të unifikuar për thirrjet nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë, e njohur si eurotarifë, duke ulur ndjeshëm shpenzimet për komunikimin me familjarët dhe të afërmit që jetojnë jashtë vendit.

Për të garantuar zbatimin efektiv të këtyre rregullave, parashikohen masa ndëshkuese për operatorët që nuk respektojnë vendimet e autoritetit rregullator. Shkeljet do të shoqërohen me gjoba administrative, ndërsa procesi i zbatimit nuk pritet të sjellë kosto shtesë për buxhetin e shtetit. Përfitimi kryesor, sipas projektligjit, do t’u takojë qytetarëve dhe bizneseve, të cilët do të kenë komunikim më të lirë dhe më të thjeshtë me vendet e Bashkimit Evropian.

Artikulli para

GJKKO zgjat me tre muaj hetimet për skandalin Bankers

Artikulli pas

Nga 1 janari nis rritja e pensioneve, shtesa për secilën kategori

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama thotë se e kanë protestuesit fajin pse qeveria dha 4.2 mln euro për Kanye West
Aktualitet

Rama thotë se e kanë protestuesit fajin pse qeveria dha 4.2 mln euro për Kanye West

12 Korrik, 2026
Deri në dyfishim taksash për 3 milionë ndërtesa për banim, shembujt
Ekonomi

Deri në dyfishim taksash për 3 milionë ndërtesa për banim, shembujt

12 Korrik, 2026
Anija e parë me gaz të lëngshëm kalon Ngushticën e Hormuzit
Ekonomi

Irani mbyll Hormuzin pas sulmeve amerikane, pritet shtrenjtim i naftës

12 Korrik, 2026
A do të rrëzoheni? Çfarë ndodh me avionët kur humbin një motor gjatë fluturimit
Aviacion

A do të rrëzoheni? Çfarë ndodh me avionët kur humbin një motor gjatë fluturimit

11 Korrik, 2026
BE planifikon taksë karboni edhe për fluturimet ndërkombëtare, pritet shtrenjtim i biletave
Aviacion

BE detyron kompanitë ajrore të mos ndajnë fëmijët nën 14 nga prindërit, kushte dhe për fluturimet që vonohen

11 Korrik, 2026
Çmimet kapin majat, Konkurrenca zbarkon në supermarkete
Ekonomi

Çmimet kapin majat, Konkurrenca zbarkon në supermarkete

11 Korrik, 2026
Artikulli pas
Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve

Nga 1 janari nis rritja e pensioneve, shtesa për secilën kategori

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Anës lumenjve: Ndotje masive nga landfillet klandestine të mbetjeve
Ekonomi

Anës lumenjve: Ndotje masive nga landfillet klandestine të mbetjeve

Nga SkyWeb
15 Nëntor, 2025
0

Luljeta Progni-BIRN  Tonelata mbetjesh bashkohen me ndotjen rreth inceneratorit të Elbasanit, ndërsa në rrjedhën e Shkumbinit mbërrijnë plehra të tjera...

Lexo të plotë
Tatimet nisin verifikimin e apartamenteve të lëshuara me Booking dhe AirBNB

Tatimet nisin verifikimin e apartamenteve të lëshuara me Booking dhe AirBNB

12 Qershor, 2025
Mitet dhe gënjeshtrat për raportin e shqiptarëve me Perandorine

Mitet dhe gënjeshtrat për raportin e shqiptarëve me Perandorine

28 Nëntor, 2025
Lopët dëmtojnë klimën, por shkencëtarët kanë gjetur një zgjidhje

Lopët dëmtojnë klimën, por shkencëtarët kanë gjetur një zgjidhje

28 Tetor, 2025
Telegram, kompania me 30 punonjës që fiton miliarda dollarë në vit

Telegram, kompania me 30 punonjës që fiton miliarda dollarë në vit

27 Tetor, 2025

Të Fundit

Rama thotë se e kanë protestuesit fajin pse qeveria dha 4.2 mln euro për Kanye West

Rama thotë se e kanë protestuesit fajin pse qeveria dha 4.2 mln euro për Kanye West

12 Korrik, 2026
“Travel and Tour World”: Shqipëria mes destinacioneve që po udhëheqin valën e re të turizmit në Europë

“Travel and Tour World”: Shqipëria mes destinacioneve që po udhëheqin valën e re të turizmit në Europë

12 Korrik, 2026
Hëngri 720 vezë në një muaj, rezultati me kolesterolin habiti edhe vetë studiuesin

Hëngri 720 vezë në një muaj, rezultati me kolesterolin habiti edhe vetë studiuesin

12 Korrik, 2026
Transplantet e mushkërive mund të shpëtojnë pacientë me kancer në fazë terminale

Transplantet e mushkërive mund të shpëtojnë pacientë me kancer në fazë terminale

12 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr