• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 13 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Tradita e Vitit të Ri, ushqimet që besohet se sjellin fat të mirë

Editor Nga Editor
31 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Tradita e Vitit të Ri, ushqimet që besohet se sjellin fat të mirë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga petullat që besohet se mbrojnë nga shtrigat, te ëmbëlsirat që parashikojnë fatin, shumë vende të botës e presin Vitin e Ri me ushqime simbolike, shkruan National Geographic.

Prej mijëra vitesh, njerëzit e festojnë ndërrimin e viteve me shpresën se viti i ri do të sjellë shëndet, begati dhe sukses. Në qendër të këtyre festimeve shpesh qëndrojnë ushqime me kuptim simbolik: makarona të gjata për jetë të gjatë, 12 kokrra rrushi për 12 muaj me fat, apo lakra që përfaqësojnë pasurinë.

Në shumë vende, ushqimi i Vitit të Ri është i thjeshtë dhe i përballueshëm. Në Brazil gatuhen thjerrëza, ndërsa në jug të Shteteve të Bashkuara tradita lidhet me bizelet. Më poshtë janë disa nga traditat më pak të njohura ushqimore të Vitit të Ri nga vende të ndryshme të botës.

Oliebollen – Holanda

Festimi i Vitit të Ri në Holandë nuk imagjinohet pa oliebollen, petulla të skuqura që do të thotë fjalë për fjalë “topa vaji”. Ato konsumohen gjatë gjithë vitit, por mendohet se në prag të Vitit të Ri kanë fuqi mbrojtëse.

Sipas legjendës, perëndesha pagane Perchta, e njohur si “shtriga e Krishtlindjeve”, fluturon natën dhe ndëshkon njerëzit. Thuhet se yndyra e oliebollen e bën shpatën e saj të rrëshqasë, duke i mbrojtur ata që i hanë. Petullat aromatizohen me kanellë, karafil dhe xhenxhefil, dhe shpesh mbushen me mollë, fruta të thata dhe bajame.

Supa “Joumou” – Haiti

Në Haiti, më 1 janar shërbehet tradicionalisht supa joumou, një pjatë me bazë kungulli që simbolizon lirinë dhe unitetin kombëtar. Gjatë kolonializmit francez, skllevërit afrikanë e gatuanin këtë supë për zotërinjtë e tyre, por nuk lejoheshin ta hanin.

Pas shpalljes së pavarësisë më 1 janar 1804, supa u nda për të gjithë haitianët, duke u kthyer në simbol të çlirimit. Receta ndryshon nga familja në familje, por zakonisht përfshin mish viçi, perime, makarona, erëza dhe kungull. Përgatitja fillon një natë më parë dhe është një aktivitet familjar.

Banitsa – Bullgaria

Në Bullgari, tryeza e Vitit të Ri zbukurohet me banitsa, një byrek me petë të holla, vezë, kos dhe djathë të bardhë. Versioni festiv përmban elemente simbolike për fat të mirë.

Brenda byrekut fshihen monedha ose mesazhe me urime, dhe besohet se ai që i gjen do të ketë fat gjatë vitit të ardhshëm.

Ëmbëlsira orizi – Filipine

Festimet filipinase të Vitit të Ri shoqërohen me shumë gatime me oriz, të kripura dhe të ëmbla. Puto, bibingka, biko dhe tikoy janë disa prej tyre, dhe simbolizojnë bashkimin familjar dhe fatin e mirë.

Orizi ka qenë i shenjtë që në periudhën para-koloniale, kur kultivimi i tij ishte i vështirë dhe rezervohej për raste të veçanta.

Qumështi i Drerit – Kanada

Një nga pijet tradicionale kanadeze të festave është Qumështi i Drerit, një koktej me qumësht, rum, vezë dhe sheqer. I njohur veçanërisht në rrethet ushtarake, kjo pije shërbehet në pritjet zyrtare të Vitit të Ri dhe përmendet që para Luftës së Parë Botërore.

Kamaboko – Japoni

Në Japoni, ushqimet e Vitit të Ri quhen osechi-ryōri dhe shërbehen në kuti dekorative. Një nga përbërësit më simbolikë është kamaboko, një tortë peshku në ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, që ngjan me diellin në lindje dhe përfaqëson fat të mirë.

Ajo shpesh shtohet në supën tradicionale o-zōni, së bashku me kek orizi dhe perime.

Tradita në Amerikën Latine

Në shumë vende të Amerikës Latine, mishi i derrit është pjesë qendrore e festës së Vitit të Ri, si simbol i bollëkut dhe prosperitetit. Thjerrëzat dhe fasulet janë gjithashtu të përhapura, pasi forma e tyre i ngjan monedhave.

Në Brazil, Kili dhe Venezuelë, njerëzit hanë thjerrëza në mesnatë për pasuri, ndërsa në Kolumbi disa i mbajnë në xhep për fat të mirë. Në Brazil, edhe farat e shegës konsiderohen simbol pasurie dhe ruhen në portofol gjatë vitit. /skyweb.al

Etiketat: darkatraditaviti I ri
Artikulli para

Si turistët po shtojnë konsumin e pijeve alkoolike në vend, rriten prodhimi dhe importet

Artikulli pas

Presidenti Begaj mesazh për Vitin e Ri: 2026 duhet të kthejë standardin evropian në realitet për çdo familje

Editor

Editor

Nga Kategoria

Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?
Aktualitet

Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?

13 Prill, 2026
Të gjithë shqiptarët në Azi për të blerë makina, çfarë po ndodh me tregun?
Aktualitet

Shqiptarët nuk heqin dorë nga vetura me naftë, zunë rreth 60% të blerjeve të reja në janar-mars

13 Prill, 2026
Dy orë ankth në ajër, avioni i RyanAir drejt Athinës bën ulje emergjente në Katania
Aktualitet

Dy orë ankth në ajër, avioni i RyanAir drejt Athinës bën ulje emergjente në Katania

13 Prill, 2026
Balluku dhe Rama vizitojnë familjen Mone në Fier: Mikpritje dhe urime!
Aktualitet

Balluku dhe Rama vizitojnë familjen Mone në Fier: Mikpritje dhe urime!

12 Prill, 2026
Rama: Në qershor rriten pagat në shëndetësi, përfitojnë edhe rojet e spitaleve
Aktualitet

Rama: Në qershor rriten pagat në shëndetësi, përfitojnë edhe rojet e spitaleve

12 Prill, 2026
Rihapja e Hormuzit në pikëpyetje, Irani ka “humbur” hartën e minave detare
Aktualitet

Rihapja e Hormuzit në pikëpyetje, Irani ka “humbur” hartën e minave detare

11 Prill, 2026
Artikulli pas
Presidenti Begaj mesazh për Vitin e Ri: 2026 duhet të kthejë standardin evropian në realitet për çdo familje

Presidenti Begaj mesazh për Vitin e Ri: 2026 duhet të kthejë standardin evropian në realitet për çdo familje

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Midis luftës dhe paqes, si u kthye Europa një zonë gri
Aktualitet

Midis luftës dhe paqes, si u kthye Europa një zonë gri

Nga Editor
11 Nëntor, 2025
0

Europa ndodhet sot në një gjendje të paqartë, mes luftës dhe paqes. Lufta në Ukrainë, tensionet e vazhdueshme me Rusinë...

Lexo të plotë
Qeveria llogarit mbi 50 milionë euro për përballimin e përmbytjeve

Qeveria llogarit mbi 50 milionë euro për përballimin e përmbytjeve

9 Janar, 2026
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare është bregdeti më i kërkuar i Europës

“Chase Travel”: Riviera Shqiptare është bregdeti më i kërkuar i Europës

12 Nëntor, 2025
Rekord me udhëtarët, Rama vlerëson TIA-n: Tirana është bërë kryeqyteti i aviacionit në Ballkan

Rekord me udhëtarët, Rama vlerëson TIA-n: Tirana është bërë kryeqyteti i aviacionit në Ballkan

13 Mars, 2026
Sigurimet ose sistemi Malus-Malus

Sigurimet ose sistemi Malus-Malus

4 Prill, 2025

Të Fundit

Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?

Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?

13 Prill, 2026
Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore

Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore

13 Prill, 2026
Anglia ndalon ushqimet e skuqura dhe me shumë sheqer në shkolla

Anglia ndalon ushqimet e skuqura dhe me shumë sheqer në shkolla

13 Prill, 2026
BE shtyn vendimin për bllokimin e përhershëm të naftës ruse pas luftës me Iranin, Putini fërkon duart

Nafta i rikthehet shtrenjtimit pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

13 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr