• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 8 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Algoritmet po rrisin fëmijët tanë, flet Besmir Semanaj: Si ndërtohet varësia digjitale që nga klikimi i parë

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Janar, 2026
në Ekonomi
A A
0
Algoritmet po rrisin fëmijët tanë, flet Besmir Semanaj: Si ndërtohet varësia digjitale që nga klikimi i parë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në çdo klikim, çdo video që ndalojmë për disa sekonda, çdo pëlqim apo kërkim që bëjmë, dikush po mëson më shumë për ne.

E për fëmijët, kjo ndodh në një mënyrë shumë më të thellë: platformat ndërtojnë një “profil digjital” që di çfarë i bën të qeshin, çfarë i mërzit dhe çfarë i bën të qëndrojnë më gjatë në ekran.

Eksperti i teknologjisë Besmir Semanaj shpjegon se si ndërtohet profili online i një fëmije, pse platformat janë krijuar për të krijuar varësi, si përfshihet Inteligjenca Artificiale në manipulimin emocional dhe çfarë mund të bëjnë prindërit për të ruajtur privatësinë dhe ekuilibrin e jetës digjitale të fëmijëve të tyre.

Si funksionojnë algoritmet që vendosin çfarë shohim online, veçanërisht për fëmijët, çfarë të dhënash mbledhin dhe si e ndërtojnë profilin e tyre?

Çdo herë që klikon diçka, bën një kërkim ose ndalon pak më gjatë te një video, algoritmi e regjistron. Kështu ndërton një lloj “dosjeje” për ty: çfarë të pëlqen, çfarë të bën të qeshësh, çfarë të zemëron.

Për fëmijët, kjo është si një pasqyrë që zmadhohet çdo ditë – pa e ditur prindi, platforma di më shumë për ta sesa vetë shkolla.

A janë platformat digjitale të ndërtuara për të krijuar varësi, duke ndjekur logjikën e “ekonomisë së vëmendjes”?

Po, dhe nuk është rastësi. Çdo “ping” i njoftimit, çdo video që fillon vetë, çdo “like” që vjen menjëherë – të gjitha janë si goditje të vogla me dopaminë.

E gjithë kjo është projektuar për të mbajtur fëmijët (dhe ne të rriturit) sa më gjatë aty, sepse koha është para për ta.

Sa të mbrojtur janë fëmijët shqiptarë në rrjete sociale dhe çfarë ndodh me të dhënat e tyre personale?

Jo aq sa duhet. Ligjet tona ende po i ndjekin zhvillimet, dhe shumica e platformave nuk kanë filtra që funksionojnë mirë për gjuhën shqipe.

Prindërit shpesh nuk dinë as ku të shikojnë për të kontrolluar privatësinë. Fotoja e fëmijës në plazh? Vendndodhja e shtëpisë? Të gjitha mund të përfundojnë diku pa e ditur askush.

Çfarë roli ka Inteligjenca Artificiale në përmbajtjen që u shfaqet të rinjve, a po bëhet gjithnjë e më e personalizuar dhe manipuluese?

AI e bën gjithçka personale – por jo gjithmonë për të mirë. Nëse fëmija është i mërzitur, algoritmi e kupton nga koha që kalon te video të caktuara dhe i shfaq përmbajtje që e mban aty.

Nuk është informim, është mbajtje nën vëzhgim emocional.

Çfarë mund të bëjnë prindërit nga ana teknike për të kufizuar ekspozimin apo për të ruajtur privatësinë e fëmijëve?

– Futuni në cilësimet e telefonit dhe aktivizoni kontrollet prindërore (në iPhone: Screen Time; në Android: Family Link).

– Vendosni orare: jo TikTok pas orës 21:00.

– Aktivizoni “Safe Search” në Google dhe YouTube.

– Çaktivizoni ndjekjen e vendndodhjes në çdo app.

– Çdo muaj, fshini “profilin e reklamave” në Google dhe Meta.

Por më e rëndësishmja: uluni me fëmijën dhe i tregoni: “Kjo video nuk është aty sepse është e mirë për ty, por sepse të mban të shikosh më gjatë”.

Sa ndikojnë algoritmet në sjelljen konsumatore të fëmijëve, pra në mënyrën si formohen dëshirat për blerje apo markat që duan?

Fëmijët nuk blejnë vetëm lodra, ata fillojnë të duan të jenë si personazhet që shohin.

Një video me sneaker të shtrenjtë, pastaj një tjetër, pastaj një tjetër… dhe papritur “dua ato” bëhet “unë jam ai që i ka ato”. Platformat nuk shesin produkt, shesin identitet. Dhe fëmijët e blejnë pa e kuptuar pagesën. /monitor.al 

Etiketat: algoritmetbesmir semanaj
Artikulli para

Moti i keq pushton vendin, IGJEO paralajmëron RREZIK për përmbytje dhe reshje dëborë

Artikulli pas

Grupi kriminal i AKSHI-t licencë për para elektronike, leja në dorë të Ermal Beqirit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Si Milano po zëvendëson Dubain për super të pasurit
Ekonomi

Si Milano po zëvendëson Dubain për super të pasurit

7 Prill, 2026
Falen 30 mln euro gjoba për bizneset, afati kur duhen paguar detyrimet e akumuluara për sigurimet
Ekonomi

Ligji i ri i kontabilitetit, më shumë transparencë për korporatat dhe lehtësira për bizneset e vogla

7 Prill, 2026
Nga mosmarrja e pagës te shërbimet private, ku po diskriminohen më shumë të huajt në Shqipëri
Ekonomi

Nga mosmarrja e pagës te shërbimet private, ku po diskriminohen më shumë të huajt në Shqipëri

7 Prill, 2026
LETRA/ “Pronari s’ma deklaron pagën aq sa e kam”, Tatimet zbarkojnë në Korçë
Ekonomi

LETRA/ “Pronari s’ma deklaron pagën aq sa e kam”, Tatimet zbarkojnë në Korçë

7 Prill, 2026
Anulohet tenderi për portin e ri në Porto Romano
Ekonomi

Anulohet tenderi për portin e ri në Porto Romano

7 Prill, 2026
Blegtorët prodhues të qumështit, nisin protestat pas heqjes së subvencioneve të naftës
Ekonomi

Blegtorët prodhues të qumështit, nisin protestat pas heqjes së subvencioneve të naftës

7 Prill, 2026
Artikulli pas
Grupi kriminal i AKSHI-t licencë për para elektronike, leja në dorë të Ermal Beqirit

Grupi kriminal i AKSHI-t licencë për para elektronike, leja në dorë të Ermal Beqirit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Një bukuri Mesdhetare me çmime (ende) të arsyeshme, media e njohur u sugjeron bregdetin shqiptar britanikëve
Kryesore

Një bukuri Mesdhetare me çmime (ende) të arsyeshme, media e njohur u sugjeron bregdetin shqiptar britanikëve

Nga SkyWeb
22 Qershor, 2025
0

nga Travel and Tour World  Ndërsa për dekada me radhë pushuesit britanikë kanë zgjedhur brigjet e Spanjës dhe Greqisë për...

Lexo të plotë
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

1 Shkurt, 2026
Rrjetet sociale, “arma” kryesore e bizneseve shqiptare/ Eurostat: Shqipëria ndër vendet lider në Europë për reklamimin digjital

Rrjetet sociale, “arma” kryesore e bizneseve shqiptare/ Eurostat: Shqipëria ndër vendet lider në Europë për reklamimin digjital

2 Shkurt, 2026
Korporata e Investimeve kërkon me dëshpërim investitor për “Lift Tower” mbi Kadastrën: A po mbaron epoka e kullave në Tiranë?

Korporata e Investimeve shtyn sërish afatin për LIFT Tower pas dështimeve të njëpasnjëshme të thirrjeve

24 Shkurt, 2026
Putini përgatit test bërthamor, BE jep paralajmërimin e fortë

Putini përgatit test bërthamor, BE jep paralajmërimin e fortë

6 Nëntor, 2025

Të Fundit

Çfarë do të ndodhë me fluturimet në Europë pas kësaj fundjave?

Çfarë do të ndodhë me fluturimet në Europë pas kësaj fundjave?

7 Prill, 2026
Si Milano po zëvendëson Dubain për super të pasurit

Si Milano po zëvendëson Dubain për super të pasurit

7 Prill, 2026
Elbit zgjedh Serbinë për dronët, po marrëveshja me Shqipërinë ku mbeti?

Elbit zgjedh Serbinë për dronët, po marrëveshja me Shqipërinë ku mbeti?

7 Prill, 2026
Sa e rëndë do të jetë kriza e karburanteve për aviacionin civil në Europë

Sa e rëndë do të jetë kriza e karburanteve për aviacionin civil në Europë

7 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr