• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 13 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Përmbytja e ujit dhe ajo e ndërgjegjes

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Janar, 2026
në Kryesore, OP-ED
A A
0
Përmbytja e ujit dhe ajo e ndërgjegjes
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Adrian Thano

Shifrat në letër janë rritur frikshëm, po ashtu edhe buxhetet. Para të derdhura lumë, por situata me infrastrukturën në terren vazhdon të dështojë.

Rrugë që  kanë kushtuar qindra milionë euro për disa kilometra të paktë çahen ose mbulohen nga dheu e gurët sapo nis dimri. Jo vetëm rrugët. Shikoni fotot e djeshme nga Durrësi. Veliera, një strukturë masive betoni, e ngritur mbi katër këmbë konstruktive, pa funksion të qartë social apo ekonomik, 12 milionë euro investim (?!) Pas një dite shiu, ishte rrafsh me ujë. Ngjante me shtratin e një lumi.

E pamundur që vepra kaq të shtrenjta të dështojnë kaq shpejt, sapo natyra i vë në provë. Përgjimet e fundit të zbardhura nga dosjet e SPAK e bëjnë gjithnjë e më të qartë arsyen. Problemi nuk është më natyra.

Kur flasim për përmbytjet do ishte e pasinqertë të përjashtohej nga përgjegjësia komuniteti. Ndërtimet pa leje, bllokimi i kanaleve kulluese, hedhja e mbetjeve në shtratin e lumenjve, tolerimi i shkeljeve nga vetë banorët. Të gjitha kanë kontribuar drejtpërdrejt në këtë situatë.

Por këto sjellje nuk lindin në vakum. Ato janë produkt i një shteti që e trajton ligjin si mall pazari. E negocion për vota, e fal kundrejt ryshfetit, e “legalizon” më pas me një firmë.

Ne shqiptarët e justifikojmë korrupsionin e vogël “poshtë” si një ves të pashmangshëm, si një zakon popullor. Por ai është reflektim i asaj që ndodh “lart”. Atje ku miliona euro kërcasin mbi kolltuqe Chesterfield duke pirë verë Romanée Conti. Prej atje zbret e përhapet babëzia. Kjo babëzi bëhet nyja që lidh më pas të gjitha hallkat e dështimit.

Në këtë “lartësi” patetikësh të privilegjuar duhet goditur fort. Po nuk u thye qafa, trupi nuk mëson të rri drejt.

Çfarë na përmbyt sot, kur alibia e vjetër “s’ka fonde” ka rënë prej kohësh? Paratë nuk mungojnë më. Përkundrazi, në infrastrukturë derdhen shifra marramendëse, të paimagjinueshme vetëm një dekadë më parë. E megjithatë, përmbytjet vazhdojnë. Atëherë, çfarë na mbyt realisht?

Na përmbyt aleanca e pushtetit me interesat e ngushta private. Kjo simbiozë e ka shndërruar territorin në mall. Mbi këtë aleancë rëndon një kulturë kolektive tolerimi ndaj shkeljes.

Humbësi është gjithmonë i njëjti, qytetari i zakonshëm, ai banori i periferisë, fermeri. Vilat rreth Teg-ut nuk mbyten. Mbytet ai që “nuk ka lidhje”. Që nuk ka zë, që nuk ka mbrojtje.

Po, është e vërtetë që shteti sot reagon pas katastrofave. Ka zyrtarë në terren, fonde emergjente, premtime për dëmshpërblim. Por kjo është vetëm administrim i dobët i pasojës. Shkaku mbetet i paprekur, sepse korrupsioni sistemik e bën të pamundur goditjen e tij.

Një shtet social dhe funksional do investonte shumë më tepër në parandalim. Shumë më pak në fasada dhe propagandë.

Meqë jemi te propaganda, dy fjalë për militantizmin e verbër partiak. Qoftë i majtë apo i djathtë, militantizmi ka pushuar së qeni bindje politike. E kanë bërë mekanizëm mbrojtës të grabitjes publike. Militanti i sotëm është kthyer në rojtar të abuzimit. Mbron fort vjedhjen nga llogorja partiake, forume, kafene, rrjete sociale.

Kjo është përmbytja më e rrezikshme nga të gjitha.

Ndërsa qeveritë, PS sot, PD dje, ndajnë miliarda euro para publike me kompanitë e tyre të lidhura, me oligarkë, koncesionarë, strategjikë e miq biznesi, baza militante angazhohet jo për të kërkuar llogari, por për të justifikuar dhe relativizuar dështimet.

Ironia tragjike është se shpesh ata që mbrojnë me fanatizëm partinë e tyre, janë pikërisht ata që e paguajnë çmimin më të lartë. U përmbyten shtëpitë, u shkatërrohen të mbjellat, bllokohen në trafikun e çmendur, aksidentohen në rrugë të dobëta, në ura të paniveluara.

Ndërkohë, miliardat janë shpërndarë, kontratat janë mbyllur dhe faturat janë firmosur.

Kjo është skema. Atje “lart” afër “majës së vetmuar” ndahet pushteti dhe fitimi, këtu “poshtë” ndahet pasoja, zemërimi dhe përçarja. Njerëzit e thjeshtë zihen për gryke për ngjyrën e partisë, ndërsa ata që kanë përfituar nga investimet fiktive dhe tenderat jo-tendera, janë bashkë. Të qetë, të dukshëm ose të padukshëm, por gjithmonë të fituar.

Militantizmi, naiv ose i paguar, u shërben si perde tymi. Çdo kritikë e cilëson “armike”, çdo pyetje e quan “sulm politik”, çdo dështim e justifikon me krahasimin me tjetrin: “Po ata më parë?”, “Pse s’flet për PD-në?”, “Pse s’flet për PS-në?” Kështu, vjedhja bëhet “kolektive” në heshtje. Përgjegjësia shpërndahet e shpërndahet aq shumë, sa përfundon të mos ketë më fajtorë.

Kjo është përmbytja morale e vendit. Në vend të kërkojmë shtet funksional për të gjithë, rreshtohemi si tifozë të pushtetit. Mbulojmë problemin me brohoritje partiake, hedhim në qarkullim idiotësi të tipit “kështu e ka gjithë bota”. E gjitha, vetëm pse fiskeku “është yni”.

Ky është ai “uji” që nuk përmbyt vetëm shtëpitë. Mbyt arsyen, mbyt solidaritetin. Banalizon idenë fisnike të interesit publik.

Stop këtij militantizmi qesharak!

Botuar sot si redaksionale e faqes së parë në gazetën DITA

Artikulli para

Kaosi me fluturimet e Wizz Air, pasagjerët e lënë rrugëve pushtojnë pistën e aeroportit të Brindisit: Policia në alarm, bllokohen FLUTURIMET

Artikulli pas

Rama: Shishet plastike të hedhura kudo kanë bllokuar kanalet, prandaj ka përmbytje: Shqipërinë e duam vetëm në stadium

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?
Aktualitet

Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?

13 Prill, 2026
BE shtyn vendimin për bllokimin e përhershëm të naftës ruse pas luftës me Iranin, Putini fërkon duart
Ekonomi

Nafta i rikthehet shtrenjtimit pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

13 Prill, 2026
Rregullat e reja të kontrollit: Kaos në Milano, avioni lë në tokë 100 pasagjerë
Aviacion

Rregullat e reja të kontrollit: Kaos në Milano, avioni lë në tokë 100 pasagjerë

13 Prill, 2026
Dy orë ankth në ajër, avioni i RyanAir drejt Athinës bën ulje emergjente në Katania
Aktualitet

Dy orë ankth në ajër, avioni i RyanAir drejt Athinës bën ulje emergjente në Katania

13 Prill, 2026
Rama: Në qershor rriten pagat në shëndetësi, përfitojnë edhe rojet e spitaleve
Aktualitet

Rama: Në qershor rriten pagat në shëndetësi, përfitojnë edhe rojet e spitaleve

12 Prill, 2026
Rihapja e Hormuzit në pikëpyetje, Irani ka “humbur” hartën e minave detare
Aktualitet

Rihapja e Hormuzit në pikëpyetje, Irani ka “humbur” hartën e minave detare

11 Prill, 2026
Artikulli pas
Rama: Shishet plastike të hedhura kudo kanë bllokuar kanalet, prandaj ka përmbytje: Shqipërinë e duam vetëm në stadium

Rama: Shishet plastike të hedhura kudo kanë bllokuar kanalet, prandaj ka përmbytje: Shqipërinë e duam vetëm në stadium

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK i hyn me “themel” Belinda Ballukut, u merren celularët personave më të besuar në ministri, Viola Haxhiademi dhe Evis Mamaj
Aktualitet

SPAK i hyn me “themel” Belinda Ballukut, u merren celularët personave më të besuar në ministri, Viola Haxhiademi dhe Evis Mamaj

Nga SkyWeb
27 Tetor, 2025
0

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetim penal ndaj Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në kuadër të një dosjeje...

Lexo të plotë

Delja e parë në botë e modifikuar gjenetikisht mbush 1 vjeç

27 Dhjetor, 2025
Shitje rekord të iPhone 17, të ardhurat e Apple kapin majat e tregut global

Shitje rekord të iPhone 17, të ardhurat e Apple kapin majat e tregut global

20 Tetor, 2025
Greqia prezanton doktrinën e re ushtarake “Mburoja e Akilit”: Egjeun do t’a mbyllim nga toka

Greqia prezanton doktrinën e re ushtarake “Mburoja e Akilit”: Egjeun do t’a mbyllim nga toka

29 Nëntor, 2025
Jo vetëm Vlora, Saranda, Himara apo Ksamili: 5 mrekullitë ende të pazbuluara të bregdetit shqiptar

National Geographic shkruan për rivierën shqiptare: “Maldivet” e pazbuluara

6 Korrik, 2025

Të Fundit

CNN Travel: Shqipëria, mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

CNN Travel: Shqipëria, mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

13 Prill, 2026
Ironi me hurmat e Veliajt dhe xhihadin në Siri, Ahmed Kalaja sulm faqes Lol Albania, reagon AGSH: Censurë ndaj fjalës së lirë!

Ironi me hurmat e Veliajt dhe xhihadin në Siri, Ahmed Kalaja sulm faqes Lol Albania, reagon AGSH: Censurë ndaj fjalës së lirë!

13 Prill, 2026
Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?

Europa rrit ndjeshëm prodhimin e dronëve, a është kontinenti i vjetër gati për luftë?

13 Prill, 2026
Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore

Të dytët në rajon, Shqipëria mbulon 4 nga 7 kategori të mjaftueshmërisë ushqimore

13 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr