• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 15 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Prokuroria e Durrësit nis hetimet për përmbytjet

Editor Nga Editor
8 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
0
Prokuroria e Durrësit nis hetimet për përmbytjet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet pas përmbytjeve të rënda të dy ditëve të fundit në qytetin bregdetar. Me urdhër të drejtueses së prokurorisë, Suela Beluli, është regjistruar procedim penal për veprat: “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Sipas prokurorisë, reshjet e pandërprera kanë shkaktuar problematika serioze për qytetarët, duke cenuar mirëqenien e tyre dhe duke sjellë dëme të konsiderueshme materiale. Situata ka penguar zhvillimin normal të aktiviteteve arsimore, shtetërore dhe shëndetësore, ka bllokuar rrugë urbane dhe interurbane, ka përmbytur banesa dhe ka vënë në rrezik real jetën e qytetarëve. Po ashtu, është përmbytur edhe institucioni penitenciar, duke vendosur në gjendje emergjente të gjithë qarkun e Durrësit.

Në këto rrethana, prokuroria vlerëson se ka të dhëna të mjaftueshme për ekzistencën e një fakti penal dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar nëse pasojat kanë ardhur vetëm si rezultat i faktorëve natyrorë apo edhe si pasojë e pakujdesisë ose mospërmbushjes së detyrës nga organet shtetërore apo të vetëqeverisjes vendore.

Hetimi përfshin edhe rastin e vdekjes së një punonjësi të Ndërmarrjes Komunale të Plazhit. Sipas informacioneve paraprake, ai kishte shkuar në zonë për të verifikuar situatën e krijuar nga reshjet dhe dyshohet se ka humbur jetën pasi është marrë nga rrjedha e ujit. Prokuroria njofton se, bazuar në rrethanat e deritanishme, ekzistojnë dyshime të arsyeshme për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të kryer nga personat përgjegjës për mirëmbajtjen, kontrollin dhe menaxhimin e situatës.

Sipas organit të akuzës, dyshohet se veprime ose mosveprime të personave të ngarkuar me funksione publike kanë përbërë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë dëme të rënda në pronën publike dhe private, si dhe pasoja fatale në jetën e një qytetari.

Prokuroria thekson se, në bazë të dëmeve të evidentuara deri më tani në infrastrukturë dhe prona private, ekzistojnë gjithashtu dyshime për veprat penale të “Shkatërrimit të pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimit të pronës nga pakujdesia”. Hetimet do të vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë penale përkatëse. /skyweb.al

Etiketat: durresHetimpermbytjet
Artikulli para

MIE, raport të detajuar mbi situatën me përmbytjet dhe reshjet: Gjendja në zonat e prekura

Artikulli pas

Ligji i ri industrial i “mbyll derën” spiunazhit, sekretet e biznesit, mbrojtje më të fortë ligjore

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rama: Pallati që u dogj do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi
Aktualitet

Rama: Pallati që u dogj do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

15 Prill, 2026
Pronarët e autobusëve urbanë lenë në rrugë mijëra qytetarë si presion për subvencione nga shteti
Aktualitet

Pronarët e autobusëve urbanë lenë në rrugë mijëra qytetarë si presion për subvencione nga shteti

15 Prill, 2026
VIDEO/ Zjarr i frikshëm në Tiranë, flakët pushtojnë pallatin
Aktualitet

30 apartamente u dëmtuan nga zjarri te kullat e “Arlis” pranë Farmacisë 10

15 Prill, 2026
Ku do të flenë banorët e pallatit të djegur? Prefekti i Tiranës: Kanë kushërinj, halla, daja….
Aktualitet

Ku do të flenë banorët e pallatit të djegur? Prefekti i Tiranës: Kanë kushërinj, halla, daja….

14 Prill, 2026
Kush është Rovena Zoto, prokurorja qe doli mbi policinë për të goditur Call Center-at mashtrues në Tirane!
Aktualitet

Kush është Rovena Zoto, prokurorja qe doli mbi policinë për të goditur Call Center-at mashtrues në Tirane!

14 Prill, 2026
VIDEO/ Zjarr i frikshëm në Tiranë, flakët pushtojnë pallatin
Aktualitet

VIDEO/ Zjarr i frikshëm në Tiranë, flakët pushtojnë pallatin

14 Prill, 2026
Artikulli pas
Ligji i ri industrial i “mbyll derën” spiunazhit, sekretet e biznesit, mbrojtje më të fortë ligjore

Ligji i ri industrial i “mbyll derën” spiunazhit, sekretet e biznesit, mbrojtje më të fortë ligjore

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Lloji më i rrallë i gjakut në botë që shkencëtarët po përpiqen ta krijojnë në laborator
Shëndet

Lloji më i rrallë i gjakut në botë që shkencëtarët po përpiqen ta krijojnë në laborator

Nga Editor
23 Janar, 2026
0

Vetëm një në çdo gjashtë milionë njerëz në botë kanë llojin e gjakut Rh null, një nga format më të...

Lexo të plotë
A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse hipim në avion gjithnjë nga ana e majtë e tij?

A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse hipim në avion gjithnjë nga ana e majtë e tij?

4 Qershor, 2025
Tallava, salçiçe pule dhe dronë me drita mqs erdhi vera: Vangjel Tavo hap sezonin e tenderëve të qejfit dhe tarafeve në Himarë, a do të rishfaqen prodhuesit e patateve nga Buçimasi?

Tallava, salçiçe pule dhe dronë me drita mqs erdhi vera: Vangjel Tavo hap sezonin e tenderëve të qejfit dhe tarafeve në Himarë, a do të rishfaqen prodhuesit e patateve nga Buçimasi?

9 Prill, 2026
Si tregjet mund të rrëzojnë ekonomitë botërore

Si tregjet mund të rrëzojnë ekonomitë botërore

7 Janar, 2026
Pabarazia financiare, INSTAT thotë se jemi më mirë se Serbia, gjithë vendet e rajonit, përfshi dhe Bullgarinë

Pabarazia financiare, INSTAT thotë se jemi më mirë se Serbia, gjithë vendet e rajonit, përfshi dhe Bullgarinë

16 Tetor, 2025

Të Fundit

Rama: Pallati që u dogj do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

Rama: Pallati që u dogj do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

15 Prill, 2026
Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane

Kriza e karburantit, kompanitë ajrore kërkojnë ndihmë nga Komisioni Europian

15 Prill, 2026
Sistemi që duhej të rriste sigurinë bllokon aeroportet e Europës: Kaos me fluturimet, kërkohet pezullimi i EES

Sistemi që duhej të rriste sigurinë bllokon aeroportet e Europës: Kaos me fluturimet, kërkohet pezullimi i EES

15 Prill, 2026
Zonat që kryesojnë kërkesat për qira në Tiranë, ku po zhvendosen familjet dhe të rinjtë

Qiratë në Shqipëri u shtrenjtuan më shumë se mesatarja e BE-së, tregu nën presion nga kërkesa e lartë

15 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr