• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Nga Ermal Beqiri te Bledar Dhima, Renis Tërshana dhe të tjerë, biznesmenët e regjistruar në parkun fiktiv Durana Tech Park për të mos paguar taksa, SPAK nis verifikimet 

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Janar, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Një PARAJSË FISKALE në mes të Shqipërisë, Elira Kokona zhduk projektin “Durana” nga faqja e Korporatës së Investimeve: A po fshihen gjurmët e një SKANDALI?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Skandali i lidhur me projektin Durana Tech Park ka hyrë në një fazë të re, pasi Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka nisur verifikimet për kompanitë e regjistruara në këtë park teknologjik.

Burime bëjnë me dije se hetimet po shtrihen në funksion të të dhënave të mbledhura në dosjen e AKSHI-t, ku janë dokumentuar skema të përqendrimit të tenderëve publikë dhe dyshime për shmangie taksash.

EKSKLUZIVE / Skandali AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te DURANA Tech Park

Sipas informacionit të siguruar, Durana po trajtohet nga SPAK si një element i lidhur me të njëjtin rreth aktorësh ekonomikë që janë nën hetim për çështjen e AKSHI-t, duke ngritur dyshime për një skemë më të gjerë financiare.

Çfarë është Durana Tech Park

Durana është një park teknologjik dhe shkencor, i krijuar në bazë të ligjit për parqet teknologjike dhe i administruar nga Korporata Shqiptare e Investimeve. Parku është shpallur zonë e lirë për zhvillimin e teknologjisë së informacionit dhe u garanton subjekteve të regjistruara një regjim fiskal të favorshëm, që përfshin lehtësira dhe përjashtime nga tatim-fitimi, tatimi mbi të ardhurat personale dhe TVSH-ja, sipas parashikimeve ligjore.

Ky mekanizëm u aplikua në një periudhë kur privilegjet fiskale për kompanitë e IT-së po hiqeshin, pas presionit të fortë ndërkombëtar dhe rekomandimeve të institucioneve si OECD dhe Bashkimi Europian. Për këtë arsye, Durana është konsideruar nga kritikët si një skemë alternative për ruajtjen e përfitimeve fiskale për një grup të kufizuar kompanish.

Kompanitë dhe përfituesit e dyshuar

Sipas të dhënave të disponueshme, në Durana Tech Park janë regjistruar dhjetëra kompani, një pjesë e të cilave dyshohet se lidhen me persona të përfshirë në dosjen e AKSHI-t. Mes emrave të përmendur në verifikime rezultojnë biznesmenë si Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi, si dhe kompani të lidhura me ta.

Po ashtu, në listën e subjekteve të regjistruara përmenden kompani të lidhura me Bledar Dhimën, Renis Tërshanën, Gëzim Hoxhën, Jona Bojdarën, Sara Agon, Rigels Hoxhën, Kreshnik Rexhën, Arjola Koromanin, Ervin Mançen, Gjergji Robon, Henklajd Sunashin, Xheni Kobuzin dhe të tjerë.

SPAK po verifikon nëse regjistrimi i këtyre subjekteve në Durana është përdorur për favorizim dhe shmangie taksash dhe nëse ekziston një lidhje funksionale mes këtij projekti dhe skemës së hetuar në dosjen AKSHI.

Denoncimet e Arben Ahmetajt

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka denoncuar publikisht projektin Durana, duke deklaruar se ai u përdor si një rrugë e re për favorizimin fiskal të kompanive të IT-së, pas rrëzimit të skemës së mëparshme të taksimit preferencial. Sipas Ahmetajt, përmes regjistrimit në Durana, kompani që fitonin tenderë publikë përfitonin njëkohësisht edhe përjashtime nga detyrimet tatimore.

Këto deklarime kanë ngritur pikëpyetje mbi qëllimin real të parkut dhe mbi përputhjen e aktivitetit të subjekteve të regjistruara me kriteret ligjore për kërkim-zhvillim dhe inovacion.

Lidhja me dosjen AKSHI

Verifikimet e SPAK për Durana lidhen me hetimet për AKSHI-n, ku është dokumentuar një skemë e shpërndarjes së tenderëve publikë te një numër i kufizuar kompanish, përmes kostove të fryra dhe ndikimit në proceset e prokurimit. Hetimet kanë treguar se këto kompani përfitonin fonde publike dhe, sipas dyshimeve, shmangnin detyrimet fiskale.

Në këtë kuadër, Durana po shihet si një hallkë shtesë e së njëjtës skemë, ku përfitimi shtrihej si në fondet publike ashtu edhe në regjimin fiskal të favorshëm, duke i shkaktuar dëm të dyfishtë buxhetit të shtetit.

LISTA ME KOMPANITË E REGJISTRUARA NË DURANA TECH PARK

/skyweb.al

Artikulli para

Pas Tropojës, amerikanët e CWP do të ngrenë tjetër park eolik në Pukë, Balluku: Bashkëpunim i shkëlqyer

Artikulli pas

Vdekjet e fëmijëve nën 5 vjeç u rritën në 2025, për herë të parë këtë shekull

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 
Ekonomi

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro
Aktualitet

FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

24 Tetor, 2026
Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm
Aktualitet

Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

24 Tetor, 2026
Evolve Tower, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë te Rruga e Elbasanit
Aktualitet

Evolve Tower, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë te Rruga e Elbasanit

24 Tetor, 2026
Rama për protestat: Kush fshihet pas dhunës do ta paguajë
Aktualitet

Rama për protestat: Kush fshihet pas dhunës do ta paguajë

24 Tetor, 2026
DRAFTI/ Kaosi me pronat, Kadastrës i lejohet të anulojë aktet e veta pa shkuar në Gjykatë: Bllokohen shitjet dhe kompensimet
Ekonomi

Procedurat, si të ndani pronën me të afërmit përmes e-Albania

24 Tetor, 2026
Artikulli pas
Vdekjet e fëmijëve nën 5 vjeç u rritën në 2025, për herë të parë këtë shekull

Vdekjet e fëmijëve nën 5 vjeç u rritën në 2025, për herë të parë këtë shekull

Të Përzgjedhura

Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar
Ekonomi

Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk e përballon dot një shpenzim të papritur 1000 euro

Nga SkyWeb
4 Shkurt, 2026
0

Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të përballojnë një shpenzim emergjent që kërkon kursime 1000...

Lexo të plotë
Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha

19 Shtator, 2025
Eurostat thotë se Shqipëria vijon të jetë një ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

Eurostat thotë se Shqipëria vijon të jetë një ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

12 Shtator, 2025
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën

Marrëveshja për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit, bie çmimi i naftës

8 Prill, 2026
Turkish Airlines hedh sytë nga avionët e SPIRIT pas falimentit të kompanisë amerikane

Turkish Airlines hedh sytë nga avionët e SPIRIT pas falimentit të kompanisë amerikane

30 Maj, 2026

Të Fundit

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

24 Tetor, 2026
VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë

Në lokal me gotën tënde! Çfarë parashikon plani për uljen e sasisë së plastikës

24 Tetor, 2026
Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

24 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr