Aksi Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar ditën e sotme, nga ora 12:30 (me orën greke) dhe deri në një njoftim të dytë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Lajmi bëhet i ditur nga Policia Kufitare e Kakavijës, e cila njofton se informacioni është marrë përmes Qendrës së Përbashkët të Shkëmbimit të Informacionit Kakavijë nga Policia Kufitare Greke.
Gjatë kohës së bllokimit, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare e Kakavijës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron që udhëtimet të planifikohen në orare të tjera të ditës, deri në normalizimin e situatës. /skyweb.al
















