• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 11 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Mbaroi ndërgjegjësimi, tani Tatimet nisin kontrollet në kantiere ndërtimi për deklarimin e PAGAVE

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Janar, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
TABELA/ Si ndryshon taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ka përfunduar faza e ndërgjegjësimit dhe Administrata Tatimore pritet të nisë kontrollet në terren në sektorin e ndërtimit, me fokus deklarimin real të pagave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se, pas rreth 30 ditësh nga publikimi i listës së pagave indikative sipas profesioneve, konkretisht duke filluar nga data 15 janar, do të nisin verifikimet në subjektet e ndërtimit të vlerësuara me risk për nëndeklarim pagash.

Kontrollet do të përqendrohen kryesisht te kompanitë që janë njoftuar më herët nga Administrata Tatimore, por nuk kanë reflektuar asnjë ndryshim në listëpagesa, pavarësisht mesazheve elektronike të dërguara në llogaritë e tyre në sistemin e-Filing.

Sipas Tatimeve, fokusi i kontrolleve do të jetë krahasimi i pagave të deklaruara në listëpagesa me pagat indikative sipas profesioneve përkatëse, të cilat janë publikuar në faqen zyrtare të Administratës Tatimore dhe janë përcjellë njëkohësisht në llogaritë elektronike të tatimpaguesve.

Administrata Tatimore paralajmëron se çdo subjekt që deklaron paga nën nivelin orientues ose që ndryshon artificialisht profesionin e punonjësve me qëllim shmangien e deklarimit real të pagave, do të konsiderohet subjekt me risk të lartë dhe do t’i nënshtrohet kontrollit nga strukturat e specializuara.

Në njoftim theksohet se nëndeklarimi i pagave dhe mosdeklarimi i punonjësve përbën shkelje të rëndë ligjore, pasi dëmton drejtpërdrejt pagesën e kontributeve shoqërore dhe garantimin e pensioneve të ardhshme.

Tatimet u bëjnë thirrje të gjithë tatimpaguesve në sektorin e ndërtimit të marrin masat e nevojshme ligjore për deklarimin e saktë të punonjësve dhe pagave reale, me qëllim shmangien e masave administrative dhe procedurave ligjore.

Në mesazhin elektronik të dërguar më 15 dhjetor 2025, Administrata Tatimore informon subjektet se disponon të dhëna të detajuara nga burime të ndryshme, përfshirë APT, pushtetin vendor, agjencitë imobilare, deklaratat tatimore, listëpagesat mujore, faturat e fiskalizuara, si dhe të dhënat e deklaruara nga furnitorët për mallra dhe shërbime.

Tatimpaguesit janë paralajmëruar për detyrimin e deklarimit të çdo punonjësi të punësuar, deklarimin real të pagave sipas profesionit dhe tregut të punës, lëshimin e faturave të fiskalizuara për çdo shitje apo transaksion, blerjen e mallrave dhe shërbimeve me faturë të rregullt tatimore, deklarimin e saktë të të dhënave në regjistrin e tatimpaguesit, kontratave të qirasë si dhe përdorimin vetëm të softuerëve të certifikuar të fiskalizimit.

Sipas Tatimeve, çdo sjellje mospërmbushëse që synon shmangien tatimore do ta kategorizojë subjektin si me risk, duke çuar në veprime verifikuese, monitorim të thelluar dhe hetime administrative, në bashkëpunim edhe me agjenci të tjera ligjzbatuese. /skyweb.al

Etiketat: kontrollendertimpagat
Artikulli para

PROJEKTLIGJI/ Regjistër publik për donacionet, çfarë ndodh me vlerat mbi 500 000 lekë

Artikulli pas

Ligji i ri për gjuetinë: Mes pretendimeve për mbrojtje dhe rrezikut të abuzimeve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bastet, peng i interesave okulte, Malaj thotë se duhet ende punë për legalizimin e tregut
Ekonomi

Bastet, peng i interesave okulte, Malaj thotë se duhet ende punë për legalizimin e tregut

11 Mars, 2026
Anulohet tenderi për portin në Porto Romano, Karakaçi: Gati skenari që projekti të mos bllokohet
Ekonomi

Anulohet tenderi për portin në Porto Romano, Karakaçi: Gati skenari që projekti të mos bllokohet

11 Mars, 2026
EMRAT/ Kush do të zëvendësojë Ilir Prodën? Del lista e kandidatëve
Aktualitet

EMRAT/ Kush do të zëvendësojë Ilir Prodën? Del lista e kandidatëve

11 Mars, 2026
Gjykata Kushtetuese thotë se qeveria cenoi lirinë e shprehjes duke mbyllur TikTok-un
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese thotë se qeveria cenoi lirinë e shprehjes duke mbyllur TikTok-un

11 Mars, 2026
Në shkurt u regjistruan mbi 2 mijë biznese të reja
Ekonomi

Në shkurt u regjistruan mbi 2 mijë biznese të reja

11 Mars, 2026
Volkswagen në krizë, planifikon 50 mijë shkurtime vendesh pune
Ekonomi

Volkswagen në krizë, planifikon 50 mijë shkurtime vendesh pune

11 Mars, 2026
Artikulli pas
Ligji i ri për gjuetinë: Mes pretendimeve për mbrojtje dhe rrezikut të abuzimeve

Ligji i ri për gjuetinë: Mes pretendimeve për mbrojtje dhe rrezikut të abuzimeve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Çmimi i arit nuk ndalet, arrin rekordin historik
Ekonomi

Çmimi i arit dhe argjendit kap rekorde teksa bota bëhet gati për luftë

Nga SkyWeb
5 Janar, 2026
0

Çmimet e arit dhe argjendit janë rritur ndjeshëm, teksa investitorët janë orientuar drejt aktiveve të sigurta për shkak të rritjes...

Lexo të plotë
Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro, mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës

Del shifra, sa do të rriten pensionet në tetor

29 Shtator, 2025
Tarifat e Trump pritet të ndikojnë negativisht te vendet e punës në Europë, frikësohen kompanitë

Tarifat e Trump pritet të ndikojnë negativisht te vendet e punës në Europë, frikësohen kompanitë

13 Gusht, 2025
Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent i rrezikshëm

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent i rrezikshëm

14 Dhjetor, 2025
Hap pas hapi me VIDEO: Si do të dorëzohet kërkesa për RIMBURSIM për fëmijët sipas DIVA 2025

PËRLLOGARITJA/ Cilat kategori nuk përfitojnë kompensim nga DIVA

23 Shkurt, 2026

Të Fundit

Anulohet tenderi për portin në Porto Romano, Karakaçi: Gati skenari që projekti të mos bllokohet

Anulohet tenderi për portin në Porto Romano, Karakaçi: Gati skenari që projekti të mos bllokohet

11 Mars, 2026
EMRAT/ Kush do të zëvendësojë Ilir Prodën? Del lista e kandidatëve

EMRAT/ Kush do të zëvendësojë Ilir Prodën? Del lista e kandidatëve

11 Mars, 2026
Gjykata Kushtetuese thotë se qeveria cenoi lirinë e shprehjes duke mbyllur TikTok-un

Gjykata Kushtetuese thotë se qeveria cenoi lirinë e shprehjes duke mbyllur TikTok-un

11 Mars, 2026
Në shkurt u regjistruan mbi 2 mijë biznese të reja

Në shkurt u regjistruan mbi 2 mijë biznese të reja

11 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr