• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 23 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Studimi i ri zbulon ku fshihet “sekreti” i jetëgjatësisë

Editor Nga Editor
19 Janar, 2026
në Shëndet
A A
0
Studimi i ri zbulon ku fshihet “sekreti” i jetëgjatësisë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Vetëm pesë minuta shtesë në ditë, në momentin e duhur, mund të bëjnë një ndryshim të vërtetë. Shkenca po tregon gjithnjë e më qartë se këto minuta, kur përdoren siç duhet, mund të ndikojnë ndjeshëm në jetëgjatësinë tonë, shkruan salute.eu.

Dy studime të fundit përpiqen pikërisht të matin vlerën reale të këtyre ndryshimeve të vogla, duke u bazuar në të dhëna të regjistruara nga pajisje matëse dhe jo vetëm në deklarime teorike.

Një studim i botuar në revistën “The Lancet” analizon efektin e rritjes minimale, por të realizueshme, të aktivitetit fizik. Sipas rezultateve, shtimi i vetëm pesë minutave aktivitet fizik me intensitet të moderuar në ditë – si ecja me rreth 5 km/orë – lidhet me një ulje rreth 10% të rrezikut të vdekjes për shumicën e të rriturve që tashmë bëjnë rreth 17 minuta aktivitet të tillë në ditë. Ndërkohë, te personat më pak aktivë, që kryejnë mesatarisht vetëm dy minuta në ditë, ulja është rreth 6%.

Studimi thekson gjithashtu një aspekt që shpesh neglizhohet: rëndësinë e reduktimit të kohës së qëndrimit ulur. Ulja e kohës së ulur me 30 minuta në ditë shoqërohet me një reduktim prej 7% të vdekjeve tek ata që qëndrojnë rreth 10 orë ulur, dhe rreth 3% tek personat më sedentarë, të cilët kalojnë deri në 12 orë në ditë ulur.

Përfitimi më i madh vërehet tek individët më pak aktivë: nëse 20% e tyre do të rrisnin aktivitetin ditor me vetëm pesë minuta, ndikimi pozitiv në shëndetin e përgjithshëm do të ishte më i theksuar.

Kur koha e aktivitetit dyfishohet, efektet bëhen edhe më të dukshme. Dhjetë minuta më shumë aktivitet fizik në ditë lidhen me një ulje prej 15% të vdekjeve tek shumica e njerëzve dhe 9% tek më pak aktivët. Po ashtu, reduktimi i kohës së ulur me një orë në ditë shoqërohet me një ulje prej 13% të vdekjeve tek shumica dhe 6% tek grupet më sedentare.

Studimi tregon gjithashtu se sa më aktivë të jenë njerëzit midis moshës 50 dhe 70 vjeç, aq më i ulët është rreziku për zhvillimin e Alzheimerit dhe demencës.

Analiza bazohet në të dhëna nga mbi 135 mijë të rritur në Norvegji, Suedi dhe Shtetet e Bashkuara, të ndjekur për një periudhë mesatare prej tetë vitesh.

Sipas autorëve, për personat me zakone të dobëta gjumi, aktiviteti fizik dhe ushqyerje jo të shëndetshme, edhe disa ndryshime të vogla të koordinuara mund të sjellin përfitime të mëdha. Vetëm pesë minuta më shumë gjumë, dy minuta më shumë aktivitet fizik me intensitet mesatar dhe gjysmë porcioni më shumë perime në ditë, teorikisht mund të shtojnë rreth një vit jetë për ata që nisin nga kushtet më të pafavorshme.

Ndërkohë, një stil jetese që përfshin 7–8 orë gjumë, mbi 40 minuta aktivitet fizik në ditë dhe një dietë të shëndetshme, shoqërohet me më shumë se nëntë vite jetë shtesë.

Etiketat: aktivitet fizik
Artikulli para

ÇMIMET/ A është më blerja e një apartamenti garanci për një “pension nga qiraja” në pleqëri? Cilat janë alternativat

Artikulli pas

Rritet lehtë euro, si nis java për valutat kryesore

Editor

Editor

Nga Kategoria

Studimi zbulon rolin e gjeneve në abortet spontane
Shëndet

Studimi zbulon rolin e gjeneve në abortet spontane

23 Janar, 2026
Lloji më i rrallë i gjakut në botë që shkencëtarët po përpiqen ta krijojnë në laborator
Shëndet

Lloji më i rrallë i gjakut në botë që shkencëtarët po përpiqen ta krijojnë në laborator

23 Janar, 2026
E përdorni për dhimbje koke, por shkencëtarët kanë zbuluar “efektet magjike” të ibuprofenit për kancerin
Shëndet

E përdorni për dhimbje koke, por shkencëtarët kanë zbuluar “efektet magjike” të ibuprofenit për kancerin

22 Janar, 2026
Ataku në zemër, shenjat që i jep një javë para
Shëndet

Ataku në zemër, shenjat që i jep një javë para

22 Janar, 2026
Ç’ndodh me trupin kur rritemi? Foshnjat lindin me më shumë kocka
Shëndet

Ç’ndodh me trupin kur rritemi? Foshnjat lindin me më shumë kocka

22 Janar, 2026
Ushqyerja përgjatë jetës, çfarë i nevojitet trupit sipas moshës
Shëndet

Ushqyerja përgjatë jetës, çfarë i nevojitet trupit sipas moshës

21 Janar, 2026
Artikulli pas
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Rritet lehtë euro, si nis java për valutat kryesore

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dumani pyetet për Ballukun: Dritan Prençi ka mbështetjen time
Aktualitet

Dumani pyetet për Ballukun: Dritan Prençi ka mbështetjen time

Nga Editor
27 Tetor, 2025
0

Kreu i SPAK Altin Dumani raportoi sot në Kuvend. Deputeti I PD Klevis Balliu e pyeti lidhur me hetimet ndaj...

Lexo të plotë
Vendimi i ri forcon kontrollet e produkteve organike, si do të klasifikohen ngarkesat në dogana?

Vendimi i ri forcon kontrollet e produkteve organike, si do të klasifikohen ngarkesat në dogana?

8 Tetor, 2025
Nesër Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen

Nesër Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen

18 Tetor, 2025
Rama: Apartamentet që shiten dy herë do të konfiskohen

Rama: Apartamentet që shiten dy herë do të konfiskohen

9 Shtator, 2025
Kurthi me “kazinotë virtuale”, si po zhvaten shqiptarët në Facebook

Kurthi me “kazinotë virtuale”, si po zhvaten shqiptarët në Facebook

6 Janar, 2026

Të Fundit

Njoftimi i rëndësishëm për maturantët: Kur nis aplikimi i formularit A1 dhe A1Z

Njoftimi i rëndësishëm për maturantët: Kur nis aplikimi i formularit A1 dhe A1Z

23 Janar, 2026
Kursi i këmbimit valutor, euro dobësohet përsëri

Euro “ngec” ne vend, si mbyllet java për valutat kryesore

23 Janar, 2026
Studimi zbulon rolin e gjeneve në abortet spontane

Studimi zbulon rolin e gjeneve në abortet spontane

23 Janar, 2026
Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit

Standarde të reja për hotelet dhe bujtinat, miratohet rregullorja e kategorizimit

23 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr