• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 24 Janar, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Dosja e AKSHI-t: Një funksionar i lartë publik, rol kyç në akuzat për pengmarrjen e Gerond Meçes dhe manipulimin e tenderave?

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
0
SPAK te Ermal Beqiri dhe rikthimi i Gerond Meçes pas përgjimeve të famshme, “tërmet” te tenderët e AKSHI-t
Share on FacebookShare on WhatsApp

Dosja e Prokurorisë së Posaçme për aferën e tenderave në AKSHI zbardh një mekanizëm tronditës presioni kriminal dhe bashkëpunimi institucional, ku pengmarrja e një biznesmeni shfaqet si mjet për të manipuluar procedurat publike.

Në qendër të akuzave qëndron zëvendëskryetari i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), Kreshnik Ternova, i akuzuar drejtpërdrejt në SPAK nga biznesmeni Gerond Meçe.

Sipas dosjes hetimore, dyshohet se Meçe është marrë peng me urdhër të personave në krye të grupit të strukturuar kriminal sipas SPAK, për një qëllim të vetëm: të tërhiqej nga ankimimet e tenderave ku fitues ishin shpallur kompanitë e lidhura me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin.

KPP në shërbim të skemës
Deklarimet e Gerond Meçes në SPAK hedhin dritë mbi një element kyç të skemës: pa një person brenda KPP-së, tërheqja dhe verifikimi në kohë reale i ankimimeve do të ishte i pamundur.

Emri i përmendur prej tij është ai i zëvendëskryetarit Kreshnik Ternova, për të cilin hetimet ngrenë dyshime serioze për lidhje me biznesmenin Ermal Beqiri.

SPAK dokumenton se kërkesa për pezullimin e “njoftimit të tërheqjes” nga kompania ‘ABS’ është refuzuar nga KPP, një vendimmarrje që ka favorizuar drejtpërdrejt pengmarrësit dhe ka lënë të hapur dyshime të forta për ndërhyrje të paligjshme nga brenda institucionit.

Vendime të rrufeshme, tërheqje të pamundura
Në arsyetimin e dosjes, Prokuroria e Posaçme konstaton se KPP ka vepruar me një shpejtësi të pazakontë për të pranuar ankimimet e kompanisë së Meçes, ndërkohë që, vetëm një ditë më pas, kërkesat për tërheqje nga vetë drejtuesit e kompanisë janë refuzuar me argumentin se ankimimet “tashmë ishin bërë”.

“Nga kjo veprimtari rezulton bindshëm se edhe KPP ka nxituar të pranojë ankimimet e OE ‘ABS’, të cilat i janë marrë forcërisht, çka tregon koordinim të drejtpërdrejtë me veprimet e grupit të strukturuar kriminal”, thuhet shprehimisht në dosjen e SPAK.

Prokuroria thekson se KPP ka marrë në konsideratë vetëm tërheqjen e njërit operator ekonomik, duke injoruar faktin se në procedurë ishte përfshirë edhe një kompani tjetër si BOE. Kjo bie në kundërshtim flagrant me marrëveshjen e bashkëpunimit mes operatorëve, e cila ndalonte tërheqjen individuale pa pëlqimin e palës tjetër.

Njoftime në kohë reale gjatë pengmarrjes
Një nga elementët më rëndues të dosjes është fakti se, ndërsa Gerond Meçe mbahej peng, autorët komunikonin vazhdimisht për tërheqjen nga ankimimet. Vetëm pak minuta më pas, ata merrnin konfirmim se veprimet ishin reflektuar në sistemin e KPP-së.

Për SPAK, kjo provon se pengmarrësit kishin akses ose bashkëpunim të drejtpërdrejtë me zyrtarë të Komisionit të Prokurimeve Publike, të cilët monitoronin dhe raportonin në kohë reale çdo lëvizje.

Etiketat: ergys agasiermal beqirigerond mece
Artikulli para

Fundjavë me reshje e shtrëngata, zonat më problematike

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Fundjavë me reshje e shtrëngata, zonat më problematike
Aktualitet

Fundjavë me reshje e shtrëngata, zonat më problematike

24 Janar, 2026
Kamionët do bllokojnë kufijtë e Ballkanit Perëndimor të hënën, preket edhe Shqipëria
Aktualitet

Kamionët do bllokojnë kufijtë e Ballkanit Perëndimor të hënën, preket edhe Shqipëria

24 Janar, 2026
Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum
Aktualitet

Qinglong, Albtalent, GES, Petrosolution/ Rrjeti kriminal i Bankers Petroleum që vodhi miliardat e naftës së shqiptarëve

24 Janar, 2026
Transporti urban dhe ndërqytetës, mes sfidës së kostove dhe numrit të pasagjerëve
Aktualitet

Transporti urban dhe ndërqytetës, mes sfidës së kostove dhe numrit të pasagjerëve

24 Janar, 2026
Kamerat në çdo rrugë, miratohet udhëzimi i ri
Aktualitet

Kamerat në çdo rrugë, miratohet udhëzimi i ri

24 Janar, 2026
Tualeti pa derë, trendi i ri në hotele që po mërzit klientët
Aktualitet

Tualeti pa derë, trendi i ri në hotele që po mërzit klientët

23 Janar, 2026

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK propozon Joni Ketën për të drejtuar BKH-në
Aktualitet

SPAK propozon Joni Ketën për të drejtuar BKH-në

Nga Editor
26 Nëntor, 2025
0

Komisioni i Përzgjedhjes në SPAK, në mbledhjen e zhvilluar sot më 26 nëntor, në prani të përfaqësuesve të ICITAP-it dhe...

Lexo të plotë
SKEMA/ Si u transferuan milionat e fituara prej Forex dhe Bursave false nga Shqipëria në parajsat fiskale

SKEMA/ Si u transferuan milionat e fituara prej Forex dhe Bursave false nga Shqipëria në parajsat fiskale

22 Prill, 2025
Shtrenjtohen vizat për në SHBA

Ambasada njofton ndryshimin e rregullave për vizat amerikane

14 Gusht, 2025
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Ritme pozitive për Euron, si paraqitet kursi i këmbimit valutor

10 Nëntor, 2025
Referencat e ndërtesave për banim në fshat, ja në cilat zona çmimet do barazohen me qytetin

Referencat e ndërtesave për banim në fshat, ja në cilat zona çmimet do barazohen me qytetin

21 Janar, 2026

Të Fundit

Fundjavë me reshje e shtrëngata, zonat më problematike

Fundjavë me reshje e shtrëngata, zonat më problematike

24 Janar, 2026
Kamionët do bllokojnë kufijtë e Ballkanit Perëndimor të hënën, preket edhe Shqipëria

Kamionët do bllokojnë kufijtë e Ballkanit Perëndimor të hënën, preket edhe Shqipëria

24 Janar, 2026
Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum

Qinglong, Albtalent, GES, Petrosolution/ Rrjeti kriminal i Bankers Petroleum që vodhi miliardat e naftës së shqiptarëve

24 Janar, 2026
Transporti urban dhe ndërqytetës, mes sfidës së kostove dhe numrit të pasagjerëve

Transporti urban dhe ndërqytetës, mes sfidës së kostove dhe numrit të pasagjerëve

24 Janar, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr