• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 14 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Skandal me chatbot-in e Elon Musk, BE hap hetim ndaj platformës X

Editor Nga Editor
26 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
0
Skandal me chatbot-in e Elon Musk, BE hap hetim ndaj platformës X
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bashkimi Europian ka nisur një hetim të gjerë ndaj chatbot-it Grok të Elon Musk në platformën X, pas reagimeve të forta globale, pasi u zbulua se ishte në gjendje të krijonte imazhe me përmbajtje seksuale,  përfshirë edhe imazhe të fëmijëve.

Skandali shpërtheu në fund të vitit të kaluar, kur chatbot-i i inteligjencës artificiale prodhoi një numër të madh imazhesh ku gratë dhe fëmijët shfaqeshin të zhveshur në mënyrë digjitale, si përgjigje ndaj kërkesave të përdoruesve, raporton CNN.

Reagimi i fortë ndërkombëtar fillimisht u pasua nga një njoftim i X se përdorimi i këtij mjeti do të kufizohej vetëm për abonentët me pagesë, por kompania më pas vendosi të ndalojë plotësisht krijimin e imazheve të personave realë në veshje provokuese për të gjithë përdoruesit.

Komisioni Europian, deklaroi të hënën se hetimi do të shqyrtojë nëse X “i ka vlerësuar dhe zbutur siç duhet rreziqet që lidhen me vendosjen e funksionaliteteve të Grok në platformën X brenda BE-së”.

Henna Virkkunen, një zyrtare e lartë e Komisionit që mbulon teknologjinë, sigurinë dhe demokracinë, u shpreh se: “Deepfake-et seksuale të grave dhe fëmijëve janë një formë e dhunshme dhe e papranueshme poshtërimi. Me këtë hetim, do të përcaktojmë nëse X ka përmbushur detyrimet e tij ligjore apo nëse i ka trajtuar të drejtat e qytetarëve evropianë – përfshirë ato të grave dhe fëmijëve – si dëme anësore të shërbimit të tij.”

Në një konferencë për gazetarët, një tjetër zyrtar i Komisionit Europian pranoi se X ka ndërmarrë disa masa, por theksoi se kompania nuk i kishte vlerësuar siç duhet rreziqet përpara se të lançonte chatbot-in.

I pyetur për koment, X i referoi CNN-it një deklarate të publikuar më 14 janar në platformën e tij, ku thuhej ndër të tjera: “Ne veprojmë për të hequr përmbajtjen prioritare që shkel rregullat, përfshirë materialet e abuzimit seksual të fëmijëve dhe lakuriqësinë pa pëlqim, duke marrë masa të përshtatshme ndaj llogarive që shkelin rregullat e X. Gjithashtu, raportojmë tek autoritetet përkatëse rastet e kërkimit të materialeve të shfrytëzimit seksual të fëmijëve.”

Hetimi është hapur në bazë të Aktit të Shërbimeve Digjitale të BE-së, i cili u kërkon kompanive të mëdha teknologjike të marrin masa më të forta kundër përmbajtjeve të paligjshme dhe të dëmshme në internet.

Nuk ka ende një afat kohor për përfundimin e hetimit dhe as ndonjë tregues se çfarë masash mund të marrë Komisioni Evropian në bazë të gjetjeve. Megjithatë, një zyrtar, i cili kërkoi të mbetej anonim, u tha gazetarëve se institucioni ka “mjaft mjete në dispozicion” dhe se vendosja e një gjobe është e mundur. “Qëllimi ynë është të ndryshojmë sjelljen e platformës,” tha ai.

BE-ja e gjobiti platformën X me rreth 140 milionë dollarë në dhjetor, duke argumentuar se “dizajni mashtrues” i shenjës blu të verifikimit dhe funksione të tjera shkelin Aktin e Shërbimeve Digjitale. Në atë kohë, Musk e quajti gjobën “të çmendur”.

I pyetur nëse gjoba ishte paguar, zyrtari i BE-së tha se ende jo, por se kompania ka ende kohë për ta shlyer atë.

Në fillim të këtij muaji, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta, njoftoi gjithashtu nisjen e një hetimi për “përhapjen e materialeve seksualisht eksplicite pa pëlqim, të prodhuara përmes Grok”. Si pasojë e polemikave mbi gjenerimin e imazheve, Grok mbetet i ndaluar në Indonezi dhe Malajzi. Ndërkohë, edhe rregullatori britanik Ofcom ka nisur një hetim zyrtar ndaj X./skyweb.al

Etiketat: elon muskplatforma X
Artikulli para

Ky ilaç i përdhesit, “sëmundjes së të pasurve” mund të ulë rrezikun e infarktit

Artikulli pas

Pse në dimër jemi më të uritur?

Editor

Editor

Nga Kategoria

NATO rrëzon një tjetër raketë iraniane në hapësirën ajrore të Turqisë
Aktualitet

NATO rrëzon një tjetër raketë iraniane në hapësirën ajrore të Turqisë

13 Mars, 2026
Rama thotë se Ministria e Jashtme është një dështim i madh
Aktualitet

“Dreka e gabuar”, ish-deputeti: Ju tregoj pse e shkarkoi Rama-Spiropalin

13 Mars, 2026
Rama: Javën tjetër do ta shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit
Aktualitet

Rama: Javën tjetër do ta shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit

13 Mars, 2026
Në Lindjen e Mesme jetojnë afro 3 mijë shqiptarë
Aktualitet

Në Lindjen e Mesme jetojnë afro 3 mijë shqiptarë

13 Mars, 2026
Miliardat e AKSHI-t u vodhën/ Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë
Aktualitet

Miliardat e AKSHI-t u vodhën/ Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë

13 Mars, 2026
MONITORIMI/ Tirana dhe Durrësi, qytetet më të ndotur në Shqipëri, situatë alarmante në liqene: Efektet e mëdha në shëndet
Aktualitet

MONITORIMI/ Tirana dhe Durrësi, qytetet më të ndotur në Shqipëri, situatë alarmante në liqene: Efektet e mëdha në shëndet

13 Mars, 2026
Artikulli pas
Pse në dimër jemi më të uritur?

Pse në dimër jemi më të uritur?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike deri në 10-50% të buxhetit mujor
Ekonomi

75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike deri në 10-50% të buxhetit mujor

Nga Editor
10 Shkurt, 2026
0

Sistemi fiskal dhe tarifat administrative po kthehen në barrë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, por në Shqipëri ky presion duket...

Lexo të plotë
Pas SPAR-it, Balfin Group shet edhe FGA: Kush e bleu

Pas SPAR-it, Balfin Group shet edhe FGA: Kush e bleu

23 Qershor, 2025
Presidenti Begaj kërkon koordinim Shqipëri-Kosovë përballë krizës demografike: Nëse gabojmë sot, nuk do të kemi një mundësi të dytë nesër

Presidenti Begaj kërkon koordinim Shqipëri-Kosovë përballë krizës demografike: Nëse gabojmë sot, nuk do të kemi një mundësi të dytë nesër

10 Tetor, 2025
Çështja e “Ballukut” në GJK, Qeveria: Vendimi i GJKKO-së, në kundërshtim me Kushtetutën

Çështja e “Ballukut” në GJK, Qeveria: Vendimi i GJKKO-së, në kundërshtim me Kushtetutën

22 Janar, 2026
Çelja “e koncensionuar” e gjuetisë

Çelja “e koncensionuar” e gjuetisë

13 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Investimet ne rrjetin elektrik, OSSH shpall dy tendera të rinj

OSHEE rrit pagat për punonjësit, kush përfiton

13 Mars, 2026
Tërshëra në mëngjes apo në darkë, kur duhet të konsumohet?

Tërshëra në mëngjes apo në darkë, kur duhet të konsumohet?

13 Mars, 2026
Studiuesit thirrje prindërve: Pse duhet të tregoni kujdes për lodrat me inteligjencë artificiale të fëmiëjve

Studiuesit thirrje prindërve: Pse duhet të tregoni kujdes për lodrat me inteligjencë artificiale të fëmiëjve

13 Mars, 2026
NATO rrëzon një tjetër raketë iraniane në hapësirën ajrore të Turqisë

NATO rrëzon një tjetër raketë iraniane në hapësirën ajrore të Turqisë

13 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr