• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 28 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Pse RyanAir mund të jetë kompania më e suksesshme në botë

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Janar, 2026
në Aviacion
A A
0
Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale
Share on FacebookShare on WhatsApp

Michael O’Leary, drejtori ekzekutiv i Ryanair, mbetet një nga figurat më të debatueshme në industrinë ajrore europiane, por edhe një nga më të suksesshmet.

Kështu e përshkruan revista The Economist kreun e kompanisë më të madhe ajrore në Evropë, duke theksuar se pas stilit të tij të ashpër dhe shpesh provokues fshihet një model biznesi që ka kthyer Ryanair në një makineri fitimi.

Artikulli ndalet fillimisht te përplasja e fundit publike mes O’Learyt dhe miliarderit Elon Musk, pasi ky i fundit e quajti “idiot” drejtuesin e Ryanair për refuzimin e instalimit të internetit satelitor Starlink në avionët e kompanisë.

O’Leary iu përgjigj me ironi, duke nisur një fushatë promocionale të quajtur “big idiot sale” dhe duke e falënderuar Musk për publicitetin falas.

Edhe pse Musk kërcënoi me blerjen e kompanisë, The Economist vëren se një gjë e tillë nuk është e mundur, pasi ai nuk është shtetas i Bashkimit Evropian.

Sipas revistës, nëse një blerje e tillë do të ishte e lejueshme, Ryanair do të ishte një investim ideal.

Për më shumë se 30 vite, O’Leary e ka transformuar kompaninë nga një linjë ajrore e vogël dhe me fitime minimale në transportuesin më të madh të kontinentit.

Sot, Ryanair operon me mbi 640 avionë dhe përfaqëson rreth një të pestën e kapacitetit ajror të Evropës.

Në rezultatet e fundit financiare të publikuara më 26 janar, kompania deklaroi se pret të transportojë rreth 208 milionë pasagjerë në vitin financiar që përfundon në prill.

Kjo shifër është afërsisht dyfish më e lartë se ajo e EasyJet dhe gati trefishi i Wizz Air, dy konkurrentët kryesorë në segmentin low cost.

The Economist thekson se suksesi i Ryanair nuk lidhet vetëm me volumin e pasagjerëve, por mbi të gjitha me fitimin.

Marzhi neto i kompanisë arrin rreth 15 për qind, ndërkohë që mesatarja globale e industrisë ajrore mbetet rreth 4 për qind.

Ky dallim e ka kthyer Ryanair në një përjashtim në një sektor që tradicionalisht përballet me humbje dhe paqëndrueshmëri financiare.

Edhe në bursë, performanca e kompanisë ka qenë dukshëm mbi tregun.

Që nga fillimi i vitit 2023, aksionet e Ryanair janë rritur me rreth 130 për qind, duke lënë pas ndjeshëm industrinë globale të aviacionit.

Në analizën e saj, revista nënvizon se stili i Michael O’Learyt mund të mos jetë i pëlqyer dhe shpesh krijon polemika, por rezultatet flasin vetë. Në një industri ku shumë linja ajrore mbijetojnë falë mbështetjes shtetërore, Ryanair vazhdon të rritet, të zgjerojë tregun dhe të dominojë qiellin europian. /skyweb.al

Etiketat: ryan air
Artikulli para

SHBA njofton manovra ushtarake ajrore në Lindjen e Mesme

Artikulli pas

Rikthehet moti i keq, Mbrojtja Civile kërkon vëmendje të shtuar: Priten reshje intensive

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse
Aviacion

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
Aeroporti i Vlorës, MABCO shpjegon kredinë nga Delphos dhe akuzat mbi interesat ruse
Aviacion

Aeroporti i Vlorës, MABCO shpjegon kredinë nga Delphos dhe akuzat mbi interesat ruse

26 Mars, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme mund të ndryshojë njëherë e mirë industrinë e aviacionit
Aviacion

Lufta në Lindjen e Mesme mund të ndryshojë njëherë e mirë industrinë e aviacionit

25 Mars, 2026
Gjigantët e Europës zgjasin pezullimin e fluturimeve në Lindjen e Mesme, çfarë duhet të dini që të mos bllokoheni në aeroport
Aviacion

Gjigantët e Europës zgjasin pezullimin e fluturimeve në Lindjen e Mesme, çfarë duhet të dini që të mos bllokoheni në aeroport

25 Mars, 2026
Qatar Airways parkon “gjigantët” e ajrit në Spanjë
Aviacion

Qatar Airways parkon “gjigantët” e ajrit në Spanjë

24 Mars, 2026
A keni dëgjuar një zhurmë si “lehje qeni” kur po prisni të fluturoni me një Airbus A320? Pse NDODH
Aviacion

A keni dëgjuar një zhurmë si “lehje qeni” kur po prisni të fluturoni me një Airbus A320? Pse NDODH

24 Mars, 2026
Artikulli pas
Rikthehet moti i keq, Mbrojtja Civile kërkon vëmendje të shtuar: Priten reshje intensive

Rikthehet moti i keq, Mbrojtja Civile kërkon vëmendje të shtuar: Priten reshje intensive

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

4 vatra zjarri ende aktive, AKMC dhe MM informojnë mbi situatën
Aktualitet

SHIFRAT/ 2% e Shqipërisë u dogj nga zjarret! Dëmi më i madh se çdo shtet evropian, të vetmit pa flotë ajrore

Nga SkyWeb
28 Gusht, 2025
0

Nga Ardit Rada Shqipëria po kalon një verë që do të mbahet mend gjatë dhe kjo për shkak të zjarreve...

Lexo të plotë
Sonila Bitri Tivari

Çfarë është aflatoksina, ku gjendet, rreziqet si edhe si të mbrohemi prej saj

28 Janar, 2026
Shtrenjtimi i kafesë, CEO i lavazza-s jep alarmin: Konsumatori nuk mban më

Rritet importi i kafesë, produkti më i dashur i shqiptarëve kap shifra rekord

19 Nëntor, 2025
Taksa e re e pronës, në 2026 parashikohet regjistrimi i 2.5 mln pasuri të paluajtshme

Taksa e re e pronës, në 2026 parashikohet regjistrimi i 2.5 mln pasuri të paluajtshme

1 Dhjetor, 2025
I gjithë populli “gatitu”, Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

I gjithë populli “gatitu”, Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

14 Nëntor, 2025

Të Fundit

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

28 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Lufta “përmbys” turizmin, shtrenjtimi i biletave rrit kostot e paketave, ndikimi në Shqipëri

28 Mars, 2026
”Express”: Ksamili, fshati i bukur vetëm 4 orë larg Anglisë, njihet si Maldivet e Evropës

“TimeOut”: Destinacionet më të mira për të vizituar në Shqipëri në 2026-n

28 Mars, 2026
E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Bordi rrit sërish çmimin e karburanteve pas llogarive gabim, me sa shiten tani nafta dhe benzina

28 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr