• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Gjigantët e Europës zgjasin pezullimin e fluturimeve në Lindjen e Mesme, çfarë duhet të dini që të mos bllokoheni në aeroport

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Mars, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
Gjigantët e Europës zgjasin pezullimin e fluturimeve në Lindjen e Mesme, çfarë duhet të dini që të mos bllokoheni në aeroport
Share on FacebookShare on WhatsApp
Konflikti në Lindjen e Mesme ka hyrë në javën e katërt dhe po godet drejtpërdrejt industrinë globale të aviacionit, duke shkaktuar një valë të gjerë anulimesh, devijimesh dhe kufizimesh në hapësirën ajrore.

Grupet më të mëdha europiane si Lufthansa dhe Air France kanë zgjatur pezullimin e fluturimeve drejt disa prej destinacioneve kryesore në rajon, duke përmendur rreziqet e sigurisë dhe mbylljen e hapësirave ajrore .

Lufthansa Group ka ndalur fluturimet drejt Dubait dhe Tel Avivit deri në fund të majit, ndërsa për destinacione si Abu Dhabi, Amman, Bejrut, Riad, Erbil, Muscat dhe Teheran pezullimi shkon deri në 24 tetor.

Edhe Eurowings, pjesë e grupit, ka ndërprerë fluturimet drejt disa prej këtyre qyteteve për periudha të gjata .

Air France ka kufizuar operimet drejt Dubait dhe Riadit deri në fund të marsit, ndërsa fluturimet për Tel Aviv dhe Bejrut janë pezulluar deri në fillim të prillit, duke theksuar se situata po monitorohet në kohë reale.

Ndërkohë, KLM ka ndaluar fluturimet mbi hapësirat ajrore të Iranit, Irakut dhe Izraelit, duke anuluar ose riorganizuar të gjitha itineraret që kalojnë në këtë rajon.

British Airways ka anuluar fluturimet drejt Ammanit, Bahreinit, Dubait dhe Tel Avivit deri në fund të majit, ndërsa fluturimet drejt Dohas mbeten të pezulluara deri në fund të prillit .

Cathay Pacific ka zgjatur pezullimin e fluturimeve drejt Dubait dhe Riadit deri në 31 maj, ndërsa paralelisht po shton fluturimet drejt Europës për të përballuar kërkesën në rritje nga pasagjerët që shmangin Lindjen e Mesme.

Transportuesit nga Gjiri si Emirates, Etihad dhe Air Arabia vijojnë operimet me kapacitete të reduktuara dhe orare të kufizuara, duke paralajmëruar pasagjerët për ndryshime të vazhdueshme dhe nevojën për verifikim të statusit të fluturimeve.

Qatar Airways po operon një grafik të reduktuar deri në fund të marsit, ndërsa Turkish Airlines ka anuluar një pjesë të fluturimeve drejt një liste të gjatë vendesh në rajon, përfshirë Iranin, Irakun, Libanin dhe vendet e Gjirit.

Edhe kompani të tjera ndërkombëtare si Air Canada, Philippine Airlines, Garuda Indonesia dhe Virgin Atlantic kanë pezulluar ose kufizuar fluturimet drejt destinacioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa Air India vijon operimet me një kombinim fluturimesh të planifikuara dhe të posaçme, në varësi të kushteve në terren .

Për shkak të mbylljes së hapësirave ajrore dhe devijimeve të detyruara, fluturimet po zgjasin më shumë dhe kostot për kompanitë ajrore janë rritur ndjeshëm, duke përfshirë rritjen e konsumit të karburantit dhe uljen e kapaciteteve operative.

Në këto kushte, industria e aviacionit po përballet me një nga goditjet më të forta që nga periudha e pandemisë, ndërsa pasiguria mbetet e lartë në prag të sezonit të ngarkuar të pranverës dhe verës. /skyweb.al

Etiketat: air francelufthansa
Artikulli para

A do ta zgjidhë plani i BE-së krizën e strehimit në Europë?

Artikulli pas

Basti i rëndë i Europës duke hequr dorë nga energjia bërthamore, shifrat zbulojnë RREZIKUN

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi
Ekonomi

Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve, vetëm nga këto tre kategori

9 Nëntor, 2026
Të gjithë duan “çun; Shqipëria, anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale
Aktualitet

Bonusi i ri për bebet, Rama zbulon skemën: Sa do të jepet çdo muaj për 5 vitet e para të jetës

9 Nëntor, 2026
Lushnja u bë me det, por Eriselda Sefa e lëshon pa frena: 33 karburante pa licencë, “gropë” me taksat dhe kaos me tokat e investimet, KLSH “fundos” bashkine
Ekonomi

Lushnja u bë me det, por Eriselda Sefa e lëshon pa frena: 33 karburante pa licencë, “gropë” me taksat dhe kaos me tokat e investimet, KLSH “fundos” bashkine

9 Nëntor, 2026
Nga tenderët e AKSHI-t te llogaritë në Gjermani, SPAK ndjek gjurmët e parave që çojnë te familjarët e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni
Aktualitet

Nga tenderët e AKSHI-t te llogaritë në Gjermani, SPAK ndjek gjurmët e parave që çojnë te familjarët e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni

9 Nëntor, 2026
Çfarë po ndodh mbi Atlantik dhe pse avionët që vijnë nga Amerika kapen në “tejkalim shpejtësie”?
Aviacion

Çfarë po ndodh mbi Atlantik dhe pse avionët që vijnë nga Amerika kapen në “tejkalim shpejtësie”?

9 Nëntor, 2026
Teknologjia e jashtëzakonshme pas motorëve të avionëve, si prodhohen fletët e turbinave që sfidojnë ligjet e natyrës
Aviacion

Teknologjia e jashtëzakonshme pas motorëve të avionëve, si prodhohen fletët e turbinave që sfidojnë ligjet e natyrës

8 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Basti i rëndë i Europës duke hequr dorë nga energjia bërthamore, shifrat zbulojnë RREZIKUN

Basti i rëndë i Europës duke hequr dorë nga energjia bërthamore, shifrat zbulojnë RREZIKUN

Të Përzgjedhura

Finnair nis shitjet për linjën e re Helsinki–Tiranë, me operime nga 30 Prilli 2026
Aviacion

Finnair nis shitjet për linjën e re Helsinki–Tiranë, me operime nga 30 Prilli 2026

Nga SkyWeb
17 Nëntor, 2025
0

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njofton partneritetin e ri me kompaninë ajrore Finnair, e cila do të lidhë Helsinkin me...

Lexo të plotë
60% më shumë kërkesa se një vit më pare! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

60% më shumë kërkesa se një vit më pare! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

26 Gusht, 2026
Rama shpall sot qeverinë e re, profili i ministrave dhe një listë dëshirash

Rama shpall sot qeverinë e re, profili i ministrave dhe një listë dëshirash

11 Shtator, 2025
PLANI/ BSH dhe Financat do të nxisin kreditimin me 2% për Bujqësinë pas bllokimit të IPARD

PLANI/ BSH dhe Financat do të nxisin kreditimin me 2% për Bujqësinë pas bllokimit të IPARD

11 Shkurt, 2026
Sezon tenderësh, 14 milion euro për uniformat e Policisë së Burgjeve

Anulohet papritur mega tenderi 14 milionë euro i uniformave të Policisë së Burgjeve

9 Qershor, 2025

Të Fundit

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

9 Nëntor, 2026
Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet

Ministrja gjen fajtorin për ngadalësimin e rritjes së ekonomisë: Protestuesit!

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr